• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET/ Si u “tradhëtua” nga brenda banda e grabitësve në Rinas

by Java News
14/02/2017 22:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banda e gjashtë grabitësve të Rinasit është “tradhëtuar” nga brenda. Detaji është pohuar për “BalkanWeb” nga burime pranë grupit hetimor që kanë sqaruar në detaje skemën perfekte që çoi në identifikimin e autorëve të grabitjes së 3.2 milionë dollarëve në Qafë-Kashar.

Burime të rezervuara nga grupi i hetimit bëjnë me dije për “BalkanWeb” se fillimisht policia zotëroi prova të mjaftueshme se Fation Xhyliu, 33 vjeç, lindur në Lushnje banues në Tiranë ishte njëri nga bashkëpunëtorët e grabitjes.

Ai u arrestua të premten e kaluar në mbrëmje vonë shumë pranë vendit të grabitjes, gjatë një operacioni blic policor që u mbajt sekret për mediat.

Nga verifikimet që ishin kryer nëpërmjet antenave të telefonisë celulare, ka rezultuar se Xhyliu ka qenë i pranishëm 30 minuta para dhe pas grabitjes, në zonën përreth Qafës së Kasharit dhe Rinasit. Dhe kjo ishte një provë e arsyeshme për ndalimin e tij.

“KURTHI”
Për shkak se Xhyliu nuk e pranoi fillimisht pjesëmarrjen e tij në grabitjen e Rinasit, kjo e detyroi policinë të kalonte në “planin B”. Burime të rezervuara nga grupi hetimor sqarojnë për “BalkanWeb” se të gjendur përballë rrethanave që vështirësonin zbardhjen e plotë të ngjarjes u vendos që Xhyliu të futej në një “kurth”.

Kësisoj po atë ditë u vendos arrestimi i vëllait të tij, i cili nuk ka qenë i implikuar në grabitjen e Qafë-Kasharit por që për Policinë ishte “mjeti” i duhur për të çuar drejt zbardhjes së plotë të ngjarjes.

PËRGJIMET
Burimet e rezervuara nga grupi i hetimit pohojnë për “BalkanWeb” se të dy vëllezërit u izoluan për më shumë 12 orë në komisariat në të njëjtën dhomë pa iu lënë mundësia të kontaktonin me persona të tjerë, qoftë edhe avokatë apo familjarë të tyre.

Dhoma ka qenë e pajisur me përgjues ambientalë dhe 12 orët e qëndrimit në një qeli ishin të mjaftueshme për Policinë për të mësuar detaje me interes për hetimin nga bisedat e zhvilluara mes Fation Xhyliut dhe vëllait të tij.

Dhe kaq mjaftoi për policinë për të vënë sot në pranga 4 nga 6 grabitësit.

DETAJI
Një tjetër detaj që mësohet të ketë “fundosur” përfundimisht bandën e grabitësve mësohet të ketë qenë një automjet “Golf” që disa prej tyre përdorën pas djegies së makinave me të cilat kryen aktin kriminal.

Të njëjtat burime raportojnë për “BalkanWeb” se kamerat e sigurisë të disa bizneseve në zonën e Vorës e kanë fiksuar “Golf”-in me të cilin kanë lëvizur disa nga grabitësit duke e bërë edhe më të thjeshtë identifikimin e tyre, për shkak se informatorët në terren të policisë i kanë plotësuar më tej të dhënat lidhur me identitetet e tyre.

TË ARRESTUARIT
Pas veprimeve intensive hetimore, informacioneve të marra në rrugë operative, provave shkencore të mbledhura nga ekspertët e policisë, u arrit të provohej dhe dokumentohej impklikimi i të paktën 6 shtetasve të mëposhtëm në këto 2 ngjarje:

Fation Xhyliu , 33 vjec, lindur në Lushnje banues në Tiranë, ish punonjës në Shoqërinë private “Rogat”

Ditjon Memlika, 31 vjec, lindur në Tepelene dhe banues ne Tiranë, ish efektiv në forcat ushtarake

Neim Avdulaj, 28 vjec, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish ushtar profesionist në forcat ushtarake te Zallherrit.

Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat.

U shpallën në kërkim shtetasit me iniciale M.A., dhe Ç.A. dhe po punohet për kapjen e tyre.

Next Post
Biseda/ Djali pyet vajzën për hotelin, por i vjen një pyetje…”Akoma nuk e ke gjetur ti?”

Biseda/ Djali pyet vajzën për hotelin, por i vjen një pyetje..."Akoma nuk e ke gjetur ti?"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

March 30, 2026
Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

March 30, 2026
Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

March 30, 2026
Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

March 30, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Maduro reagon për herë të parë pas burgosjes në SHBA: Jam mirë, qëndroj i fortë

March 30, 2026
Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

March 30, 2026
Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

March 30, 2026
Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

March 30, 2026
Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

March 30, 2026
Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In