• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Detajet/ Në pritje të dy dasmave VIP…

by A R
19/08/2017 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo verë ka qenë e mbushur plot me surpriza të bukura dhe mesa duket nuk kanë mbaruar ende. Po flasim për ditën e shënuar të çdo çifti, dasma, ku kurorëzojnë dashurinë e tyre. Këtë verë u realizua dasma prrallore të këngëtares dhe moderatores bukuroshe Orinda Huta me moderatorin e “Oktapod” Turjan Hyska, të cilët pas 10 vjet lidhjeje vendosën ta finalizojnë atë në mënyrë të magjishme dhe shumë romantike në fund të korrikut.

xhensila-1Por siç thamë dhe më lart, surprizat nuk kanë mbaruar ende! Presim me padurim dhe dy dasma të tjera të zhvillohen në muajin shtator. Vetëm disa ditë na ndajnë nga dasma e një nga çifteve më të dashur, të këngëtares së ëmbël,  Xhensila Myrtezaj me humoristin e mirënjohur të “Portokallisë”, Besart Kallaku. Por nuk mbarojmë me kaq! Mesa duket ky muaj që vjen do të jetë vërtetë i bekuar sepse një tjetër dasëm pritet të ndodhë. Dhe po flasim pikërisht për një tjetër çift shumë të përfolur të medias që bëri shumë bujë me lidhjen e tyre prej vitesh, një bashkim i Kosovës me Shqipërinë. Bëhet fjalë pikërisht për çiftin Marina Vjollca dhe Getoar Selimi. Pra nuk kemi se si mos të jemi kaq të entuziasmuar dhe mezi të presim të kalojnë dhe këto pak ditë për të parë se si do të zhvillohen edhe dy dasma të tjera të rezervuara për muajin shtator. E sigurtë që do të jenë prrallore!

 

Xhensila dhe Besi

Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallaku janë një ndër çiftet më jetëgjatë të shoëbiz-it shqiptar. Pas 4 vitesh bashkëjetesë, edhe për ta u bë një kohë e gjatë që flitet për ditën e shumëpritur. Edhe pse çifti që prej fillimit ka zgjedhur ta mbajë sa më private të jetë e mundur,  më në fund zbuluam se ata do t’i japin fund beqarisë në muajin shtator.

Ka qenë vetë Xhensila e cila ka bërë të ditur që herët që dasma do të organizohet në Tiranë dhe do të jetë e madhe. Prej shumë kohësh, dyshja ka filluar me përgatitjet, pasi për këngëtaren ajo ditë do të jetë realizimi i një ëndrre që e ka patur që fëmijë, një ëndërr që shumë shpejt do të bëhet realitet.

E veçanta e këtij eventi është se do të jenë 3 dasma, njëra me familjen dhe fisin e ndërsa tjetra me shoqërinë dhe njerëzit e afërt të çiftit. Gjithashtu kemi arritur të zbulojmë se dasma do të realizohet në Pallatin e Brigadave.

Xhensila Murtezaj ka deklaruar se nuk do të ketë vetëm një dasmë, dmth dasma e saj me fisin e saj dhe Besi me fisin e tij, por do të ketë 3 dasma, 3 cermoni. Këngëtarja e sukseshme shprehet se përveç dasmave me fiset e tyre do të organizojnë dhe një dasëm të veçantë me miqtë e tyre të njohur. Duke ditur se Besi ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me presidentin e ri të sapozgjedhur, Ilir Meta, mund të pritet pjesmarrja e tij në dasmën e tyre.

Ndërkohë që disa detaje kemi arritur t’i zbulojmë disa ditë më parë, ku ndër to ishte edhe data e martesës që do të zhvillohej në 1 shtator. Por ajo që nuk prisnim dhe që thyhen edhe “zakonin” për të mos parë nusen veshur me të bardha para dasmës, ndodhi! Bukuroshja Xhensila nuk i ka shpëtuar tundimit të postimit në faqen e saj në Instastory veshur me fustanin e dasmës të zgjedhur nga stilisti i famshëm kosovar, Valdrin Sahiti. Ajo duket si një princeshë e vërtetë me fustanin e bardhë me bisht të gjatë të shfaqur në foto. Edhe pse nusja vendosi të shfaqë një pjesë të “magjisë” së asaj dite, e veshur me të bardha, prap nuk na pritet sa t’i shohim të dy në altar ku do të thonë “po” kurorëzimit të dashurisë së tyre.

Marina dhe Getoari

Të komentuar deri në detaje, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca po shkojnë drejt altarit dhe dasma e tyre do të jetë një nga më të bukurat e vitit. Edhe ajo pritet të zhvillohet në shtator.

Çifti që po bashkëjetojnë në Tiranë kanë vendosur datën e dasmës që do të jetë 10 shtatori. Sipas burimeve pranë çiftit, ceremonia do të organizohet në Prishtinë dhe do të ketë të pranishëm rreth 250 të ftuar.

E veçanta e kësaj ceremonie është fakti që Getoari ka vendosur të ndjekë ritet tradicionale shqiptare. Kështu ndryshe nga çiftet e tjerë VIP që organizojnë një dasmë për të dy, reperi ka vendosur që të udhëtojë drejt shtëpisë së Marinës në Tiranë bashkë me krushqit, për ta marrë nusen të dielën në shtëpinë e tij në Prishtinë, shkruan ‘’Story”.

Flitet që do të jetë dasma e vitit, ndërkohë që pas celebrimit Marinën do e shohim në “TV Klan”, si prezantuese të një formati francez. Ndërkohë që është zbuluar se në dasmën  e shumëpritur do të këndojnë i gjithë grupi i “Babastars”. Dasma e dhëndrit,  Getoarit do të zhvillohet në një nga resortet më të mëdha në Prishtinë. Ndërkohë që njësoj si bukuroshja Xhensila, edhe nusja bukuroshe Marina ka zgjedhur si stilist të fustanit të saj të nusërisë, stilistin e njohur Kosovar, Valdrin Sahitin. E sigurtë që do të dalë një princeshë e vërtetë. Mezi presim t’i shohim!

GSH.al

Next Post
Kosova arrin në kualifikimet e Botërorit të basketbollit

Kosova arrin në kualifikimet e Botërorit të basketbollit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In