• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Deti’, Zef Brozi: Meta të bashkëpunojë me qeverinë, të mos urdhërohet nga Berisha

by Java News
04/03/2018 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish kryetari i Gjykatës së Kasacionit, sot Gjykata e Lartë Zef Brozi në pjesën e tij të dytë të injtervistës të dhënë që nga Uashingtoni për gazetën “TemA” shpreh qëndrimin e tij të palëkundur që “peshqit e mëdhenj” të korrupsionit në Shqipëri e kanë vendin para drejtësisë.

Njëherësh kërkon dhe nga organet ligjzbatuese shqiptare që çdo pasuri e vënë me korrupsion të konfiskohet dhe të kalojë në dizpozicion të shqiptarëve. Njëherësh Brozi thotë se beson në vendosmërinë e SHBA që të vihen para drejtësisë ish- pushtetarë e pushtetarë të lartë të korruptuar e inkriminuar.

Por për ish kreun e Kasacionit, do të ishte shumë efektive nëse SHBA dhe çdo vend i BE e vende të tjera të hetojnë pasuritë dhe llogaritë bankare që ish-pushtetarë e pushtetarë të Shqipërisë kanë në ato vende dhe provat që do rezultonin t’ia vënë në dispozicion organeve të drejtësisë në Shqipëri dhe në ato vende përkatëse.

Duke inkurajuar prokurorët dhe gjyqtarët shqiptarë që të dërgojnë para drejtësisë të korruptuarit dhe të lidhurit me krimin, Brozi thotë se ka shumë besim te kryeprokurorja Arta Marku dhe shumë prokurorë të tjerë se do ta bëjnë një gjë të tillë.

Madje, nënvizon Brozi, duhet që këta njerëz të drejtësisë nuk duhet të frymëzohen nga politikanët e korruptuar në punën e tyre.

Brozi, teksa ka folur për marrëveshjen e “detit” me Greqinë dhe marrëveshje të tjera ka nënvizuar se Meta duhet të shohë më shumë interesin e shqiptarëve dhe ka besim se do të  bashkëpunojë seriozisht me qeverinë e institucionet e tjera shtetërore për këto negociata, do të bëjë më të mirën në interes të Shqipërisë dhe pa paragjykime partiake e politike, e në mënyrë të veçantë, pa u ndikuar a urdhëruar nga ish-kryeministri i Marrëvëshjes së Detit të vitit 2009.

Sipas tij kjo marrëveshje është antikushtetuese e shpallur nga Gjykata Kushtetuese shqiptare, dhe nëse ish-kryeministri e ish-presidenti i Shqipërisë është më grek edhe se ministri grek, kjo është lajthitja dhe tradhëtia tjetër e tij dhe nuk ia vlen as t’ia përmendim emrin, as të merremi ne me të, por duhet të merret prokuroria e gjyqësori. Sipas tij për shkelësit e Kushtetutës dhe cënimit të integritetit territorial të vendit ka vetëm një përballje, atë me drejtësinë. Brozi ka vlerësuar qeverinë e Ramës për shumë reforma që ka ndërmarrë.

Ndërkohë që kërkon një reformë të fortë, atë zgjedhore. Brozi nënvizon se nëse mazhoranca e lë refomën zgjedhore për muajin e ditët e fundit para zgjedhjeve, sikurse është vepruar gjithmonë në Shqipëri, atëherë duket se ka parti e politikanë që nuk duan zgjedhje të lira e të ndershme dhe një sistem zgjedhor demokratik e me integritet.

Sistemi i sotëm zgjedhor është sistemi më antidemokratik e më korruptiv që ka pasur Shqipëria në këto 27 vite.

SHBA dhe BE janë të vendosur për të dërguar në qeli “peshqit e mëdhenj”. Sa besoni ju në këtë iniciativë?

Unë besoj në vendosmërinë e SHBA që të vihen para drejtësisë ish- pushtetarë e pushtetarë të lartë të korruptuar dhe inkriminuar. Do të ishte shumë efektive nëse SHBA dhe çdo vend i Bashkimit Europian e vende të tjera të hetojnë pasuritë dhe llogaritë bankare që ish-pushtetarë e pushtetarë të Shqipërisë kanë në ato vende dhe provat që do rezultonin t’ia vënë në dispozicion organeve të drejtësisë në Shqipëri dhe në ato vende përkatëse. Çdo pasuri e vënë me korrupsion duhet të konfiskohet kudo që ajo të zbulohet dhe t’i kalojë shtetit shqiptar. Kjo do ishte rruga më efikase në luftën kundër korrupsionit të pushtetarëve. Zyrtarët e korruptuar duhet të detyrohen edhe të zhdëmtojnë  për dë met që  shkaktojnë  me veprimet a mosveprimet e tyre të  kundërligjme.

