• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detajet e vjedhjes së Shkozetit/ Grabitësit ishin me uniforma policie

by Java News
13/01/2019 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre persona të paidentifikuar dhe me maska në kokë e të veshur me uniformë policie kanë grabitur një biznesmen në Shkozet të Durrësit, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se vlera e grabitur është rreth 10 mijë euro.

Grabitësit nën presionin e armëve mësohet se kanë lidhur familjarët brenda në shtëpi dhe prej aty kanë marrë sasinë e eurove dhe janë larguar. Në ikje e sipër, grabitësit kanë marrë edhe djalin e familjes, por e kanë  lanë të lirë disa kilometra më tutje.

Ishte fillimisht gazetarja e kronikës në News 24 dhe në “BalkanWeb”, Dorjana Bezat, e cila njoftoi mbi grabitjen e ndodhur në Shkozet, ndërsa detajet nga vendi i ngjarjes i ka ndjekur gazetarja, Klodjana Haxhiaj.

 

“Kanë qenë tre persona të armatosur që i kanë zënë prit tek dera e shtëpisë biznesmenit të fushës së transportit  ndërkombëtar.  Fillimisht kanë lidhur të zotin e shtëpisë dhe bashkëshorten, ndërsa njëri prej tre grabitësve ka mbajtur nën presion djalin e shtëpisë.

Po merret në pyetje biznesmeni. Ai ka dalë shëtitje me djalin për një kafe dhe kur është kthyer ka ndodhur ngjarja.”, njoftoi media.

Menjëherë policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën, por ende nuk dihen personat e kësaj ngjarje të rëndë. Edhe pse të terrorizuar, biznesmeni dhe familjarët e tij janë shoqëruar në polici për të dhënë dëshmi rreth kësaj ngjarje. Emri i biznesmenit nuk behet me dije ndërsa mësohet se aktiviteti i tij ishte kryesisht në fushën e transportit ndërkombëtar.

Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen periferike 14 në Shkozet dhe nga errësira, tre maskat të veshur e uniformë policore janë larguar në kohë rekord në drejtim të paditur bashkë me sasinë e parave të grabitura.

“BalkanWeb” ka siguruar detaje të reja teksa autorët mësohet se kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve dhe më pas i kanë lidhur në shtëpi.

Ndërkohë biznesmeni ka pohuar para policisë se tre personat ishin të maskuar dhe po e prisnin atë tek shtëpia në kohën kur ky i fundit po kthehej bashkë me djalin pasi kishin konsumuar një kafe në lagje.

“Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa e gjithë zona periferike e Shkozetit është në errësirë të plotë”, shtoi gazetarja.(BW)

Next Post
Ibrahimoviç, tani e ka me Cristiano Ronaldo-n

Ibrahimoviç, tani e ka me Cristiano Ronaldo-n

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
“Bin Salman duhet të sillet mirë me mua”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

“Bin Salman duhet të sillet mirë me mua”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

March 29, 2026
Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

March 29, 2026
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

March 29, 2026
Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

March 29, 2026
Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In