• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET/ Itinerari i grabitjes së Rinasit, autorët morën 7 thasë me para

by A R
09/02/2017 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër grabitje e përmasave të mëdha ka ndodhur në rrugën e Rinasit. Persona me maska, nën kërcënimin e armëve i kanë bërë pritë blindit të një banke private të mbushur me para dhe kanë marrë sipas dëshmitarëve okularë 6-7 thasë të mbushura me para. Ende nuk ka raportime për shumën e grabitur, por dyshohet se ka pasur në mjet më shumë se 2 milionë euro.

*Video, mjeti i parave i goditur me armë në xhama dhe te gomat

Skema e grabitjes duket e ngjashme me atë të vitit të shkuar në rrugën e Rinasit kur i’u bë pritë blindit të Shoqërisë Private të Sigurisë.

Por, ndryshe nga grabitjet e tjera, këtë herë autorët që dyshohen të kenë qenë 5, kanë përplasur blindin e sigurisë.

Autorët ndodheshin me dy automjete, një fuoristradë e zezë dhe një veturë. Furostrada i ka dhënë një goditje ballore mjetit të parave rreth 2 km larg nga rrethrrotullimi i Rinasit, ndërkohë, nga makina e dytë e autorëve, kanë dalë me shpejtësi personat e tjerë me maska që kanë neutralizuar nën kërcënimin e armëve policët privatë që ndodheshin te makina shoqëruese.

Gjithçka ka ndodhur në harkun kohor të 2-3 minutave. Autorët kanë qëlluar disa herë me armë në ajër për të trembur rojat.

Dëshmitarët okularë kanë mundur të filmojnë momentet kur grabitësit marrin thasët me para nga blindi që transportonte paratë e bankës drejt Rinasit. Siç shihet në pamje, rruga është bllokuar dhe qarkullimi ndalet. Pasi marrin të gjitha paratë autorët largohen me shpejtësi me të dy mjetet dhe disa kilometra më larg, braktisin mjetet dhe i vënë flakën. Mjetet u gjetën te ura e Limuthit.

Ndërkohë, policia vijon kërkimet për autorët. Patrulla të shumta janë në ngritur në një hark prej disa kilometra ndërkohë nga ajri patrullon edhe një helikopter./a.m.


grabitjeeee22 by revistaime

Next Post
Kërkesa e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt, vendimi shtyhet për në 2 Mars

Kërkesa e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt, vendimi shtyhet për në 2 Mars

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

March 29, 2026
Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

March 29, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Elisa ka bërë zhurmë në orë të mësimit, Pëllumb Pilinçi merr drejtimin e Qeverisë…

March 29, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Janë 1.5 miliardë euro investime të huaja në vit”, Rama: Shqipëria, destinacion serioz !

March 29, 2026
Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

March 29, 2026
Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

March 29, 2026
FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

March 29, 2026
MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In