Ornela Canaj, vajza Mbarimes dhe motra e Alda Canajt kërkoi azil politik, kur mbërriti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo tregoi me detaje historinë e përndjekjes nga Marjan Rroku, një dëshmi tronditëse e rrëfyer para autoriteteve amerikane, për t’i bindur që t’i aprovonin azilin. Më poshtë pjesa e parë e dëshmisë e botuar sot në Gazeta Shqiptare…
Pjesa e parë e dosjes
1. Emri im është Ornela Canaj dhe jam lindur më 29 prill të vitit 1980 në Greshicë të rrethit të Mallakastrës në Shqipëri. Unë jam shtetase shqiptare, duke kërkuar strehim politik në Shtetet e bashkuara, bazuar në lidhje fetare, grup shoqëror dhe opinion politik. Unë po aplikoj gjithashtu, për ndalimin e deportimit bazuar në Konventën Kundër Torturave.
2. Në shtator të vitit 1998 u vendosa në Tiranë të Shqipërisë të vazhdoj Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës. Unë gjithashtu punoja si përkthyese për një gazetar dhe si mësuese e Gjuhës Gjermane. Në shtator të vitit 1999 motra ime e vogël, Alda u vendos në Tiranë të fillonte vitin e parë të shkollës së mesme e jetonim së bashku në fjetoren e qytetit “Studenti”.
3. Nën regjimin komunist në Shqipëri, feja ishte e paligjshme dhe anëtarët e Partisë Socialiste, përgjithësisht nuk besonin në Zot. Sidoqoftë, pas rrëzimit të komunizmit, erdhën shumë misionarë amerikanë protestantë. Unë fillova të ndiqja shërbimet fetare të dielave në shkollë të mesme dhe vazhdova edhe në shkollë të lartë. Pasi motra ime u vendos në Tiranë, ajo shkonte në kishë gjithashtu. Ne, gjithashtu shkonim për të studiuar biblën të enjteve pasdite. Në mars të vitit 2000, një nga shoqet tona na prezantoi neve te një djalë në studimet e Biblës, i quajtur Marjan Rroku. Ai na tha se punonte për një kompani amerikane dhe e pasqyronte veten si fetar dhe demokrat. Isha pak e çuditur, pasi nuk e kisha parë në takimet e Partisë Demokratike. Marjani gjithashtu na prezantoi mua dhe motrën time me dy shokët e tij të punës, Skerdi Ymeri dhe Sulejman Xhetani. Pas disa shoqërimeve të zakonshme në kishë dhe jashtë saj me shokët tanë, unë dhe motra ime filluam ta konsiderojmë si shokë.
4. Unë rrallë e pashë Marjanin jashtë kishës pasi isha shumë e zënë. Unë shkoja në shkollë dhe punë në të njëjtën kohë. Unë, gjithashtu isha anëtare e Partisë Demokratike. Në shkollë të mesme, politika nuk më ka interesuar, por në shkollë të lartë interesat e mija ndryshuan. Edhe pse babi im merrte pjesë në Partinë Republikane, e cila praktikisht ishte e njëjtë me Partinë Demokratike, unë isha më e tërhequr tek Partia e madhe Demokratike. Kishte një prezencë më të madhe në korpus dhe të gjithë shokët e mi ishin pjesëtarë të saj. Motra ime, gjithashtu, ishte shumë e zënë atë pranverë, duke shkuar në shkollë dhe duke studiuar në bibliotekë. Ajo studionte për Italisht dhe ëndërronte të studionte për Juridik në Itali. Alda ishte shumë studente e mirë dhe e mbaroi vitin e parë me rezultate të shkëlqyera. Atë verë ne e kaluam në Greshicë, ku familja jonë jetonte.
