• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detajet/ Si u kapën pas 8 orësh ndjekje trafikantët e 900 kg kanabis

by Java News
27/02/2017 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia ka pragosur 6 persona teksa ishin duke ngarkuar 900 kg kanabis në një gomone gati për nisje drejt Italisë.

Operacioni koduar “FOREST” sekuestrohen 900 Kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva, në plazhin e Zvernecit. Policia pas disa orë ndjekjesh kapi trafikantët dhe sekuestroi gomonen dhe dy automje.

gomone

“Lënda narkotike me peshë totale prej 900 kilogramë, u gjet rreth 50 m larg bregut të detit, e paketuar nëpër pako me peshë 15-30 kg secila, me mbështjellje natribani”- njofton policia.

Policia ka arrestuar në flagrancë 6 autorë, shtetasit:

1- Eduart Grabova, 39 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe.

2- Redjan Hasanaj, 28 vjeç, banues në Vlorë.

3- Napolon Arshiaj, 27 vjeç, banues në fshatin Lepenicë.

4- Ilir Qejvani, 24 vjeç, banues në Vlorë.

5- Jani Bajramaj, 24 vjeç, banues në fshatin Lukovë.

6- Eduart Abazi, 49 vjeç, banues në Vlorë.

Si u arrestuan 

Katër personat e parë (Grabova, Arshiaj, Hasanaj dhe Qejvani), u arrestuan nga Policia në momentin kur tentuan të ngarkonin lëndën narkotike në gomone, në vendin e quajtur “Hunda e plakut”, vend në të cilin kishin transportuar pakot me lëndë narkotike nëpërmjet dy automjeteve Benz me targë AA 252 DK dhe Toyota me targë AA 354 MK, shkruan panorama.

Mjeti lundrues u largua menjëherë sapo ndjeu ndërhyrjen e forcave të policisë nga toka dhe në tentativë për t’i shpëtuar ndjekjes, por u bllokua nga Policia Kufitare dhe GdF pak minuta më vonë në Gjirin e Portonovës, Zvernec.

Mjeti lundrues, ka përmasat prej rreth 6 m gjatësi, 2.4 m gjerësi dhe me 1 motor 75 CC. Mbi bazën e këtij operacioni, gjatë ndjekjes së vazhdueshme të bashkëpunëtorëve të kësaj lënde narkotike, Policia ka bërë të mundur kapjen e pilotit të gomones dhe ndihmësit të tij (Bajramaj dhe Abazi), të cilët u arrestuan pas 8 orë ndjekjesh në pyllin e fshatit Pish Poro.

Vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë të implikuar dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Next Post
Kimiopreparatet, këtë vit buxheti parashikon 100 milionë lekë

Kimiopreparatet, këtë vit buxheti parashikon 100 milionë lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtyhet “Gërdeci”, kush janë dy dëshmitarët, që refuzuan të flasin para gjykatës

Masakra e Gërdecit, sot 18 vite pa drejtësi: Asnjë i dënuar për vrasje dhe një gjyq pa fund për Mediun

March 15, 2026
Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In