• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET/ Si u ekzekutua natën në pritë ish-kryeplaku

by Java News
10/10/2018 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeplaku që mbeti i vdekur mbrëmë në një atentat, u ekzekutua 100 metra larg shtëpisë. Ngjarja dyshohet për shkak të përfshirjes në një konflikt pronësie. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë vonë në fshatin Shegas të Lushnjës. Viktimë ka mbetur Qemal Alla, me profesion fermer dhe pronar i një dyqani fidanishteje. 48-vjeçarit i kanë bërë pritë dy persona ende të paidentifikuar, me breshëri kallashnikovi, vetëm pak metra larg banesës duke e lënë të vdekur.

Policia bëri të ditur se viktima ka qenë i vetëm teksa po kthehej në banesë me makinë, kur u qëllua me disa plumba nga një distancë e afërt dhe ka marrë dëmtime në pjesën e fytyrës. Krismat kanë vënë në alarm familjarët, por edhe fqinj të tij, të cilët kanë dalë menjëherë dhe e kanë gjetur 48-vjeçarin të vrarë brenda në makinë.

“Rreth orës 21:45, në fshatin Shegas, Lushnjë, duke udhëtuar me mjetin e tij, rreth 100 m para se të mbërrinte te banesa, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Q.H, 48 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen. Shtetasi Q.H ishte fermer dhe nuk njihet si person me precedent kriminal. Ekspertë të Hetimit të Krimit po hetojnë mbi shkakun dhe zbardhjen e rrethanave ende të paqarta”, bëri të ditur mbrëmë Policia e Shtetit.

Mësohet se në ndihmë të grupit hetimor kanë shkuar një grup ekspertësh të Hetimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Menjëherë pas krimit të rëndë, në vendngjarje mbërritën forca të shumta Policie nga Komisariati i Lushnjës, Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe FNSH Fier.

Ata vendosën pika të shumta kontrolli dhe krehën zonën për kapjen e dy autorëve. Por, deri në orët e vona, nuk kishte asnjë person të ndaluar si të dyshuar. Grupi hetimor dyshon se vrasja mund të ketë lidhje me detyrën e tij si kryeplak, që ka mbajtur para 10 vitesh, kur edhe është përfshirë në zgjidhjen e disa konflikteve pronësie mes fermerëve.

Por, nga ana tjetër, nuk përjashtohet mundësia që ekzekutimi të ketë lidhje dhe me dyqanin e fidanishtes dhe mund të jetë vrarë për shkak të konkurrencës.

Policia ka marrë në pyetje familjarë të viktimës, por ata nuk kanë konfirmuar ndonjë konflikt, çka mund të orientonte Policinë drejt një piste që do t’i çonte edhe në identifikimi e autorëve. Policia bëri të ditur se të dyja pistat mbeten të hapura dhe njëkohësisht po hetohet për ndonjë konflikt që mund të ketë pasur kohët e fundit 48-vjeçari. PANORAMA

ma.me

Next Post
Quhet Albert apo Arben? PD e kishte me nxitim shantazhin ndaj Xhafajt

Mbroni dhe “Babalen”, edhe “Babolen” që drejton PD-në, po mender prova a keni?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com