5. Në shtator të 2000 ne u kthyem në Tiranë për shkollë. Alda gjithashtu pati një operacion në atë kohë dhe kaloi dy javë në shtrat. Më 29 tetor të vitit 2000, ajo u bë 16 vjeç. Rreth asaj kohe unë vura re se ajo kishte filluar të bie nga pesha, por ia dedikova operacionit. Më 23 nëntor të vitit 2000, kur u ktheva nga puna, e gjeta motrën time në shtrat me shenja dhe fytyrë të përgjakur. Pamja e saj më tmerronte. E pyeta se çfarë ndodhi dhe në fillim më tha se një i dehur e kishte rrahur. E pyeta nëse ia mbante mend fytyrën, por ajo më tha jo. Unë shkova në policinë e qytetit “Studenti” dhe e raportova incidentin dhe policët më thanë se do të fillonin kërkimin për të dehurin. Kur u ktheva, Alda po qante. E pyeta se si ishte puna dhe ajo më tregoi çdo gjë.
6. Ajo më tha se Marjani i kishte kërkuar asaj që në qershor të vitit 2000 të shkonte në Itali me të dhe të bëhej gruaja e tij. Ajo e kishte marrë me qeshje dhe i kishte thënë se ajo ishte vetëm 15 vjeçe dhe ai ishte 27. Ajo i kishte thënë se s’donte të martohej, por donte të shkonte në Itali vetëm për të studiuar. Alda, gjithashtu ishte vënë në dyshim nga ky propozim pasi trafikantët e skllaveve të seksit, shpesh u premtonin vajzave shqiptare punë dhe martesë në vendet e huaja dhe pasi vajzat largoheshin nga shtëpia, ata i detyronin të punonin si prostituta.
7. Në mes të tetorit të vitit 2000, Marjani shkoi tek shkolla e Aldës me një dokument identifikimi fals. Dokumenti fals e tregonte atë 16 vjeçe, megjithëse ajo s’i kishte mbushur akoma. Ai i tha asaj se po përgatiste një pasaportë false për Aldën, gjithashtu. Motra ime ishte tronditur shumë dhe i tha atij se ajo i kishte thënë jo propozimit të tij, përpara. Ai ia shtyu dokumentin fals në dorën e saj dhe nxori pistoletën. Ai i tha asaj se gjërat do të bëheshin siç thoshte ai, përndryshe do ta vriste. Ai e kishte kërcënuar atë se po të më thoshte mua rreth situatës, ai do të më vriste mua. Pas këtij konfrontimi, motra ime u frikësua shumë dhe filloi të binte nga pesha.
8. Motra ime, gjithashtu mësoi se Marjani dhe dy shokët e tij, Skerdi Ymeri dhe Sulejman Xhetani, ishin oficerë të shërbimit sekret shqiptar në Shërbimin Informativ Shtetëror (i njohur si SHISH apo SHIK). SHISH-i ishte i ngjashëm me KGB-në në Bashkimin Sovjetik të mëparshëm. Në kundërshtim me çfarë tre djemtë na kishin thënë mua dhe motrës sime, ata ishin anëtarë të Partisë Socialiste dhe trafikantë njerëzish. Ato i kërkonin viktimat e tyre në kishë, pasi mendonin se në qoftë se vajzat e reja u besojnë misionarëve historitë me Zotin dhe Perëndinë ato shumë thjesht do t’u besonin gënjeshtrave të oficerëve të shërbimit sekret. Motra ime ishte ekzakt e profilit që Marjani dhe shokët e tij kërkonin. Ajo shkonte në kishë, ishte e re dhe me paraqitje të mirë dhe s’kishte asnjë vëlla. Në mbështetje, babai ynë ishte kandidat për Partinë Republikane më Mallakastër për parlament dhe unë isha anëtare e Partisë Demokratike.
9. Në nëntor të vitit 2000, Marjani e takoi motrën time në rrugën e saj për në shkollë. Ai i tha asaj se ai mund të bënte çfarë të donte pasi ai ishte “i rëndësishëm” në SHISH dhe nip i shefit. Marjani pretendonte se askush s’bënte asgjë kundër tij. Ai i kishte thënë Aldës se kishte tri ditë të përgatitej të largohej nga Shqipëria.
