• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detajet/ Ryshfeti 18 mijë euro tek prokurori, ndërtuesit i erdhën paratë nga Franca

by Aalison Pearse Stevens
29/09/2016 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paratë e sekuestruara nga prokurori Ardian Braho për të cilat u kërkuan 18 mijë euro ryshfet për t’u zhbllokuar në favor të biznesmenit të ndërtimit, rezultojnë të kenë ardhur nga Franca.

Repor Tv zbardh detajet e transaksionit ku rezulton se në Gusht të 2014 në llogarinë e biznesmenit G.M me origjinë nga Dibra dhe ndërtues në Itali, kanë ardhur 150 mijë euro.

Sapo paratë kanë mbërritur në Shqipëri, Drejtoria e Pastrimit të Parave ka dyshuar se bëhet fjalë për pastrim parash dhe kanë nxjerrë menjëherë një urdhër sekuestro preventive.

Ky urdhër i është referuar prokurorisë së Tiranës e cila ka nisur hetimet, hetime të cilat kanë zgjatur për disa kohë.

Por ajo çka ka ndodhur në Prokurori rezulton se në favor të biznesmenit G.M llogaria është lënë e lirë dhe materialet e referuara i janë kthyer sërish pas policisë së Tiranës.

Por si nis e gjithë historia? Denoncuesit i kanë transferuar me bankë nga jashtë shtetit drejt Shqipërisë 120 mijë euro. Pas një indicie nga Krimi Ekonomik kjo shumë iu bllokua. Dhe për të marrë atë që i takonte, pasi me dokumente ai kishte vërtetuar se ishin “para të pastra”, iu desh të paguante plot 18 mijë euro për prokurorin.

Shuma e bllokuar po hetohej pikërisht nga Prokurori Braho dhe ky i fundit, sipas asaj që kuptohet nga video, ka kërkuar 18 mijë euro për të hequr bllokimin e transfertës.

Po sipas videos në fjalë, të transmetuar në emisionin investigativ, Braho, i merr lekët nëpërmjet oficerit të policisë gjyqësore, Fatos Lushi.

Ryshfeti
Rasti flagrant i korrupsionit është zbuluar pas një video të publikuar nga emisioni investigativ “Stop”, ku prokurori Ardian Braho, përmes Oficerit të Policisë Gjyqësore, Fatos Lushi, merr shumën e 18 mijë euro, për të hequr urdhrin e bllokimit të një transferte bankare në shumën 120 mijë euro.

Denoncuesit i kanë transferuar me bankë nga jashtë shtetit drejt Shqipërisë 120 mijë euro. Pas një indicie nga Krimi Ekonomik kjo shumë iu bllokua. Dhe për të marrë atë që i takonte, pasi me dokumente ai kishte vërtetuar se ishin “para të pastra”, iu desh të paguante plot 18 mijë euro për prokurorin.

Shuma e bllokuar po hetohej pikërisht nga Prokurori Braho dhe ky i fundit, sipas asaj që kuptohet nga video, ka kërkuar 18 mijë euro për të hequr bllokimin e transfertës.

Po sipas videos në fjalë, të transmetuar në emisionin investigativ, Braho, i merr lekët nëpërmjet oficerit të policisë gjyqësore, Fatos Lushi.

Pezullohet prokurori, arrestohet oficeri
Menjehere pas ngjarjes, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka urdhëruar pezullimin nga detyra të prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Ardian Braho, që kishte nën hetim një rast, për të cilin oficeri i Policisë Gjyqësore, Fatos Lushi, shfaqet në pamje televizive duke marrë shumën prej 18 000 eurove nga një qytetar që kishte një çështje në hetim pranë Prokurorisë së Tiranës.
Ndërkohë, vetëm pak minuta pasi u shpall në kërkim, oficeri i Policisë Gjyqësore i cili edhe mori paratë e korrupsionit, Fatos Lushi, është dorëzuar në Policinë e Tiranës rreth orës 22:40 minuta. /a.k

Next Post
Aksidenti i frikshëm! Makina përplas policin, fluturon dhe rrotullohet 4 herë në ajër (VIDEO)

Aksidenti i frikshëm! Makina përplas policin, fluturon dhe rrotullohet 4 herë në ajër (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In