Me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë arrestuar 18 persona, mes tyre dhe shefi i postës policore në Portin e Durrësit, Julian Doraci.
Mëngjesin e djeshëm në pranga kanë përfunduar 10 punonjës policie në Portin e Durrësit, përfshirë edhe shefin e stacionit policor, si edhe 8 doganierë të Qafë-Thanës, Durrësit e Tiranës, të dyshuar se kanë siguruar kushtet për kalimin e dy ngarkesave të ndryshme, me peshë totale 10.2 ton kanabis sativa nga Shqipëria në Itali, në muajin Shkurt dhe Mars 2017.
Për të gjithë këta persona, Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme se kanë konsumuar elementët e veprës penale të ”Trafikut të narkotikëve”, në bashkëpunim.
Për këtë arsye, me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurimit “arrest me burg”, të cilat u zbatuan nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme, si edhe Policisë së Shtetit, për zbatim.
Rasti i Qafë-Thanës ndryshim destinacioni
Nga këqyrja e librit të shërbimit në Degën e Doganës Qafë-Thanë Pogradec, ka rezultuar se në kohën kur janë ndjekur procedurat doganore për automjetin kamion me targa maqedonase, me datë 5 shkurt 2017, kanë qenë me shërbim në terminalin e doganës punonjësit doganor Ymer Blloshmi, me detyrë përgjegjës turni, Iliras Malja, me detyrë doganier pranim, verifikimi dokumentacioni, V. B., me detyrë doganier në hyrje. Përpilimi i praktikës doganore për këtë automjet është bërë nga agjenti doganor Maliq Kadilli me datë 5 shkurt 2017. Sipas praktikës doganore dokumentacioni i automjetit është bërë me destinacion dalje për tek dogana e Hanit të Hotit në Shkodër. Por, pasi automjeti ka lëvizur në territorin shqiptar agjenti doganor Maliq Kadilli në bashkëpunim me përgjegjësin e turnit, Ymer Blloshmi kanë bërë ndryshimin e destinacionit të daljes së këtij automjeti në Degën e Doganës Durrës. I pyetur për këtë fakt agjenti doganor Maliq Kadilli ka deklaruar se për devijimin e destinacionit të daljes së kamionit është njoftuar nga agjenti doganor tjetër që nuk ndodhej atë ditë pushim, shtetasi Kastriot Topulli.
Mbërritja e telefonatës
Ky i fundi ka deklaruar se nuk është detyrë e tij të ndjek praktikën doganore të përpiluar nga agjenti doganor tjetër, por, me datë 5 shkurt 2017, rreth orës 14:00, atë e ka telefonuar një person nga Dogana Durrës që ndodhej me shërbim duke i kërkuar ndryshimin e destinacionit të daljes së automjetit kamion targa maqedonase, me datë 5 shkurt 2017, nga Dogana Durrës për në Itali. I pyetur për këtë fakt përgjegjësi i turnit, shtetasi Ymer Blloshmi, ai ka deklaruar se ndryshimin e destinacionit të daljes së automjetit kamion të mësipërm nga Dega e Doganës Durrës për në Itali e ka bërë ai, në bashkëpunim me doganierin Ilirjas Malia. Ndryshimet në sistem janë bërë nga doganieri Ilirjas Malia, megjithëse kjo procedurë ishte detyrë funksionale e doganierit të kontrollit fizik.
Kërkesa nga Maliq Kadilli
Nga hetimi ka rezultuar se dokumentacioni i automjetit në fjalë është kontrolluar në doganën Qafë-Thanë nga doganieri Iliras Malja dhe më pas i ka kaluar kolegëve të tij për veprime të mëtëjshme doganore. Është bërë verifikimin e tendës së automjetit, e cila ka rezultuar e rregullt dhe më pas ka bërë plumbosjen e tij dhe pasi janë hedhur këto të dhëna në sistem, është lejuar automjeti që të lëvizë për në territorin shqiptar për në dalje tek dogana e Hanit të Hotit në Shkodër. Rreth orës 14:45, pas kërkesës së bërë nga agjenti doganor Maliq Kadilli, është bërë ndryshimi i destinacionit të daljes për tek Dogana Durrës. Të dhënat në sistem janë ndryshuar nga doganieri Iliras Malia. Nga deklarimi i doganierit në hyrje, shtetasi V.B., ai ka deklaruar se me datë 05.02.2017, ai e ka marrë shërbimin si doganier në hyrje në orën 08:00 dhe ai nuk ka kryer asnjë veprim në lidhje me automjetin në fjalë pasi në kohën e hyrjes së automjetit në doganë nuk ka qenë në punë. Me praktikën doganore të automjetit në fjalë janë marrë doganierët Iliras Malja dhe Ymer Blloshmi.
