• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detajet tronditëse/ Si abuzoi italiani monstër me fëmijët shqiptarë

by Java News
30/10/2018 22:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhënia e masës së sigurisë nga Gjykata e Tiranës për italianin e arrestuar për pedofili, ka nxjerrë në dritë abuzime të tjera.

Seanca e zhvilluar me dyer të mbyllura në Gjykatën e Tiranës ditën e djeshme, dukej se do të ishte formalitet dhe do të vendoste vetëm një masë për ekstradim. Mirëpo, nuk ndodhi kështu.

Gjykata vendosi ta lërë në burg italianin, me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur më shumë se dy herë. Pas arrestimit të italianit, Policia ka zbuluar se 45-vjeçari i diplomuar për pedagogji për të mitur ka abuzuar dhe me dy fëmijët minorenë të bashkëjetueses së tij shqiptare, përkatësisht një djalë dhe një vajzë, të cilët e akuzojnë se ka abuzuar seksualisht me ta.

 

Këto fakte tronditëse u zbuluan ditën e djeshme në seancë. Burime brenda Prokurorisë së Tiranës thonë për “Panoramën” se janë marrë në pyetje bashkëjetuesja shqiptare dhe dy fëmijët e saj. Dy të miturit kanë deklaruar se janë abuzuar seksualisht nga italiani i dënuar me 16 vjet për të njëjtën akuzë në Itali.

Ndërsa nëna e fëmijëve ka deklaruar se fëmijët nuk i kanë thënë gjë për këto abuzime dhe se ajo nuk ka qenë në dijeni të këtij fakti. Gjithashtu, ajo është shprehur se italiani sillej mirë me fëmijët dhe dukej njeri korrekt, duke shtuar që nuk ka pasur dijeni as për të shkuarën e tij të errët.

Prokuroria dyshon se dy minorenët kanë marrë guximin për ta denoncuar pasi kanë mësuar arrestimin e tij dhe që kërkohej nga autoritetet italiane. Ndërsa bashkëjetuesja e tij shqiptare, prej gati tre vjetësh ka kërkuar nga Prokuroria zbardhjen sa më shpejt të këtij episodi, i cili dyshohet se është konsumuar rreth një vit më parë. Masimiliano Kroçe tashmë mund të hetohet për akuzat në vendin tonë dhe nëse shpallet fajtor, ai do të vuajë një herë dënim në Shqipëri më pas do të ekstradohet në Itali për të vajtuar dënimin që ka marrë në vendin e tij.

Masimiliano Kroçe, 45 vjeç, nga Roma, u prangos nga Policia e Tiranës në periferi të kryeqytetit në një banesë që italiani e kish marrë me qira. Ai jetonte në Tiranë që në kohën kur u akuzua nga autoritetet e vendit fqinj për pedofili. Sipas vendimit të Gjykatës italiane, 45-vjeçari, në një periudhë prej 7 vitesh, konkretisht nga viti 2007 deri në 2014, ka kryer krime kundër të miturve, abuzime me fëmijë dhe pedofili. Ndërkohë, në vitin 2017 është dënuar nga Gjykata italiane me vendim të formës së prerë, me 16 vite burg, për veprën penale “Dhunë seksuale ndaj të miturve”.

Referuar hetimeve, bëhet e ditur se gjatë periudhës së kryerjes së këtyre krimeve ka shërbyer si mësues komuniteti për fëmijët e varfër dhe jetimë, në provincat e Romës dhe në qytetin e Romës. Mediat italiane, gjatë vitit 2015, kur Massimiliano Kroçe ishte shpallur në kërkim, e përshkruanin atë si një person, i cili kishte kryer disa specializime që kishin të bënin me sociologjinë, ndërsa ka mbrojtur edhe temën e doktoraturës në kriminologji, me tezën mbi pedofilinë.

“Një kujdestar fëmijësh, i ‘veshur’ me akuza të shumta për pedofili, është i arratisur. Ish-kujdestari ka një diplomë të dyfishtë, një në pedagogji dhe në sociologji. Ish-kujdestari, i cili ka një doktoraturë në kriminologji me një tezë mbi pedofilinë online dhe me dy dënime për dhunën seksuale ndaj të miturve, tashmë do t’i duhet të përballet me një gjyq të ri. Këtë herë është për posedimin e pornografisë së fëmijëve dhe shpifjes”, shkruanin mediat italiane në vitin 2015. PANORAMA

Next Post
Halloween/Rama thumbon Bashën në Instagram

Halloween/Rama thumbon Bashën në Instagram

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I hodhën makinën në erë pas plagosjes në Sarandë, arrestohet i kërkuari Klaus Jaçaj

Shpërthim në Tiranë! Hidhet në erë me tritol makina e 39-vjeçarit. Ishte e parkuar në…

December 19, 2025
Ekzekutoi dy studentë në universitet, gjendet i vdekur autori. Kishte studiuar doktoraturë…

Ekzekutoi dy studentë në universitet, gjendet i vdekur autori. Kishte studiuar doktoraturë…

December 19, 2025
“10 cm larg Hekuran Dedës…”/ Gazetari i plagosur më 21 janar: Plumbat erdhën drejtpërdrejt nga Llupo, flaka u dirigjua drejt nesh

“21 janari”/ Mahmutaj: Berisha dhe Meta, të përgatitur për vrasjet. SPAK t’i hetojë si organizatë kriminale

December 19, 2025
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

SPAK kërkon heqjen e imunitetit, sot mblidhet Këshilli i Mandateve për Ballukun

December 19, 2025
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, mjegulla prezente gjatë paradites dhe mbrëmjes

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, mjegulla prezente gjatë paradites dhe mbrëmjes

December 19, 2025
Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali me 557 mijë persona

Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali me 557 mijë persona

December 19, 2025
BE bie dakord për hua 90 miliardë euro për Kievin, por pa përdorur asetet e ngrira ruse

BE bie dakord për hua 90 miliardë euro për Kievin, por pa përdorur asetet e ngrira ruse

December 19, 2025
Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In