10. Atë ditë e gjeta duke qarë në dhomën tonë, ishte dita e tretë. Atë pasdite ai kishte ardhur në bibliotekë ku ajo po studionte, por ajo me shumë zhurmë po refuzonte të shkonte me të. Ai i dha saj një patentë shoferi false dhe e shkelmoi pa mëshirë, dhe qëlloi me pistoletë në tavanin e bibliotekës. Pastaj, Marjani e mori motrën time tek apartamenti i tij, me pistoletë dhe një sahat në tavolinë i dha tetë minuta të pranonte të shkonte në Itali. Motra ime ishte tmerruar dhe i tha Marjanit se nevojitej më shumë kohë që të vendoste. Ai e la të largohej, por e kërcënoi se po të më tregonte mua, ai do të më vriste mua. Marjani e këshilloi atë që të thoshte se një i dehur e kishte rrahur.
11. Pasi më tregoi çdo gjë, motra ime ishte shumë e frikësuar, por unë ia mbusha mendjen se ishte e nevojshme që të raportonim në polici abuzimet e Marjanit.
Ne shkuam në policinë e qytetit “Studenti” në orën nëntë të darkës, por polici i shërbimit na tha të ktheheshim të nesërmen dhe të raportonim. Të nesërmen në mëngjes unë dhe motra ime, të shoqëruara nga policja e qytetit “Studenti” e quajtur V, shkuam te stacioni i policisë që të raportonim kërcënimet e Marjanit. Unë dhe motra ime plotësuam një raport me oficerin kryesor me detyrën e raporteve I.H. Oficeri I.H na siguroi ne se policia do ta arrestonte Marjanin, pasi ishin bërë shumë prova kundër tij. Marjani, gjithashtu kishte kryer disa krime në ndjekje të motrës sime, duke përfshirë dhunë ndaj të miturit, përdorje e armës në ambiente publike, falsifikim dokumentesh dhe përpjekje për trafikim njerëzish.
12. Pasi i dhamë raportin dhe evidencat oficer Hoxhës, një police na shoqëroi ne te spitali “Nënë Tereza” në Tiranë për një ekzaminim të motrës sime. Në Shqipëri një mjek ligjor dhe jo doktor i shkruan raportet për rrahjet fizike. Mjeku ligjor shkroi një raport që thoshte se motra ime ka përjetuar trauma në fytyrë dhe trup. Ai e çoi raportin te stacioni i policisë të përfshihej në raportin që kishim plotësuar përpara atë ditë.
13. Unë dhe motra ime u kthyem në qytetin “Studenti” që të ndjeheshim më të qeta. Të nesërmen mora pushim që të kujdesesha për motrën time. Rreth mesditës më thanë që dikush donte më të shikonte në korridor të godinës sonë. Kur shkova poshtë, u befasova kur shikova Marjanin dhe dy shokët e tij S.Y dhe S.Xh. Marjani i irrituar po mbante një artikull gazete që raportonte se oficerët e SHISH ishin të përfshirë në trafik njerëzish. Ai më bërtiti mua në mes të qytetit “Studenti” se e kishte paralajmëruar motrën time që të mos më tregonte mua. Ai bërtiste se asgjë s’do t’i ndodhte atij, pasi ai ishte i paprekshëm. Ai ishte edhe krenar se megjithëse unë dhe motra ime e kishim raportuar në polici, askush s’e kishte dënuar atë. Policia as që ia kishte marrë pistoletën. Shokët e tij qeshnin me mua dhe më thanë se gazeta kishte raportuar aktivitetet e korrupsionin e oficerëve të shërbimit sekret, por askush s’i prekte, sepse ata ishin “shteti”. Më kujtohet ekzaktësisht se si ata të tre e shpjegonin situatën: Këtu është ligji i xhunglës. Më i forti fiton. Këtu shteti është më i fortë. Në këtë rast ti e kupton se kush është në krah të shtetit. Ne jemi shteti dhe djemtë e fortë të veriut. Do të ishte qesharake për dy vajza nga jugu nga një familje intelektuale dhe demokratike të bëjë ndonjë gjë kundër nesh!”. Pasi më bërtitën mua në mes të qytetit “Studenti”, para të gjithë studentëve, ata u larguan.
