Një emigrant 36 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi i janë gjetur rreth 1.5 kg kokainë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilve, në pranga ka rënë Mirjian Qarrin, 36 vjeç, rezident në zonën e Lucas në komunën Altopascio.
Sipas mediave italiane droga ishte fshehur në banesën e tij, e ndarë në pako të ndryshme. Por në të vërtetë ai që ka zbuluar sasinë e kokainës ka qenë pikërisht qeni detektiv i policisë që ka nuhatur ‘rrezikun’ në banesën e shqiptarit.
Qeni i quajtur Rocco ka udhëhequr policinë italiane drej zbulimit fillimisht të 6 qeseve me kokainë të mbledhura me letër celofan, e fshehur në një kovë në garazh.
Ndërkohë që 4 qese të tjera u gjetën në një kuti këpucësh. Sipas hetuesve të çështjes, droga se ishte vendosur të tregtohej, por jo vetëm nëpër lokale. Gjatë kontrollit, në dhomën e gjumit u gjet dhe një zarf, i cili kishte 26 mijë euro. Kjo shumë lekësh sipas Qarrit ishte frut i punës së tij si koleksionist hekuri në Shqipëri, ndërsa pohoi se ishte në përpjekje për të blerë një makinë të re.