• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET/ Si u grabit çanta me lekë në makinën e Safet Gjicit

by A R
04/11/2016 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Persona ende të paidentifikuar i thyejnë xhamin e makinës dhe i vjedhin çantën me para Presidentit të ekipit të Kukësit, Safet Gjici. Ngjarja ndodhi të mërkurën, kur makina tip “Toyota” e Gjicit ishte e parkuar para një lokali në Rrugën e Kavajës, në Tiranë.

Në momentin që ka ndodhur vjedhja, vetë Gjici ndodhej në lokal bashkë me shoferin e tij, Rrahman Lushi. Kur kanë dalë nga aty dhe kanë hipur në makinë, kanë konstatuar thyerjen e njërit xham, raporton “Panorama”.

Ndërsa brenda kanë parë që ishte vjedhur një çantë brenda së cilës ndodheshin rreth 200 mijë lekë të rinj, një celular, karta e identitetit dhe një kartë banke.

Ngjarja është denoncuar menjëherë në Komisariatin nr.3 nga shoferi i Gjicit, i cili kishte në përdorim makinën.

Oficerët e Policisë kanë nisur menjëherë hetimet duke filluar me këqyrjen e automjetit të dëmtuar, ku kishte ndodhur vjedhja.

Burimet thanë se nga verifikimet nuk janë konstatuar shenja gishtash të autorëve, që mund të ndihmonte me identifikimin e tyre edhe pse ende nuk dihet nëse ka qenë një person i vetëm apo më shumë.

Ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë së lokalit para të cilit ishte parkuar automjeti i Gjicit, të cilat po verifikohen në Komisariatin nr.3, për të zbuluar identitetin e të dyshuarit.

VJEDHJA

Policia e Tiranës tha se, mesditën e së mërkurës, është paraqitur për të bërë kallëzim në Komisariatin nr.3 shtetasi Rrahman Lushi, 33 vjeç, i cili është shoferi personal i Presidentit të Kukësit, Safet Gjici.

Në kallëzimin e tij, Lushi ka treguar se makinës që ka në përdorim, tip “Toyota”, me targë AA 100 LA, i është thyer xhami dhe janë vjedhur paratë e disa sende personale të shefit të tij, që ndodheshin në kroskotin e mjetit.

Ai ka treguar se në momentin që ka ndodhur vjedhja, makina ka qenë e parkuar, para një lokali te Rruga e Kavajës. Në procesverbalin e firmosur në Polici nga shtetasi Rrahman Lushi, deklarohet se në makinë është vjedhur një çantë, brenda së cilës kishte 200 mijë lekë të rinj, një celular, një kartë identiteti dhe një kartë banke, të gjitha në pronësi të 44-vjeçarit Safet Gjici.

“Shtetasi Rr.L., 33 vjeç, banues në Tiranë, kallëzon se në Rrugën e Kavajës, pranë një skare, në mjetin tip ‘Toyota’, i kanë vjedhur një çantë me një sasi lekësh, një celular, dhe dokumente të shtetasit S.Gj., 44 vjeç, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit”, tha dje Policia e kryeqytetit./Panorama/a.m.

Next Post
Zbulimi i shekullit/ Shumë pranë krijimit të kurës kundër HIV-AIDS

Zbulimi i shekullit/ Shumë pranë krijimit të kurës kundër HIV-AIDS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenca: Prioritet është siguria e qytetarëve shqiptarë! Po ndjekim të gjitha zhvillimet

Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenca: Prioritet është siguria e qytetarëve shqiptarë! Po ndjekim të gjitha zhvillimet

March 10, 2026
Tragjike në Fier, humb jetën një person, e zuri poshtë zetori që rregullonte

FOTO / Plagosja e shtetasit turk në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

March 10, 2026
Merr zyrtarisht detyrën, Klodjan Braho: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale, ja ku do e kem fokusin!

Raporti i SPAK, Braho: Do ndiqen penalisht të gjithë zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën!

March 10, 2026
Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

March 10, 2026
Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

March 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Mars 2026

March 10, 2026
Cilët do të jenë deputetët e ardhshëm? Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë në Parlament

Sulm kibernetik ndaj Kuvendit, “Homeland Justice”: Kemi në duar bisedat e të korruptuarve

March 10, 2026
NASA publikon foto të fenomenit të mahnitshëm, stuhia që zhvillohet në hapësirë ​​dhe dallohet vetëm nga ISS

NASA publikon foto të fenomenit të mahnitshëm, stuhia që zhvillohet në hapësirë ​​dhe dallohet vetëm nga ISS

March 10, 2026

Për kë votuan më 11 maj të zhgënjyerit e sotëm?

March 10, 2026
Ushtronin prostitucion në një banesë me qira, prangosen dy rumunet

Ushtronin prostitucion në një banesë me qira, prangosen dy rumunet

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In