• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detajet/ Tritoli ra nga makina e Sulit, autori vëzhgonte gjithçka

by Aalison Pearse Stevens
10/02/2016 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biznesmeni Nuredin Suli i shpëtoi dje atentatit me eksploziv, pasi atentatorët panë se pakoja me tritol ra përtokë, teksa makina nisi të ecte.

Panorama shkruan se nga veprimet hetimore ka rezultuar se bomba nuk ka shpërthyer, jo sepse ka pasur ndonjë problem në lidhjen e saj, por vetëm sepse autorët nuk kanë realizuar telefonatën që mund ta aktivizonte.

Ky veprim, sipas hetimeve paraprake, me shumë mundësi nuk është kryer, pasi autorët mund të kenë mbajtur nën vëzhgim biznesmenin Suli dhe pasi kanë parë që bomba ka rënë nga mjeti i tij, nuk e kanë kryer shpërthimin.

Megjithatë, për të parandaluar shpërthimin e minës, policia kërkoi bllokimin e valëve të celularëve, më pas u bë çaktivizimi i bombës.

Burimet thanë se është verifikuar karta e celularit që ishte ngjitur me tritolin dhe rezulton i regjistruar në një emër fiktiv. Karta është blerë në tregun e zi me emër të rremë, çka e bën të vështirë identifikimin e autorëve të ngjarjes.

Sekuestrohen videot, ç’filmuan kamerat e sigurisë

Në kuadër të hetimeve për autorësinë e atentatit me eksploziv, nga i cili shpëtoi për fat dje biznesmeni Nuredin Suli, policia ka sekuestruar videot e regjistruara nga kamerat e sigurisë në qendrën tregtare te Komuna e Parisit.

Nga verifikimi i kamerave të sigurisë së qendrës tregtare, në parkingun e së cilës u gjet mina me celular, është zbuluar se pakoja bombë kishte rënë nga një automjet tip “Mercedez Benz”, me targë “AA 667 GT”, e cila kishte qenë e parkuar aty për disa orë.

Mjeti, sipas Policisë, i përket biznesmenit të hidrokarbureve, Nuredin Suli, i cili jeton bashkë me familjen në një prej pallateve pranë qendrës tregtare.

Si provë të rëndësishme, grupi hetimor ka sekuestruar disa video të regjistruara nga kamerat e sigurisë, në parking dhe jashtë tij, gjatë orëve të fundit, kur automjeti ka qenë i parkuar.

Por, ende nuk është verifikuar nëse mina është montuar nga autorët brenda parkingut apo jashtë tij. Ajo që dihet është fakti se Suli është mbajtur në vëzhgim nga atentatorët.

Në një prononcim për News 24, Suli tha dje se nuk ka konflikte të tjera përveçse me familjen Sula.

Biznesmeni tregoi se ka kërkuar mbrojtje për të vëllanë që në vitin 2013 nga Policia dhe i ka kërkuar kësaj të fundit që të shuajë konfliktin me familjen Sula.

Ai tha se u njoftua nga personeli i garazhit se në automjet kishte lëndë eksplozive dhe se njoftoi menjëherë policinë.

Next Post

Moti i keq, pezullohen lundrimet në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In