Shoferi dhe kamioni nuk u fut në TIMS
Nga këyrja e librit të shërbimit të punonjësve të policisë që kanë qenë me shërbim në Stacionin e Policisë Portit Durrës, në kohën e daljes së dy automjeteve me lëndë narkotike nga Porti Durrës për në Itali, me datë 5 shkurt 2017 kanë qenë me shërbim punonjësit e policisë të gupit të kontrollit, shtetasi Gëzim Dervishi, me detyrë specialist i trajtimit të qenve të shërbimit, Mexhit Xhixha, Roland Metani, Agron Kapllani, Gentian Selmani, me detyrë shoqërues qeni antidrogë, Medi Demiri, kontrollor, Fatmir Plaku me detyrë ndihmës/specialist kontrollor. Ndërsa Shefi i Stacionit të Policisë Portit Durrës ka qenë shtetasi Julian Doraci. Nga deklarimet e punonjësve të policisë kufitare tek Stacioni i Policisë Porti Durrës, si dhe nga provat e tjera të administruara, nuk rezulton që ato të kenë ushtruar kontrollin e automjetit kamion me targa maqedonase, me datë 5 shkurt 2017, në kohën kur ai ka dalë i ngarkuar me lëndë narkotike nga Porti Durrës për në drejtim të Italisë. Punonjësi i policisë, Fatmir Plaku, i cili ka qenë personi përgjegjës për të bërë regjistrimin e automjetit në sistemin TIMS, e ka lejuar automjetin të kalojë për në Itali pa verifikuar hyrjen e shtetasit të huaj në Shqipëri që drejtonte automjetin të ngarkuar me lëndë narkotike, shtetasi maqedoans, Z.S, edhe pse nuk është i regjistruar në hyrje nga punonjësi i policisë kufitare të Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Thanë, Pogradec. Nisur nga veprimet e punonjësve të policisë kufitare, të doganës dhe të agjentëve doganor, Qafë Thanë dhe atyre të Portit Durrës dhe Doganës Durrës, konsiston mjaft mirë bashkëpunimi mes tyre për të realizuar kalimin e automjetit kamion të mbushur me lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali.
Nuk kontrolluan furgonin me drogë
Nga këqyrja e librit të shërbimit në Doganën Durrës, rezulton se me datë 5 shkurt 2017,në kohën kur ka dalë automjeti kamion me targa maqedonase, nga Durrësi në Itali, i ngarkuar me lëndë narkotike,në atë kohë si doganier i kontrollit të eksportit në Durrës ka qenë shtetasi Edmond Luzi, i cili nuk e ka kontrolluar automjetin, por ka kontrolluar vetëm dokumentacionin e tij që ishte përgatitur nga doganierët e Qafë Thanës, nga ku është dukur qartë edhe devijimi i destinacionit të daljes së tij nga Dogana e Hanit të Hotit për tek Dogana e Durrësit, fakt ky që përbën një shkak risku për kontrollin e detyrueshëm të automjetit me mall të ngarkuar në të. Nga rrethanat e mësipërme, rezulton se automjeti kamion me targa maqedonase, ka hyrë nga Maqedonia në Shqipëri i ngarkuar me lëndë narkotike, i cili ka kaluar pa ju nënshtruar kontrollit nga punonjësit e policisë kufitare që kanë qenë me shërbim në atë kohë si dhe duke u munduar që të fshehin gjurmët e dokumentimit të hyrjes duk mos e bërë regjistrimin e këtij kamioni. Në rolin e bashkëpunimit të këtij aktiviteti kriminal të trafikimit të lëndës narkotike kanë qenë edhe dy agjentët doganor, Maliq Kadilli dhe Kastriot Topalli, të cilët kanë ndihmuar për ndjekjen e procedurës për devijimin e destinacionit të daljes së automjetit kamion me lëndë narkotike nga Porti Durrës duke patur bashkëpunimin e doganierëve të Doganës Qafë Thanë dhe Durrës dhe të punonjësve të policisë kufitare për trafikimin e lendëve narkotike nga Durrësi për në Itali.
Bashkëpunimi
Nisur nga veprimet e punonjësve të policisë kufitare, të doganës dhe të agjentëve doganor, Qafë Thanë dhe atyre të Portit Durrës dhe Doganës Durrës, konsiston mjaft mirë bashkëpunimi mes tyre për të realizuar kalimin e automjetit kamion të mbushur me lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali.
Jo në TIMS
Punonjësi i policisë, Fatmir Plaku, i cili ka qenë personi përgjegjës për të bërë regjistrimin e automjetit në sistemin TIMS, e ka lejuar automjetin të kalojë për në Itali pa verifikuar hyrjen e shtetasit të huaj në Shqipëri që drejtonte automjetin të ngarkuar me lëndë narkotike, shtetasi maqedoans, Z.S
Të arrestuar nga prokuroria
1. Ymer Blloshmi, doganier, përgjegjës turni, Qafë-Thanë
2. Iliras Malja, doganier pranimi/verifikimi, Qafë-Thanë
3. Maliq Kadilli, agjent doganor, Qafë-Thanë
4. Kastriot Topulli, agjent doganor, Qafë-Thanë
5. Gëzim Dervishi, specialist në Policinë e Portit Durrës
6. Mexhit Xhixha, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
7. Roland Metani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
8. Agron Kapllani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës.
9. Gentian Selmani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
10. Medi Demiri, kontrollor, Policia e Portit, Durrës
11. Fatmir Plaku, kontrollor, Policia e Portit, Durrës
12. Julian Doraci, Shef i Stacionit Policor, Porti Durrës
13. Edmond Luzi, doganier eksporti, Porti Durrës
14. Ylli Vogli, doganier peshore, Dogana Vorë (Tiranë)
15. Vladimir Ziu, doganier regjimi, Dogana Vorë (Tiranë)
16. Erald Kulla, agjent doganor, Dogana Vorë (Tiranë)
17. Behar Sula, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës
18. Nezir Bardhoshi, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës./shqiptarja.com
c.a