• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET/ Vrasja në lokalin e natës në Laç, si nisi konflikti në Facebook

by A R
25/05/2016 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Kurbinit dërgon në gjykim kërkesën kundër të pandehurit Elgert Cara, i akuzuar për “Vrasje në rrethana cilësuese”, pasi në 25 Shkurt 2016 ka vrarë me armë zjarri shtetasin Ervis Zyba, pas një zënke për shkaqe të rëndomta.

Pak ditë para ngjarjes, ndërmjet autorit dhe viktimës kishte pasur një debat në rrjetin social “Facebook”, i cili më pas ishte agravuar në konflikt fizik ndërmjet tyre në qytetin e Laçit. Pas kësaj përplasje, kishin ndërhyrë familjet e të dy të rinjve, të cilët kishin qetësuar situatën. Por, dy djemtë nuk e kanë harruar lehtësisht zënkën dhe kanë vijuar të ngacmohen me njëri-tjetrin me fjalë gjatë ditëve në vijim.

Mbrëmjen e datës 25 Shkurt, viktima Ervis Zyba ka qenë në një lokal nate në Laç, i shoqëruar nga dy miqtë e tij, Xhevair Lika dhe Drilon Leka. Në të njëjtin lokal ka mbërritur pak më vonë edhe i pandehuri Elgert Cara, i shoqëruar nga Dorjan Cara. Ndërmjet palëve nuk ka pasur konflikt brenda lokalit dhe të parët që janë larguar kanë qenë Elgert dhe Dorjan Cara. Rreth mesnatës, viktima i shoqëruar me miqtë e tij kanë dalë në parkingun e lokalit për të marrë mjetin me të cilin kishin ardhur. Sapo kanë hipur në makinë, një person i panjohur prej tyre u ka dalë në pjesën anësore të mjetit me pistoletë në dorë, duke iu kërkuar të mos lëviznin. Ndërsa në pjesën e parme të makinës, ka dalë me automatik në dorë Elgert Cara, i cili ka qëlluar disa herë me një nga plumb, duke lënë të vdekur në vend Ervis Zybës. Ndërkohë, miku i Zybës, Xhevair Lita, ka arritur të hidhet në sediljen e pasme të mjetit, duke iu shpëtuar plumbave. Nga ky pozicion, ai ka qëlluar me një pistoletë, të cilën e mbante pa leje, në drejtim të tavanit të makinës, për të trembur agresorët që i kishin rrethuar. Brenda pak çastesh, ndoshta edhe të frikësuar, i pandehuri Elgert Cara dhe ata që e shoqëronin janë larguar me shpejtësi. Po me shpejtësi është larguar nga makina edhe Xhevair Lita, i cili më pas është rikthyer dhe ka gjetur të qëlluar mikun e tij, Ervis Zyba. E ka marrë menjëherë në makinë për ta dërguar në spital, me shpresën se mund të ishte gjallë. Zyba mbërriti pa jetë në spital, ndërkohë që po aty u arrestua edhe Lita, i akuzuar për armëmbajtje pa leje. Dy ditë pas ngjarjes u bë e mundur të arrestohej edhe autori kryesor, Elgert Cara, si edhe Dorjan Cara, ky i fundit i akuzuar për përkrahje të autorit të krimit.

Në vijim të hetimeve, Prokuroria e Kurbinit akuzon edhe shtetasin Drilon Leka për moskallëzim krimi, pasi, megjithëse ka qenë në dijeni të gjithçka sa ka ndodhur, nuk e ka raportuar ngjarjen në Polici./a.m.

Next Post

Soda e bukës ndihmon në lënien e duhanit, si duhet të veproni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In