Një ngjarje makabre ka ndodhur sot në Pogradec. Sikur të mos mjaftonte krimi i rëndë i vrasjes së një 70-vjeçareje nga i biri me të meta mendore, ngjarja merr përmasa horror pas asaj që ka zbuluar policia dhe efektivët e parë që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Nga raportimet në media mësohet se djali pasi e ka vrarë nënën e tij Firdes Çekiçi me thikë i ka prerë kokën dhe më pas e ka varur tek dera.
Sipas informacioneve paraprake, 44-vjeçari Olsi Çekiçi ishte i kartelizuar por nuk pranonte të merrte mjekim dhe për më tepër dyshohej se përdorte lëndë narkotike.
/e.rr