• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET/ Si u arrestua Delin Hajdaraj, forcat RENEA i trokitën në derë, ai ishte duke parë televizor dhe…

by Java News
22/01/2017 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arrestimi i ndodhur 48 orë më parë ku një aksion i policisë së Vlorës i mbështetur edhe nga forcat speciale RENEA ku u arrit të vihej në pranga i shumëkërkuari Delin Hajdaraj, është ndër ngjarjet e pakta që u arrit të finalizohej me sukses.

Sipas burimeve nga policia e Vlorës shtetasi Hajdaraj në ato moment kishte pak që kishte hyrë në banesën e tij e marrë që prej gushtit me qira.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se Delin Hajdaraj i cili prej katër vitesh qëndronte i fshehur kishte pak kohë që kishte rënë në gjurmët e policisë edhe pse ishte shpallur në kërkim që prej vrasjes së ndodhur në një nga plazhet private ne qytetin e Vlorës në 28 korrik të vitit 2013.

Burime nga policia e Vlorës bëjnë më dije se shtetasi i cili u arrit të vihej në pranga rreth orës 20:30 dy dite më parë në një prej banesave të tij në lagjen shtatë pallatet në zonën e Ujit të Ftohtë ka qenë e vështirë vënia në pranga e tij pasi sipas hetimeve dhe informacioneve të marra Hajdaraj kishte tre banesa që prej muajit gusht dhe që i ndërronte ato shpesh për t’iu shmangur ndonjë arrestimi të mundshëm.

Por një burim tjetër nga grupi hetimor u shpreh se arsyeja e vonesës së arrestimit dhe vështirësia qëndron në faktin se Hajdaraj sipas edhe informacioneve, ndërronte shpesh herë shtëpi dhe vetëm që nga gushti kishte marrë tre banesa të tjera që i përdorte, ndërkohë që më parë mund të ketë përdorur banesa të tjera në qytet.

Po i njëjti burim u shpreh se Hajdaraj është ndihmuar edhe nga shokët për marrjen e shtëpisë, ose nuk ka përdorur karta identitetit për marrjen e banesave çka e vështirësonte identifikimin dhe vënien në pranga të tij.

Sipas grupit hetimor këto janë konkluzione të nxjerra nga hetimet pasi Delin Hajdaraj nuk rezulton të këtë asnjë dalje jashtë kufijve të Shqipërisë pasi emri i tij ishte shpërndarë nëpër kufijtë dhe në momentin që do përpiqej të largohej nga shteti shqiptar, menjëherë do vihej nën prangat e policisë.

Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje Delin Hajdaraj ka shfaqur shenja nervozizmi. Sipas grupit hetimor, dëshmia e tij pritet të vërtetohet edhe nëpërmjet hetimeve pasi marrja në pyetje dhe sjellja e Hajdaraj lë hije dyshimi për dëshminë e tij.

Sipas informacioneve, rënia në gjurmët e Delin Hajdaraj ka ardhur si pasojë e informacioneve nga Agjencitë e Shtetit, ndërsa mësohet se personi në fjalë lëvizte vetëm, natën dhe gjithmonë përpiqej të fshihej.

Po sipas të njëjta burimeve, gjithmonë ishte dikush që e priste me makinë ose që Hajdarajn gjithmonë e priste një makinë para se ky të hipte.

Kjo shtoi dyshime te grupi hetimor se personi në fjalë fshihej nga diçka.

Ka qenë pikërisht kjo arsyeja Delin Hajdaraj u vu nën survejim prej disa kohe nga policia e Vlorës dhe pas kësaj u arrit të identifikohej si personi që kishte kryer vrasjen në 2013.

Gjatë aksionit, fillimisht Hajdaraj u fut në shtëpi ku dhe jetonte dhe pas pak është realizuar ndërhyrja e policisë.

Në momentin e arrestimit, Delini ka qenë duke parë televizor dhe kanë qenë forcat speciale që i kanë trokitur në banesë.

Sipas burimeve Hajdaraj ka qenë i papërgatitur ose ka pritur dikë tjetër çka e hapi derën pa pyetur se cili ishte.

Në momentin e parë sapo ka hapur derën kanë qenë ndërhyrja e Forcave Special të cilët e vunë menjëherë në pranga.

Hajdaraj nuk ka thënë asnjë fjalë gjatë arrestimit, ndërkohë gjatë kontrollit të banesave të tjera pikërisht në banesën ku dikur ka jetuar me familjen në zonën e plazhit të vjetër, i është gjetur edhe pistoleta me silenciator e fshehur.

Ndërkohë që Hajdaraj ka edhe një banesë tjetër në zonën e Ujit të Ftohtë afër me banesën ku u arrestua dhe mendohet se ka edhe një banesë tjetër me qira brenda në qytet ku i përdorte për tu fshehur.

Gjatë marrjes në pyetje Delin Hajdaraj ka shprehur se familjen e ka larguar jashtë pas ngjarjes ku i mori jetën tre personave nga frika e ndonjë hakmarrje të mundshme. Përkatësisht vëllain në Bruksel dhe mamanë tek të afërmit e tjerë.

Sipas informacioneve zyrtare Hajdaraj para ngjarjes ka rezultuar të ketë pasur hyrje-dalje në Zvicër, Itali dhe shtete të tjera çka hedhin hije dyshimi së pikërisht e dashura e tij spanjolle e cila ishte edhe një ndër personat që e ndihmonte me lekë, të jetë e njohur e vjetër e Hajdarajt.

Sa i takon rrjeteve sociale ku rezulton se Delini nuk ka lënë asnjë gjurmë, ai ka sqaruar se ka përdorur disa adresa të ndryshme me emra të rreme me të cilat bisedonte me të afërmit, njëkohësisht burime nga policia flasin për përdorim të ndryshëm numrash çka Hajdaraj përdorte për të mos rënë në gjurmë.

I pyetur pse nuk i ishte dorëzuar në Polici pas ngjarjes së rëndë, ai tha se e kishte zënë paniku, ishte ndjerë i frikësuar dhe nuk besonte te gjykatat.

“Madje edhe kur rrija mbyllur në shtëpi, kam qenë pothuajse njësoj si në burg. Nuk doja të dorëzohesha sepse me këto gjyqtarë që kemi ne, të korruptuar, kisha frike se do më merrnin në qafë akoma më shumë, ndaj nuk e bëra. Tërë kohën kam ndenjur mbyllur nëpër këto banesat të cilat i mbaja me qira”, ka thënë ai ndërsa nuk ka treguar emrat e pronarëve të tyre.

Ndërkohë, sipas burimeve nga grupi hetimor, mësohet po vazhdojnë hetimet për identifikimin e miqve dhe shokëve të cilët e kane ndihmuar 26 vjeçarin të lëviztë dhe të fshihej gjatë këtyre viteve.

Ndërsa për pronarët e banesave ende nuk janë identifikuar pasi Hajdaraj nuk ka përdorur asnjë emër madje është shprehur se nuk njihte asnjë prej pronarëve.

“Ishte dikush që pronari dërgonte për të marrë lekët, por gjithmonë një i ndryshëm ndaj s’mbaj mënd asnjë person“, ka thënë Hajdaraj. /report tv/a.k

Next Post
Tiranë, vdekja e 30 vjeçares në ashensor, hetimet në ngërç

Tiranë, vdekja e 30 vjeçares në ashensor, hetimet në ngërç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In