Mendoni se diferenca mes mazhorancës dhe opozitës në qasjen ndaj zbatimit të reformës në drejtësi dhe zbatimit të Vettingut mund të krijojë dizballancime dhe keqkuptime në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit në Shqipëri? Themi mos cilësohen të njëanshme…?

Një ndër qëllimet dhe sukseset e reformës ne Drejtësi duhet të jetë pavarësia e prokurorëve, gjyqtarëve, policisë gjyqësore dhe institucioneve ligjzbatuese nga diktatet dhe ndikimet e politikës, pushtetit ekzekutiv e legjislativ dhe partive, prej të cilave Shqipëria ka vuajtur dhe pësuar aq shumë. Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit nuk duhet të ndikohet a frymëzohet nga bindje politike e përkatësi partiake. Që të arrihet kjo duhet që prokurorët e gjyqtarët të jenë kurajozë, të ndershëm dhe me shumë integritet për t’i rezistuar presioneve të politikës dhe pushteteve të tjerë. Besoj se Znj. Marku dhe disa prokurorë e gjyqtarë po bëjnë atë që duhet në të mirë të Shqipërisë dhe kjo gjë na jep shpresa.

Si e vlerësoni debatin për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë për “Detin”, Ligjin e luftës, çamët dhe varrezat dhe ngurrimin e Presidentit Meta për të firmosur plotfuqishmërinë e këtyre negociatave?

Nuk jam ekspert në këto fusha prandaj dua të jap vetëm opinionin tim si qytetar shqiptar. Mendoj se është pozitive dhe e domosdoshme që problemet e mësipërme të diskutohen dhe zgjidhen me negociata e marrëveshje të ndershme midis Shqipërisë e Greqisë. Ligji i Luftës me Greqinë më duket absurd dhe shpresoj që ky të hiqet sa me shpejt edhe për të mirën dhe reputacionin e Greqisë.

Shpresoj se bisedimet që do bëhen për Marrëveshjen e Detit do të jenë të bazuara në të Drejtën Ndërkombëtare dhe të vendeve përkatëse, të bëhen nga ekspertët më të mirë të fushave përkatëse dhe politikanë me integritet, të jenë negociata transparente dhe korrekte nga të dyja palët: Pala shqiptare dhe pala greke. Për çështjen e varrezave greke dua të them se nuk është mirë të politizohen por të zgjidhen me respekt reciprok, korrektësi, vërtetësi dhe humanizëm.

Për çështjen Çame, që unë nuk e ndaj dot nga çështje shqiptare, besoj se nuk duhet dhe as mund të mohohen të drejtat që edhe e ligjet ndërkombëtare u njohin çamëve për pronat në Greqi apo edhe të drejta të tjera të ligjshme. Dua të besoj se Presidenti Meta do të  bashkëpunojë seriozisht me qeverinë dhe institucionet e tjera shtetërore për këto negociata me Greqinë, do të bëjë më të mirën në interes të Shqipërisë dhe pa paragjykime partiake e politike, e në mënyrë të veçantë, pa u ndikuar a urdhëruar nga ish-kryeministri i Marrëvëshjes së Detit të vitit 2009.

Berisha është kundër një marrëveshjeje të re duke qëndruar në marrëveshjen e vitit 2009 për detin të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Madje deklaroi se duhet të dërgohet ajo marrëveshje në arbitrazh ndërkombëtar dhe të vendosë Gjykata Ndërkombëtare për ligjshmërinë e saj. Vlerësimi juaj?

Kam lexuar në internet se edhe ministri i Jashtëm grek Kotzias e ka quajtur Marrëveshjen e vitit 2009 për Detin të gabuar madje “fantazmë”. Nëse ish-kryeministri e ish-presidenti i Shqipërisë është më grek edhe se ministri grek, kjo është lajthitja dhe tradhëtia tjetër e tij dhe nuk ia vlen as t’ia përmendim emrin, as të merremi ne me të, por duhet të merret prokuroria e gjyqësori. Aq më tepër që në fakt marrëvëshja e detit e 2009-ës është shpallur antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese. Duket se ai i frikësohet përgjegjësisë ligjore edhe për këtë tradhëti ndaj Shqipërisë dhe nuk ka asnje shenjë pendese edhe sot.

