• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detajet/ Pronari i “Audi-t” jepte me qira për VIP-at; Seria e atentateve mes grupeve të Dalipajt e Çollakut

by A R
26/04/2017 08:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ervin Dalipaj,ish-shefi i sektorit të krimit ekonomik në Tiranë ka mundur ti fshihet hasmëve të tij dhe drejtësisë vetëm për 16 muaj, pasi dje ai është qëlluar me rreth 50 plumba automatiku, duke u lënë i vdekur brenda një automjeti luksoz.

Ish-oficeri i policisë që prej janarit 2016 ka qënë në kërkim policor si i dyshuar për vrasjen e Gazmend Çollakut në Durrës, por që Dalipaj se ka pranuar kurrë.

Por atë që nuk arriti ta bëjë policia,që të zbulonte dhe arrestonte Dalipaj, e kanë bërë anëtarët e një grupi tjetër rivalë të Dalipaj në Durrës, të cilët kanë identifikuar banesën ku ai strehohej në fshatin Sukth të Durrësit dhe pikërisht në këtë zonë ata kanë vendosur të kryejnë dhe ekzekutimin. Së bashku me Ervin Dalipaj në automjetin luksoz “AudiS8” udhëtonte dhe shtetasi Juxhin ose Xhulio Dauti nga Vlora.

Rezulton se ky i fundit në muajin Mars 2012 ka qëlluar me armë zjari ish-kampionin kombëtar të Bilardos, shtetasin Fatos Bani. Për këtë krim Dauti është arrestuar nga policia dhe është dënuar nga gjykata e shkallës së parë Vlorë, por më pas ka qënë gjykata e Apelit të këtij qyteti që ka vendosur pafajësi për Dautin.

Ky i fundit është liruar nga gjykata në vitin 2015, ndërkohë që gjatë kësaj kohe ishte transferuar me banim nga Vlora në Durrës, pas i ndruhej një hakmarje të mundshme të anëtarëve të familjes Bani.

Policia tha se të dy viktimat si Dalipaj dhe Dauti, kanë qënë në hasmëri për shkak të kryemevë që ishin implikuar.Nisur nga kjo situatë deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme,policia dhe prokuroria e Durrësit, nuk kanë qënë në gjëndje të përcaktojnë nëse autorët kanë pasur si bjektiv të hakmereshin vetëm ndaj Ervin Dalipaj apo ndaj Xhulio Dautin.

Sipas policisë të dy viktimat nuk e prisnin se do të qëlloheshin. Madje për koiçidencë vrasja e Dalipaj është bërë pikërisht në ditën kur në Gjykatën e Krimeve të Rënda, zhvillohej procesi gjyqësor kundër tij, për akuzën e “Rrëmbimit, torturimit dhe më pas vrasjen” e shtetasit Gazmend Çollaku.Pritet që në ditët në vijim akuzat kundër tij të pushohet nga prokuroria.

Autorët e këtij krimi kanë qënë të përsosur si në gjujte por edhe në marjen e informacionit, mbi vendodhjen e Ervin Dalipaj dhe Xhulio Dautit. Sipas policisë, autorët e krimit kanë qëndruar në ruajtje të banesës ku qëndronin dy personat.

Pasi ata kanë dalë nga banesa dhe hipur në automjetin luksoz,autorët i janë vënë nga pas.Burime policore thanë se fillimisht besohet se autoret i kanë parakaluar, për ti prerë rrugën duke ulur shpejtësinë, por mënjehërë Ervin Dalipaj që ndodhej në drejtimin e mjetit luksoz, ka parakaluar automjetin e zi.

Teksa është vënë paralelisht me të në rrugën dytësore të autostradës, prej makinës me ngjyrë të zezë kanë ardhur breshëri të gjata kallashnikovi, duke ekzekutuar Ervin Dalipaj dhe shukun e tij, shtetasin Juxhin Dauti.

Autorët mendohet se kanë qëlluar rreth dy karikatorë automatiku,ndërsa viktimat janë mbushur plot me plumba. Dy personat në makinë kanë humbur jetën menjëherë, ndërkohë mjeti ka dalë nga rruga kryesore duke u përplasu në kanalin buzë autostradës, dhe pas një rrotullimi ka mbetur në trashenë e rrugës.

