• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET/ Si u kalua kamioni me 1.1 ton kanabis në Kakavijë me ndihmën e doganierëve dhe policëve

by A R
26/04/2017 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria për Krime të Rënda ka siguruar të dhëna të mjaftueshme hetimore, në bazë të të cilave rezulton se punonjës të Policisë dhe të doganës në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës kanë krijuar lehtësitë e nevojshme që një kamion me rreth 1.1 ton kanabis të kalojë në Greqi, në datën 17 shkurt.

Hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda nisi, fillimisht, në bazë të informacionit mediatik për zbulimin e këtij kamioni nga ana e autoriteteve greke dhe, më tej, nga referimi i Policisë së Shtetit. Në bazë të të dhënave hetimore rezulton se:

Në dt. 17.02.2017, në një kamion me targa dhe drejtues shqiptar, është zbuluar nga ana e autoriteteve doganore në pjesën greke të Kakavijës, një sasi prej rreth 1117 kg lëndë narkotike, e dyshuar kanabis sattiva.

Shoferi i mjetit, i cili sapo kishte kaluar në Doganën dhe Pikën e Kalimit Kufitar shqiptar është larguar menjëherë nga mjeti, sapo ka konstatuar se policia greke kishte zbuluar lëndën narkotike, e cila gjendej në pjesën e përparme të karrocerisë. Prej atij momenti, shoferi është larguar dhe nuk është gjetur nga ana e autoriteteve greke, të cilat kanë nisur hetimet për llogari të tyre.

Pas këtij informacioni, Prokuroria për Krime të Rënda zhvilloi hetimet, nga ku rezultoi se punonjësit policorë dhe doganorë, të cilët kishin plotësuar formularët e kontrollit për këtë kamion, në fakt nuk kanë realizuar asnjë kontroll.

Më konkretisht;

– Ky kamion nuk i është nënshtruar kontrollit me skaner. Nga ky kontroll do të ishte evidentuar ngarkesa me lëndë narkotike e vendosur në një hapësirë të parapërgaditur në pjesën e përparme të karocerisë së kamionit, pasi ishte një sasi e konsiderueshme.

– Kamioni nuk është peshuar në peshoren që gjendet në Doganën Kakavijë. Nëse do të ishte vendosur në peshore do të dilte një peshë prej 1 ton e 147 kg dhe 423 gram më shumë sesa pesha e kamionit në dokumentat e tij.

– Nuk është matur gjatësia e jashtme e karrocerisë së kamionit me hapësirën e brendshme. Diferenca midis dy gjatësive do të ishte e mjaftuashme për të kuptuar se në karoceri ka ndërhyrje.

– Nuk është bërë kontrolli me qenin antidrogë që është i destinuar për kontrolle të tilla. Në rast se qeni antidrogë do të ishte afruar kamionit apo të ishte futur brenda tij, nisur nga era karakteristike që ka lënda narkotike e llojit “cannabis sattiva” dhe sasi e konsiderueshme që ishte fshehur në kamion, me siguri rezultatet do të ishin pozitive.

– Nuk është vlerësuar fakti se ky shtetas në mënyrë të përsëritur i është nënshtruar kontrollit në kufi së bashku me kamionin që drejtonte mbi dyshimet se merret me aktivitet të kundraligjshëm.

Për këto arsye, në bazë të hetimeve të deritanishme, Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, e miratuar nga Gjykata për Krime të Rënda, për disa persona, të dyshuar për veprën penale të “Trafikut të narkotikëve”, në bashkëpunim. 

Masat e sigurimit janë ekzekutuar nga ana e efektivëve të Shërbimit për Çështje të Brendshme dhe Ankesa në Ministrinë e Brendshme, si edhe nga Policia e Shtetit, për 3 nga të dyshuarit, ndërsa për dy të tjerë nuk është bërë i mundur arrestimi dhe janë shpallur në kërkim, si më poshtë:

1.Ylli Rustemi, doganier pranë Doganës Kakavi, Gjirokastër, arrestuar

2.Vladimir Skrapalliu, inspektor policie pranë Pikës së Kalimit Kufitarë Kakavi, arrestuar

3.Blerim Mëhilli, inspektor policie pranë Pikës së Kalimit Kufitarë Kakavi, arrestuar.

3.Klement Budo, inspektor policie pranë Pikës së Kalimit Kufitar Kakavi, shpallur në kërkim

5.Qamil Muçaj, banor i fshatit Hekal, Fier, pronari dhe shoferi i kamionit, shpallur në kërkim

/Java/a.m.

Next Post
Iluzion Optik? Jo! Këto FOTO të pabesueshme janë REALE!

Iluzion Optik? Jo! Këto FOTO të pabesueshme janë REALE!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In