14. Desha të theksoj këtu se shqiptarët e veriut dhe të jugut kanë shumë ndryshime dhe shpesh kanë marrëdhënie antagoniste. Marjani dhe familja e tij janë nga veriu. Ndërsa familja ime është nga jugu.
Jugorët dhe veriorët kanë shumë ndryshime në paraqitje: veriorët janë më të fortë dhe më të gjatë. Të dyja grupet kanë dialekte të ndryshme. Shqiptarët janë ndarë nga lumi i Shkumbinit në dy grupe të mëdha dialektore; gegët në veri dhe toskët në jug. Gegët, të cilët përbëjnë rreth dy të tretat e shqiptarëve, martohen më pak me joshqiptarët sesa toskët, të cilat gjatë historisë kanë qenë objekt i sundimit dhe ndikimit të huaj. Në të kaluarën gegët kanë qenë të organizuar në klane dhe toskët në shoqëri gjysmë feudale, por komunizmi në përgjithësi i ka eliminuar të dyja llojet e organizatave. Toskët janë më të qetë se gegët, duke ndjekur rrugën e ligjit. Gegët e konsiderojnë veten mbi ligjin e shtetit. Ata ndjekin ligjet e Kanunit, që është një ligj zakoni i bazuar në nder. Kur nuk ndjekin Kanunin, ata e bëjnë ligjin me armë. Kanuni bazohet rreth nderit dhe detyron familjet të hakmerren për një krim, duke vrarë një mashkull nga familja e mashkullit. Gjakmarrja me Kanun vazhdon në hasmëri për dekada. Burrat në rrethet e veriut të Shqipërisë akoma e ndjekin Kanunin, që u lejon atyre të grabisin gratë që duan të martojnë.
15. Ky konfrontim na terrorizoi mua dhe motrën time. Ne thirrëm babain tonë të vinte në Tiranë e të na ndihmonte. Ai erdhi të nesërmen, por para se të vinte, ne kishim edhe një surprizë tjetër. Unë dhe motra ime u larguam nga godina në mëngjes dhe kur u kthyem në dhomën tonë, roja i godinës na tha se dikush po na kërkonte. Kur u kthyem në dhomën tonë, shefja e Kuadrit të SHISH, V.H, ishte aty. Ajo na “porositi” ne që të tërheqim raportin policor dhe sepse Marjan Rroku ishte njeri me pozita dhe me një karrierë të ndritshme dhe do të ishte shumë keq për ne që ta raportonim.
Pastaj ajo na urdhëroi që të pinim kafe me të. Rrugës për të kafeja ne thirrëm policen e qytetit “Studenti”, gjithashtu e quajtur Vera, që të na shoqëronte. Në kafe S.Xh po na priste ne. Ne të pestë pimë kafe dhe znj.H përsëriti dhe na tha mua dhe motrës sime që ta tërheqim raportin që kishim bërë me policinë.
16. Pasi znj.H u largua, ne pritëm babain tonë. Gjëja e parë që ai bëri pasi erdhi, na mori me motrën tek shtëpia e hallës sonë në Durrës, sepse Alda ishte në gjendje shoku. Ai e kaloi natën në Durrës me motrën dhe mëngjesin tjetër u kthye në Tiranë. Policja e qytetit “Studenti”, e cila ka na kishte shoqëruar mua dhe motrën time në polici para pak ditësh, na shoqëroi mua dhe babain te rajoni i policisë nr.1. U takuam me oficerin I.H dhe e pyetëm pse Marjani nuk ishte arrestuar. Ai u përgjigj se unë e motra kishim tërhequr raportin. Unë u trondita tek dëgjoja atë të gënjente aq shumë. Babai im i kërkoi të shikonte kërkesën për tërheqjen e raportit, por oficeri I.H s’kishte asgjë (me kusht që të tërheqsh një raport policie në Shqipëri, një njeri duhet të firmosë një raport që të shpjegojë qëllimin e tërheqjes). Të gjitha dokumentet dhe evidencat që unë dhe motra ime kishin sjellë në rajonin e policisë ditën përpara ishin zhdukur.