Gjatë ekspertizës mjeko-ligjore, në murgun e qytetit të Durrësit u hoqen 12 plumba nga trupi i ish-efektivit të policisë Ervin Dalipaj. Për këtë vrasje të dyfishtë policia e Durrësit ende nuk ka bërë shoqërimin e autorëve të krimit.​
dalipaj
Skema si u vra Ervin Dalipaj dhe Dauti dje në Sukth

Njeriu që ka makinën “Audi S8”
Automjeti tip “Audi 8s” me targa “AA 111 OI” që u bë shoshë nga plumbat e kallashnikovit, nuk i përkiste ish-oficerit të policisë Ervin Dalipaj, por një personi tjetër.

Burime policore thanë se automjeti është në pronësi të shtetasit E.Hoxha, person ky që njihet për mbajtjen e makinave luksoze dhe të blindura në vend.

Shpesh here tek E.Hoxha, ka marrë me qërra makina të blindura edhe qeveria shqiptare, në rastet kur është dashur shoqërimi i delegacioneve të huaja.Mësohet se automjeti luksoz i sekuestruar tashmë si provë materiale, ishte marrë me qëra nga Dalipaj tek shtetasi E.Hoxha.

Një fakt të tillë e ka konfirmuar edhe vetë ai, ku gjatë marrjes në pyetje nga policia e Durrësit, ai ka pohuar se automjetin ja kishte lëshuar me qëra një personi tjetër, por nuk dinte se makina përdorej nga i kërkuari nga drejtësia Shqiptare, shtetasi Ervin Dalipaj. Sipas policisë, E.Hoxha, një vit më parë i kishte dhënë me qëra dhe një automnjet tip foristradë të blinduar, shtetasit tashmë të vrarë, Elton Çiçës.

Ky i fundit nga frika e hakmarjes dhe rënies në një atentat me armë, kishte marrë masa, duke u siguruar me një automjet të blinduar. Por në fakt vrasësit e qëlluan pikërisht ambjentet e një lokali në zonën e ish-bllokut dhe jo kur ndodhej brenda në makinë.

Ndryshe nga fuoristrada e Çiços që ishte e blindur, Dalipaj lëvizte ditën dhe natën, nga një “Audi8s” që nuk ishte i blinduar. Plumbat e kallashnikovit e kanë shpuar të gjithë kabinën e automjetit duke i marrë jetën dy personave që ndodheshin në të, Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti.
Makina audi ku u qëlluan viktimat
Makina audi ku u qëlluan viktimat​

Historiku/ Pas plagosjes seri vrasjesh nga Çollaku te Dalipaj
Një dëshmi e shkurtit 2013 e dhënë nga Denis Shtraza përpara oficerëve të policisë së Durrësit, ku akuzonte si autorë të tentativës së vrasjes së tij, Gazmend Çollakun dhe Elvis Doçin (ky i fundit pronar kazinosh dhe i ekzekutuar në tetor të 2013 në Tiranë), ka shërbyer si indicie nga hetuesit që të ngrejnë dyshime të forta se Shtraza mund të kishte gisht në rrëmbimi dhe më pas vrasjen e Çollakut në Durrës.

Në atë periudhë Shtraza,ka shpëtuar nga vrasja por është plagosur, krimi ky që siç duket është pasur me një seri vrasjesh të tjera në Durrës dhe Tiranë.

Mirëpo tre vite nga kjo plagosje, për të cilën Shtraza kishte akuzuar Gazmend Çollakun, është rrëmbyer në një lokal në Durrës dhe më pas vrarë në fshatin Muriqan-Krujë, ku trupi i tij është gjendur i lidhur këmbë e duar.

Mbrëmjen e 6 janarit 2016 Shtraza është shoqëruar në polici, së bashku me Dalipaj por janë lënë të lirë së bashku me ish-policin, ndërkohë në në 7 janar të dy janë zhdukur nga mbikqyrja e policisë.

Denis Shtraza: Në 2013 më plagosi Çollaku e Elvis Doçi
Denis Shtraza, që momentalisht është arrestuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si autor i dyshuar në vrasjen e 34-vjeçarit, në 4 shkurt të 2013 është plagosur me armë zjarri pistoletë.