Si mendoni se po qeveris Edi Rama dhe qeveria e PS dhe a ka shanse Shqipëria për hapjen e negociatave me BE?

Qeverinë  Rama dhe çdo qeveri tjetër në Shqipëri mund dhe dinë ta gjykojnë më mirë qytetarët që banojnë aty. Por edhe ne emigrantët shqiptarë kudo që jemi, jetojmë me shqetësimet apo gëzimet e vendit tonë të dashur dhe të afërmëve tanë aty. Qeveria Rama ka bërë gjëra dhe refoma pozitive në të mirë të vendit që i japin shanse Shqipërisë për hapjen së shpejti të negociatave me Bashkimin Europian.

Por qeveria, prokuroria, gjyqësori dhe institucionet e tjera na kanë zhgënjyer ne dhe ndërkombëtarët në luftën kundër korrupsionit dhe krimeve të ish-qeveritarëve e pushtetarëvë të lartë. Nga mazhoranca e sotme nuk mund të pranohen edhe më tej justifikime por duhen veprime konkrete. Qeverisja e sotme mban përgjegjësi të plotë për mosprishjen e disa kontratave e koncesioneve korruptive, të paligjshme e në dëm të Shqipërisë dhe interesave të saj, të dhëna nga qeveritë e mëparshme. Dyshime për korrupsion ka edhe për disa koncesione e kontrata publike të kësaj qeverie dhe duhet që organet ligjzbatuese të zbulojnë të vertetën dhe veprojnë sipas ligjit.

Edhe vonesat në Reformën Zgjedhore janë të pajustifikueshme dhe mazhorancës së sotme i takon përgjegjësia për këtë vonesë nëse opozita bashkëpunon dhe nuk po pengon. Nëse mazhoranca e lë refomën zgjedhore për muajin e ditët e fundit para zgjedhjeve, sikurse është vepruar gjithmonë në Shqipëri, atëherë duket se ka parti e politikanë që nuk duan zgjedhje të lira e të ndershme dhe një sistem zgjedhor demokratik e me integritet. Sistemi i sotëm zgjedhor është sistemi më antidemokratik e më korruptiv që ka pasur Shqipëria në këto 27 vite.

Prandaj edhe presioni i popullit, i Amerikës, Bashkimit Europian, i institucioneve ndërkombëtare dhe opozitës duhet të rritet për ta detyruar mazhorancën dhe çdo parti tjetër që të miratojnë pa vonesa Reformën Zgjedhore, e cila është tepër jetike për të ardhmen e Shqipërisë.

Sëfundi, nuk mund të mos theksoj se me disa veprime dhe gjeste politike duket se disa pushtetarë e politikanë të Shqipërisë po duan ta shmangin e largojnë vendin tonë nga rruga drejt Bashkimit Europian dhe ta afrojnë  me vende e aleanca ku qeverisin diktatorë. Kjo do të ishte dëmi më i madh dhe më i pariparueshëm që mund t’i behej sot Shqipërisë sonë të dashur dhe nuk duhet ta lejojmë e as të heshtim.

Duke falenderuar gazetën “TemA” dhe lexuesit e kësaj interviste, dua të them se pranova të jap këtë intervistë ashtu si dhe intervista të tjera që kam dhënë gjatë këtyre 23 viteve si emigrant në Amerikë, vetëm se dua shumë dhe uroj gjithë të mirat Shqipërisë sonë dhe qytetarëve të saj kudo që ata janë. Shqipëria jonë e dashur ka sot shumë shanse të mira dhe nuk duhet lejuar që t’i humbasë ato për interesat e disa ish-pushtetarëve e pushtetarëve, sikurse ka ndodhur gjatë  27 viteve të  fundit. (TemA)

(Vijoi nga dje. Fund)

Next Post
‘Vrasësit e rrugëve’, i riu ‘fluturon’ me 212 km/orë në autostradën Tiranë-Durrës

'Vrasësit e rrugëve', i riu 'fluturon' me 212 km/orë në autostradën Tiranë-Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com