17. Babai e mori Aldën në shtëpinë tonë në Mallakastër për një periudhë të shkurtër që ta qetësonte dhe prindërit e mi mendonin që ta hiqnin atë nga Shkolla e Mesme e Gjuhëve të Huaja. Unë vazhdova studimet dhe punën në Tiranë, por jeta ishte e vështirë. Çdo ditë shikoja Marjanin dhe shokët e tij dhe ata bërtisnin, kërcënonin dhe më pështynin. Më datë 8 janar të 2001, prindërit e mi vendosën të zhvendoseshin në Tiranë. Familja jonë mori një shtëpi me qira aty dhe motra ime filloi shkollën përsëri.
18. Pas këtyre kërcënimeve, familja ime u bë shumë e kujdesshme. Ishte me të vërtetë një periudhë stresi. Çdo ditë familja jonë jetonte me frikë. Motra ime dhe unë ndërpremë shkuarjen në kishe dhe studimin e Biblës. Ne s’mund të dilnim jashtë, vetëm se kur ishte shumë e nevojshme, pasi Marjani dhe shokët e tij gjithmonë silleshin rrotull. Ai kurrë s’u lodh duke e bërë familjen tonë të vuaj. Mami im e shoqëronte Aldën çdo ditë nga shkolla në shtëpi dhe ato shpesh vinin duke qarë, pasi Marjani dhe shokët e tij i kërcënonin gjatë rrugës nga shkolla në shtëpi. Në janar 2001, mami po shoqëronte motrën time dhe Marjani goditi mamin në vend të Aldës, pasi mami u përpoq të mbronte Aldën. Ata u larguan me vrap dhe mami e raportoi këtë incident në rajonin e policisë nr.2. Alda dhe mami filluan të binin nga pesha nga ky stres. Kushëriri im e shoqëronte motrën time të vogël, D. dhe mua nga shtëpia në shkollë. Por kjo s’e pengoi Marjanin për të na kërcënuar ne. Në janar të 2001 unë bëra një raport police kundër Marjanit dhe shokut të tij, S.Xh., që më bërtitën në mes të rrugës dhe më kërcënuan se do ta vrisnin të gjithë familjen time.
19. Babai im po punonte me punonjësit e shtetit dhe policisë që ta sillnin Marjanin para drejtësisë.
Ai kërkoi ndihmën e çdo njeriu, duke përfshirë edhe ndihmën e shefit të SHISH, Fatos Klosit, rajonit të policisë dhe prokurorit të Tiranës. Ai shkroi letra duke shpjeguar situatën dhe u përpoq që të takohej me drejtuesit e lartë. Babai im hasi rezistencë të madhe dhe bëri shumë pak. Fakti që ishte anëtar i Partisë Republikane dhe Partia Socialiste ishte në pushtet, ndoshta ka ndikuar pa pasur sukses. Gjithashtu, asnjëri s’kishte guxim të qëndronte para Marjanit dhe familjes së tij.
20. Babai im e takoi Majranin dhe u përpoq që të sqarohej me të, por kjo nuk ndihmoi. Marjani vetëm sa i tha babait tim se askush nuk e prekte dot atë dhe kur Alda i tha ‘jo’ atij, ajo i tha ‘po’ vdekjes. Marjani gjithashtu kërcënoi babain tim duke i thënë se familja jonë më mirë të ketë kujdes. Në shkurt të vitit 2001 rreth orës 06:30 te “21 Dhjetori”, Marjani iu afrua babait tim. Babai i tha atij të qëndronte larg nga motra dhe familja, por ai nuk dëgjonte. Ai i dha babait një letër për motrën time dhe një kasetë me incizime të tija, ku thoshte fjalë të ndyra për motrën. Babai u zemërua, e grisi letrën dhe filloi të shkatërronte kasetën. Tek përpiqej të shkatërronte kasetën, Marjani e kafshoi babain tim. Xhaxhai im që ndodhej aty pranë dhe pa çdo gjë, plotësoi një raport policie duke përshkruar incidentin. Babai im plotësoi një raport tjetër në një rajon tjetër policie, kur Marjani e shkelmoi atë në një incident tjetër…