Pa shumë bujë e zhurmë, në Tiranë u zhvillua këtë të hënë raundi i parë i bisedimeve teknike mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen e kufirit detar.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton përmes një deklarate të shkurtër se bisedimet u zhvilluan “në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese”.
Mbajtja e këtij raundi të parë në Tiranë ishte paralajmëruar nga ministri Ditmir Bushati më herët.
“Sot, me datë 30 prill 2018, u zhvillua në Tiranë raundi i parë i bisedimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufizimin e zonave detare. Takimi u zhvillua në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
a.ç










