• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET/ Si u grabit banka 6 minuta pasi kishte rënë alarmi

by A R
09/08/2016 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngjan si e kopjuar nga një skenar filmi super grabitja e 19 milionë lekëve në një bankë të nivelit të dytë. Të paktën kjo është dinamika që tregojnë kamerat e sigurisë të sekuestruara nga Prokuroria e Tiranës.

Një burim nga grupi hetimor shpjegoi për Top Channel se veprimet e dy grabitësve janë kryer gjatë datave 5 dhe 6 gusht. Kamerat tregojnë se fillimisht një person i maskuar shfaqet në objektin ngjitur bankës që dikur përdorej si lokal nate dhe së pari është ndryshuar brava  e këtij biznesi.

Në ambientin e brendshëm të ish-lokalit nuk ka kamera të instaluara thanë burimet e për këtë referuar këqyrjes konstatohet se fillimisht  grabitësit kanë hapur një tunel të vogël, por pasi kanë hasur në beton kanë rinisur hapjen e një tuneli tjetër të gjerë sa për të hyrë trupi i njeriut.

Një person i maskuar shfaqet duke hapur një tunel tjetër që të çon tek kasaforta e bankës, thonë burimet dhe veprimi i fundit i tyre është kryer në datën 6 gusht ku nga ora 23:13 deri në orën 23:19 minuta është kryer edhe boshtisja e kasafortës me 19 milionë lekë, të cilat ishin në valutë kryesisht dollarë dhe euro.

Prokuroria thotë se duke qenë se dhoma e kasafortës ka sistem sensorësh të instaluar, përveç kamerave, nga goditjet për hapjen e tunelit në dy raste, zyrtarët e bankës janë njoftuar në telefon se diçka po ndodhte.

Alarmi i parë ka mbërritur rreth orës 20:00 të mbrëmjes të së premtes në telefonin e drejtorit të bankës, tek shefi i sigurisë dhe te shoqëria që ruante objektin.

Kamerat tregojnë që ata shkuan në bankë dhe pasi këqyrin vendin dhe nuk konstatojnë asgjë largohen. Alarmi i sensorëve ribie në telefonat e tyre edhe mbrëmjen e të shtunës dhe sërish ata rikthehen në vendngjarje pa zbuluar asgjë.

Burimet thanë se mosveprimet e Luigj Gjonajt, drejtor i Bankës dhe shefit të sigurisë, Florian Skarra i dyshon ata për shpërdorim detyre e për këtë arsye ata janë arrestuar.

Në vendngjarje Prokuroria pohon se ka sekuestruar kriko, tuba metalike, fishekë brave të thyer, bidonë uji dhe bishta cigaresh që të gjitha të këqyrura dhe të dërguara për ekspertim gjurmësh në laboratorin e kriminalistikës.

Ndërkohë, një burim i besuar i Top Channel tha se ka hije dyshimi mbi dy persona, 33 dhe 28 vjeç, identitetet e të cilëve  posedohen nga Top Channel, por nuk mund të bëhen publike për shkaqe hetimore.

Të dy këta persona janë kontigjentë në fushën e grabitjeve dhe njihen si specialistë në vjedhjet e kasafortave.

Next Post

Karikatura e ditës, tallet me Higuainin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti/ Fundjava nis me vranësira, ja parashikimi

Mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

February 17, 2026
Kosova feston sot 18-vjetorin e Pavarësisë! Nga ngritja e flamurit te seanca solemne, agjenda e aktiviteteve

Kosova feston sot 18-vjetorin e Pavarësisë! Nga ngritja e flamurit te seanca solemne, agjenda e aktiviteteve

February 17, 2026
KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In