• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Detaji tronditës/ Federata ndryshoi avionin e Chapecoense për arsye…sigurie

by A R
29/11/2016 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

76 persona, përfshi futbollistët dhe stafin e skuadrës së kategorisë së parë braziliane Chapecoense kanë humbur jetën kur avioni i tyre u rrëzua në malet e Kolumbisë, të hënën në mbrëmje. Skuadra po udhëtonte nga Bolivia për në aeroportin e Medelinit në Kolumbi, ku do të luante kundër Atletico Nacional ndeshjen e parë finale të Kupës Sudamericana, e barasvlershme me Europa League në Europë. Vetëm pesë pasagjerë shpëtuan dhe mes tyre janë tre futbollistë, mbrojtësi Alan Ruschel dhe portierët Jackson Follmann dhe Danilo. E mbijetuara e katërt është stjuardesa Jimena Suarez dhe i pestë është gazetari Rafael Hanzel.

Wreckage: A plane carrying 72 passengers including the top flight Brazilian football team Chapecoense has crashed in ColombiaMedical staff from the San Juan de Dios hospital transfer 27-year-old Brazilian footballer Alan Ruschel after he as pulled alive from the wreckage of the crash

Mes futbollistëve që humbën jetën nuk kishte “yje”, sepse Chape e bazonte gjithçka te loja e grupit dhe suksesi me kosto të ulët. Lojtarët më të njohur ishin sulmuesi Bruno Rangel, që u kthye në vendlindje pas një përvoje në Katar, mbrojtësi Dener, mesfushori Gil dhe organizatori Cleber Santana, që në sezonin 2009-2010 luajti me Atletico Madrid. Trajneri ishte Ciao Junior, 51 vjeç, shumë i njohur në Brazil, pasi kishte drejtuar edhe skuadra të tilla si Flamengo, Palmeiras, Botafogo.

The Chapecoense team line up ahead of their Copa Sudamericana match with Independiente back in SeptemberThe team's players celebrate their win over San Lorenzo of Argentina in the semi-finals of the Copa Sudamericana 

Futbollistët u detyruan të ndryshonin avion, pasi autoritet braziliane i ndaluan të udhëtonin me çarterin, që kishin prenotuar në fillim, për arsye sigurie. Me të njëjtin avion, që u rrëzua në Kolumbi, kishte udhëtuar kombëtarja e Argjentinës për në eliminatoren e fillim muajit kundër Brazilit dhe gjithashtu është prenotuar disa herë nga kombëtarja e Kolumbisë. Ndeshja e parë finale ishte programuar për të mërkurën, por është shtyrë, teksa drejtuesit e futbollit amerikano-latin (Conmebol) kanë vendosur të pezullojnë të gjitha veprimtaritë.

Images from the site reveal the mangled wreckage of the plane and what appears to be a muddied outfit with the emblem of the Chapecoense football team

Chapecoense shkruante në një komunikatë për shtyp: “Le të jetë Zoti me sportistët, stafin, zyrtarët, gazetarët dhe të ftuarit e tjerë që po udhëtonin me delegacionin tonë.” Avioni britanik “Avro RJ85” i kompanisë së quajtur “LaMia” kishte në bord 72 pasagjerë dhe 9 pjesëtarë të bordit. Rrëzimi ndodhi rreth orës 3 të natës së të martës me orën tonë në malet Antioquia. Elkin Ospina, kryetari i Bashkisë së La Ceja, atje ku ra avioni, tha se forcat e shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje për të shpëtuar të mbijetuarit, edhe pse puna e tyre u vështirësua më shumë nga shikueshmëria shumë e ulët dhe reshjet e dendura të shiut.

Emergency: Alan Ruschel is said to have suffered head injuries in the crash in the remote Colombian mountainsAmbulances ferrying survivors to hospital can only get to within 30 minutes walk of the spot where the plane has crashed near the town of La Unión, it has emerged

Chapecoense është skuadra modeste e qytetit të vogël të Chapeco dhe deri tani po shijonte një sezon fantastik. Ata u rikthyen për herë të parë në kategorinë e parë braziliane që nga viti 1970 dhe shkuan deri në finalen e Kupës Sudamerica pasi në raundin e kaluar eliminuan argjentinasit e San Lorenzo. Zv.presidenti i ekipit, Ivan Tozzo, tha se i gjithë qyteti ishte në lot pas kësaj që ndodhi. “Ne jemi shumë të trishtuar, ne që kemi mbetur nga ekipi jemi mbyllur duke qarë në dhomat e zhveshjes, ashtu si të gjithë që shohim në qytet. Ende po presim për lajme. Bordi ynë drejtues dhe futbollistët tanë u shuan. Në klubin e Chapeocense kam mbetur vetëm unë dhe tetë futbollistë që janë me mua në këto momente, të cilët ishin të pa isponueshëm për ndeshjen. Ata janë: Nemen, Demerson, Boeck, Andrei, Hyoran, Martinuccio, Moises e Nivaldo. Një qytet i tërë po vajton sepse Chapecoense ishte motivi më i madh i kënaqësisë që ne kishim.”

Hypothermia is another concern for those who have survived, beacuse it is only five degrees CelsiusThe team joined Brazil's first division in 2014 for the first time since the 1970s and made it last week to the Copa Sudamericana finals - the equivalent of the UEFA Europa League tournament - after defeating Argentina's San Lorenzo

Klubi i Arsenal ishte ndër të parët nga shumë klube dhe futbollistë në planet që shprehën ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale. “Topçinjtë” shkruan: “Mendojmë për ju, @ChapecoenseReal’ #ForcaChapecoense”. Mes futbollistëve që shfrytëzuan rrjetet sociale ishte braziliani i Liverpool, Coutinho: “Zoti bekoftë ata njerëz që u përfshinë në këtë aksident të tmerrshëm.” Lojtari i Chelsea dhe Brazil, Willian shkroi: “Zoti të ketë mëshirë për ata që vdiqën dhe t’i jap forcë familjarëve të tyre.”Mesazhi i kolumbianit të Monaco, Radamel Falcao ishte: “Lutjet e mia dhe i gjithë solidarizimi shkon me ata që shpëtuan dhe po luftojnë në spital, për familjet e viktimave dhe për të gjithë ata që e duan @ChapecoenseReal në një kohë kaq të trishtë.” Kapiteni i Anglisë dhe Manchester United, Wayne Rooney, kishte këtë mesazh: “Një zgjim shumë i hidhur sot. Jam i gjithi me @ChapecoenseReal, familjet e futbollistëve dhe miqtë e tyre.”/Telesport/a.m.

Next Post
E FUNDIT/ Kapet vrasësi i parukieres, e vrau pasi 28-vjeçarja i dha fund lidhjes me të

Burri i parukieres së vrarë: Kishim martesë normale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

April 11, 2026
AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

April 11, 2026
Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

April 11, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In