• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET/Ja si kaloi kamioni maqedonas me 8 tonë drogë në Qafë-Thanë dhe Durrës

by Java News
26/03/2017 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të tjera detaje mësohen për operacionin anti-drogë ku në pranga ranë edhe  4 efektivë të policisë në pikën e kalimit kufitar të Qafë –Thanës. Krahas arrestimit të 4 policëve prokuroria ka zgjeruar hetimet edhe ndaj disa biznesmenëve shqiptarë dhe maqedonas si dhe punonjës dogane në pikat e kalimit kufitar të Qafë Thanë dhe portit të Durrësit.

Burimet thonë se kalimi me lehtësi i 8 tonëve hashash në dy pikat e kontrollit kufitar shqiptar, është bërë në bashkëpunim dhe me dijeni edhe të personave të tjerë. Sipas organit të akuzës, dyshohet se hashashi është dërguar nga Shqipëria në Maqedoni në rrugë të ndryshme, ku është paketuar në një nga magazinat e ngritura enkas për këtë punë shumë pranë kufirit me Shqipërinë.Hashashi, është paketuar në qese disa kilogramshme së bashku me pluhur gipsi për të evituar edhe aromën e lëndës narkotike nga qentë antidrogë, raporton opinion.al

Më pas, kamioni është nisur për në Shqipëri, ku në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës 4 efektivët e policisë kanë bërë githçka fiktive. Ata kanë përpiluar dokumentet sikur kamioni ka hyrë në skaner, është bërë kontrolli fizik i ngarkesës, i dokumentave shoqëruese, është plumbosur dhe vulosur për transit në Shqipëri me destinacion italin.Hetuesit, thonë se i çuditshëm është fakti pasi kamioni me shoferin maqedonas nuk rezulton i regjistruar në hyrje të territorit shqiptar por vetëm në dalje.

Sipas prokurorisë, edhe në portin e Durrësit mbrëmjen e 5 shkurtit të këtij viti kamioni i mbsuhur me 8 ton hashash nuk i është nënshtruar kontrollit, duke u imbarkuar  në target qetësisht.Kamioni me shoferin maqedonas ka udhëtuar me linjën Durrës-Ankona dhe kishte destinacion final Belgjikën. Me të zbritur në Ankona, thonë burimet e prokurorisë, policia italiane ka dyshuar për ngarkesën e kamionit dhe i është vënë nga pas.

Shoferi, pasi ka konstatuar se po ndiqej nga policia, është ndaluar në një parking dhe ka tentuar të shkëpusë karrocierin e kamionit për t’u larguar kur ka ndërhyrë policia duke arrestuar shoferin. Sipas prokurorisë, 4 punonjësit e policisë të arrestuar me vendim gjykate, Çlirim Pepa, Ervin Kodra, Lirim Halili dhe Syrja Terziu ishin me detyrë në pikën e kontrollit kufitar të Qafë thanës që kanë lejuar kalimin e 8 tonëve hashash. Ata akuzohen për “trafik droge” në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

a.ç

Next Post
Hashim Thaçi: Mbetemi të izoluar padrejtësisht nga BE-ja

Thaçi i qëndron premtimit: Themeloj ushtrinë e Kosovës ose dorëhiqem

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

March 16, 2026
Berisha ‘dorëzohet’ edhe për 5 bashkitë e tjera: Mbështesim të pavarurit kudo që ndodhen!

“Qëllimi i Rithemelimit ishte që ta kthente partinë në emër të Sali Berishës”

March 16, 2026
“Nuk është një mision i NATO”, Londra dhe Berlini hedhin poshtë kërkesat e SHBA për Hormuzin

“Nuk është një mision i NATO”, Londra dhe Berlini hedhin poshtë kërkesat e SHBA për Hormuzin

March 16, 2026
Gjatë tremujorit të fundit u dhanë 289 leje ndërtimi, 72% prej tyre në Tiranë. Ja vlera e projekteve ndërtimore..

Rivlerësim me referencat e vjetra, në 60 bashki të vendit janë ende në fuqi çmimet e vitit 2016-të

March 16, 2026
Plas debati për projektligjin/ “Zegjine Balluku ka tre seanca që nuk vjen”/ Balla-opozitës: Mos na humbni kohë

PD vendosi që të bojkotojë Parlamentin, reagon Balla: Seriozisht e mendoni këtë apo është lapsus?

March 16, 2026
Kaos në aeroportet e Evropës, sistemi i ri kufitar sjell radhë me orë të tëra për udhëtarët jo-evropianë

Kaos në aeroportet e Evropës, sistemi i ri kufitar sjell radhë me orë të tëra për udhëtarët jo-evropianë

March 16, 2026
“Më bezdisi deklarata e tij”, Gonzato i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë për ndonjë komision që të gjykojë jetën time

Arsyet e sulmit të ri të Sali Berishës ndaj Ambasadorit të BE-së

March 16, 2026
Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

March 16, 2026
Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

March 16, 2026
Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In