Pasi ka marrë veten nga plagët, ai është marrë në pyetje nga policia kriminale, ku në rëfimin e tij Shtraza akuzonte Gazmend (Laert) Çollakun dhe Elvis Doçin si të përfshirë në këtë atentat të dështuar kundër tij.

Policia e Durrësit ka hetuar në këtë orientim që i ka dhënë Shtraza, por në fund dosja është mbyllur për mungesë të provave dhe se ndaj Çollakut dhe Elvis Doçit të vrarë në Tiranë, nuk është ngritur asnjë akuzë.

Mirëpo tre vite nga kjo plagosje, për të cilën Shtraza kishte akuzuar Gazmend Çollakun, është rrëmbyer në një lokal në Durrës dhe më pas vrarë në fshatin Muriqan-Krujë, ku trupi i tij është gjendur i lidhur këmbë e duar.

Policia e Durrësit menjëherë ka dyshuar se në këtë vrasje ka gisht Denis Shtraza, pasi në arkivën kriminale të saj, Shtraza akuzonte Çollakun se kishte marë pjesë në atentatin e dështuar kundër tij.

Aq më tepër që mes Çollakut dhe Denis Shtrazës ka pasur fillimisht një miqësi, pasi të dy kanë qënë në të njëjtin burg, por më pas kjo miqësi është kthyer në armiqësi për shkak të pazareve dhe kapjes së linjave të drogës.Ndërkohë pas vrasjes së Çollakut, shtëpia e Shtrazës në Durrës është sulmuar më armë./Shqiptarja/a.m.

Next Post
Atentati mafioz në Tiranë-Durrës, publikohen pamjet, autorët ndoqën mjetin derisa hapën zjarr

VIDEO/ Mjeti luksoz ku u vra Dalipaj kishte dalë fitues në Gjermani në testet përballë mjeteve të tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjoba deri në 1,000 euro për gjermanët që përpiqen të shmangin shërbimin ushtarak

Gjoba deri në 1,000 euro për gjermanët që përpiqen të shmangin shërbimin ushtarak

December 23, 2025
Rindërtimi, qeveria akordon mbi 750 milionë lekë për Kurbinin, Durrësin dhe Shijakun

Rindërtimi, qeveria akordon mbi 750 milionë lekë për Kurbinin, Durrësin dhe Shijakun

December 23, 2025
Prefekti bëhet “gardian” i territorit, krijohet për herë të parë “Prefekti Detar”

Prefekti bëhet “gardian” i territorit, krijohet për herë të parë “Prefekti Detar”

December 23, 2025
Trajnerit të Polonisë i “del në ëndërr” Shqipëria: Në eliminatoret e shkuara na lanë prapa…

Trajnerit të Polonisë i “del në ëndërr” Shqipëria: Në eliminatoret e shkuara na lanë prapa…

December 23, 2025
Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për vullnetarizëm, ja çfarë përfshin

Ndryshon Buxheti, Qeveria blen ambasadë në Londër, shpërblen pensionistët dhe shlyen borxhet e bashkive

December 23, 2025
Festat boshatisin Shqipërinë, nëntori shënon rekord daljesh jashtë vendit

Festat boshatisin Shqipërinë, nëntori shënon rekord daljesh jashtë vendit

December 23, 2025
Agjenti digjital, informacion dhe vetërregullimi

Atreiu, Mikele Plaçido dhe heroizmi pa ide

December 23, 2025
Maliq, makina përplas 65-vjeçarin me biçikletë, dërgohet në spital!  Gjendja e tij shëndetësore e rëndë

Maliq, makina përplas 65-vjeçarin me biçikletë, dërgohet në spital! Gjendja e tij shëndetësore e rëndë

December 23, 2025
Nuk ndryshon norma e interesit, guvernatori Sejko: Pritet rritje ekonomike!

Guvernatori i BSH, Sejko: Ekonomia ka pasur ecuri pozitive

December 23, 2025
Dënohet me 50 vjet burg 20 vjeçari/ Vrau me thikë një nxënës dhe plagosi tre të tjerë bashkë me një mësuese

Dënohet me 50 vjet burg 20 vjeçari/ Vrau me thikë një nxënës dhe plagosi tre të tjerë bashkë me një mësuese

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com