• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Deti s’mund të merret peng nga lavazhet e Himarës

by S M
21/10/2020 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Vendimi i qeverisë shqiptare për ta çuar në arbitrazh ndërkombëtar çeshtjen e kufirit detar me Greqinë nuk ra si një rrufe në qiell të kthjellët. Edi Rama e ka filtruar prej kohësh në opinionin publik idenë se vendimin për kufirin detar me Greqinë duhet ta marrë një gjykatë ndërkombëtare, e jo bisedimet dypalëshe. Që do të thotë se të gjitha çeshtjet e nxehta që kanë të bëjnë me shelfin kontinental dhe zonat ekonomike, dot të jenë subjekt i një interpretimi të paanshëm. As grek, as shqiptar.

Natyrshëm, jo çdo gjë që shkëlqen është ar. Edhe kjo rrugë që kanë vendosur të ndjekin dy shtetet, ka risqet e saj, kryesisht për ne si shqiptarë. Pesha ndërkombëtare e Greqisë është më e madhe se e Shqipërisë, miqtë e saj në botë, në institucionet e organizmat ndërkombëtare janë më të shumtë se tanët. Edhe lobimi grek, të cilin ne e kemi pësuar mbi shpinë shumë e shumë herë në tre dekadat e fundit, është gjithashtu një faktor me peshë në këtë dosje që do të paraqitet në gjykatën ndërkombëtare.

Por nga ana tjetër e peshores, mbetej negociimi i drejtpërdrejtë me palën greke. Dhe këtu, kur rreshton faktorët negativë për palën shqiptare, kupton se mes dërgimit në gjykatë dhe zgjidhjes me një kompromis dypalësh, çeshtja e detit është një problem bilanci mes avantazheve dhe disavantazheve të njërës dhe tjetrës rrugë.

Të bisedosh direkt me grekët për detin do të thotë të rikthesh një precedent të njohur për të gjithë ne. E kemi parë çfarë ndodhi herën e fundit që e bëmë. Rezultati qe i qartë:  nëntë me zero në Gjykatën Kushtetuese kundër marrëveshjes Basha-Bakojanis, me një motivacion të rëndë, ku nuk mungonin aludimet për tentativa për shkeljen e tërësisë territoriale të vendit, pavarësisë tonë si shtet etjetj.

Kemi qenë negociatorë të keqinj me grekët dhjetë vjet më parë dhe mbetet e dyshimtë që të jemi bërë më të mirë në vitet e mëpasme. Jemi po ata, të paorganizuar, pa ekspertizën e duhur, pa njohjen e thellë të problemit dhe gjetjen e avantazheve të duhura në një proces të vështirë teknik me palën tjetër.

Sikur të mos mjaftojë kjo, bisedimet tona me Greqinë kanë qenë historikisht të pabarabarta, që nga fillimi i viteve ’90. E kjo për më shumë se një arsye. Kemi gjetur përballë rregullisht një palë që nuk ka ngurruar t’i përdorë emigrantët tanë ekonomikë si “peng”, sa herë ka qenë fjala për të gjetur një zgjidhje çfarëdo: për varrezat e ushtarëve grekë, për të drejtat e minoritetit etj. Në kujtesën tonë kolektive janë ende të gjalla imazhet e operacioneve ndëshkimore, me varganët e autobusëve mbushur me emigrantë të përzënë nga toka greke, për shkak të tensionit të rradhës në marrëdëhniet Tiranë-Athinë.

Kemi pasur përballë një shtet që e ka përdorur rregullisht kartën e presionit edhe në procesin e integrimit evropian. Sa herë që shteti ynë shembte një lavazh apo gomisteri të ndryshkur në zgëqet e Himarës a Dropullit, për të ndërtuar një rrugë a një shetitore, “tymi” dilte në Bruksel a Strasburg, ku diplomatët grekë bërtisnin në kupë të qiellit për shkeljen e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. Duke klithur me të njëjtin intensitet në anën tjetër, edhe kur nga Tirana filtronte ndonjë kërkesë e ndrojtur që kishte brenda fjalën “Çamëri”!

Si mund të negociohet në pozita të barabarta me një palë të tillë? Si mund të gjendet një zgjidhje e kënaqshme mes dy shtetesh, ku njëri bën mot e jetë rolin e afendikoit, e tjetri kompleksohet rregullisht që të mbajë veshur përparësen e hyzmeqarit?

Me Greqinë duhet një palë e tretë në tryezën e bisedimeve për detin. Gjykatë, shtet, organizëm i huaj apo personalitet me emër botëror, kjo pak rëndësi ka. Eshtë një problem tejet delikat, që t’i lihet në dorë raportit të deformuar shqiptaro-grek, të mbarsur deri në fyt nga paragjykimet, problemet e panumërta historike dhe mungesa e besimit të ndërsjellë.

Nëse na lenë vetëm me ta në një tavolinë, dy janë rezultatet më të mundshme që duhet të presim: ose do të kompleksohemi nga presionet, ose do të firmosim me mendje të lehtë dhe naivitet diçka për të cilën nuk ka më as gomë fshirëse, as korrektor në njëqind vitet e ardhshme. Më mirë disa burra me mjekër dhe petk gjyqtari diku në Vendet e Ulëta, sesa një parodi patriotësh fals apo tregtarësh flamujsh, që do t’i mallkojmë në jetë të jetëve. Shihni Ahmet Zogun e kuptojeni përse bëhet fjalë…

Next Post
Ndryshime në qeveri, Rama firmos lirimin nga detyra të zv.ministres së Financave

Ndryshime në qeveri, Rama firmos lirimin nga detyra të zv.ministres së Financave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In