• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET/ Mjeku rus i arrestuar për trafik organesh 3 kompani në Shqipëri

by A R
01/10/2016 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit në Tiranë, nuk liroi llogarinë bankare të klinikës mjekësore që kryen transplant organesh, “A New Live 4U” me administrator dhe ortak shtetasin Robert Shpolinske dhe shtetasin ruso-izraelit Boris Volfman.

Treshja gjykuese me relatoren Zeqine Sollaku, ka vendosur të lërë në fuqi vendmin e gjykatës së shkallës së parë, që sekuestroi llogarinë bankare me reth 41 mijë dollarë amerikane.

Sipas gjykatës, nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese apo fakt që provon se këto para kanë një burim të ligjshëm, edhe pse paratë janë dërguar nga një bankë në Izrael. Shuma prej rreth 41 mijë dollarëve amerikanë, është dërguar në një bankë të nivelit të dytë në vend në dhjetor të 2014 në llogarin e kompanisë “A new Live 4U” e hapur në Shqipëri vetëm një muaj para këtij transaksioni.

Kjo shumë parash, është justifikuar si “shlyerje fature e vitit 2001” dhe e dërguar nga një nga kompanitë që administronte i akuzuari për trafik organesh në Kosovë dhe vende të tjera, Boris Volfman.

Ky sekuestrim, thuhet në vendimin e gjykatës është bërë në kuadër të hetimit të nisur nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “pastrimit të parave” për pronarin e kompanisë “A New Live 4U” shtetasin Robert Shpolinske dhe bashkëpunëtorin e tij Boris Volfman raporton ABC News.

Ky i fundit, mësohet se ka hapur në Shqipëri edhe tre kompani të tjera me objekt turizëm mjekësore dhe transplant organesh.

Nga ana tjetër, për këtë procedim prokuroria po verifikon edhe pasurinë e shtetasit shqiptar Renato Mezini, i cili rezulton se në janar të 2010 është ndaluar nga autoritetet italiane në Pescara si pjesë e një bandë që trafikonin lëndë narkotike.

Sipas kësaj dosje, hetimore shtatasi ruso-izraelit Boris Volfman është proceduar dhe shpall në kërkim edhe nga autoritetet kosovare për rastin e transplantit të organeve në klinikën Medicus në Prishtinë, ku janë arrestuar disa persona mes tyre edhe një mjek turk.

Ky vendim i gjykatës së Apelit vjen vetëm pak ditë pasi mediat italiane kanë publikuar faktin se shtetasi ruso-izraelit Boris Volfman është arrestuar në Turqi. /a.m.

Next Post
Kroacia edhe pa Lovrenin ndaj Kosovës

Kroacia edhe pa Lovrenin ndaj Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 13 Janar 2026

January 12, 2026
Atentati ndaj shqiptarëve në Greqi, lokali pjesë e përgjimeve. Në 2024 u arrestuan 14 shqiptarë

Atentati ndaj shqiptarëve në Greqi, lokali pjesë e përgjimeve. Në 2024 u arrestuan 14 shqiptarë

January 12, 2026
Moti i keq / Rrëshqitje dherash dhe rrugë të bllokuara në jug, përmbytje masive në veri

Moti i keq / Rrëshqitje dherash dhe rrugë të bllokuara në jug, përmbytje masive në veri

January 12, 2026
Trump: Shëndeti im është perfekt, marr aspirina më shumë nga se rekomandohet

Trump në “luftë” me rezervat federale, kreu i FED merret i pandehur nga drejtësia amerikane

January 12, 2026
Situata e motit në vend, Ministria e Mbrojtjes: Shkodra, një nga zonat më të prekura

Situata e motit në vend, Ministria e Mbrojtjes: Shkodra, një nga zonat më të prekura

January 12, 2026
Dosja “Partizani”/ Avokati i Berishës kërkon që Rama të pyetet si dëshmitar: Ndryshoi destinacionin e pronës

Dosja “Partizani”/ Avokati i Berishës kërkon që Rama të pyetet si dëshmitar: Ndryshoi destinacionin e pronës

January 12, 2026
Binjakët fitojnë para, Bricjapi ‘rreshton’ sukseset/ Surprizat e yjeve për javën sipas Chrysanthi Kalogerit

Binjakët fitojnë para, Bricjapi ‘rreshton’ sukseset/ Surprizat e yjeve për javën sipas Chrysanthi Kalogerit

January 12, 2026
Thikat mbi nënën e Durrësit…

Thikat mbi nënën e Durrësit…

January 12, 2026
Vlorë, fëmija goditet nga mushka në kokë, niset me helikopter drejt spitalit/ Shkak rruga e prishur në fshatin Bashaj

Vlorë, fëmija goditet nga mushka në kokë, niset me helikopter drejt spitalit/ Shkak rruga e prishur në fshatin Bashaj

January 12, 2026
Mbahet në GJKKO seanca e radhës për çështjen Partizani. Avokatja e Berishës: SPAK ka gjetur fajtorin para se të gjejë provën

Mbahet në GJKKO seanca e radhës për çështjen Partizani. Avokatja e Berishës: SPAK ka gjetur fajtorin para se të gjejë provën

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In