Rreth 34 kg kanabis e ndarë në 4 pako, është gjetur sot në brigjet e Korfuzit, pranë Ishujve Diapontikë.
Sipas policisë helene, dyshohet se kjo sasi është pjesë e drogës që është hedhur në det më 8 prill, nga një gomone e gjurmuar nga policia që vinte nga Shqipëria, por që nuk është kapur.
Deri më tani, ‘Shqiptarja.com’ raporton se sasia e kanabisit sekuestruar që është hedhur në det nga gomonia ka shkuar në rreth 1.5 ton.