• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detajet e superoperacionit, 250 policë prangosin 32 persona në 12 qytete të vendit

by Java News
02/02/2019 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një deklarate për mediat, Policia e Shtetit ka dhënë detaje për megaoperacionin, i cili përfundoi me prangosjen e 32 personave, mes tyre edhe një polic që merreshin me trafikimin  e klandestinëve nga Shqipëria drejt vendeve evropiane deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Operacioni policor “Rruga e gabuar”, goditet grupi kriminal me 36 anëtarë të dyshuar. Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe organet e tjera ligj zbatuese në vend, si dhe me ndihmën e agjentëve të Sigurisë së Shërbimit Diplomatik të atashuar në Ambasadën Amerikane (DSS), finalizuan me sukses operacionin e koduar “Rruga e gabuar”.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 32 shtetas shqiptarë, mes tyre 1 punonjës policie, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas të tjerë. Nga të arrestuarit 6 prej tyre me masë sigurie “Arrest shtëpie”. Ndërkohë u zbuluan e sekuestruan 4 laboratorë në Shqipëri që shërbenin për falsifikimin e dokumenteve, pajisje të ndryshme si skaner, fotokopje, një sasi e madhe parash cash, certifikata, karta identiteti, një numër i konsiderueshëm dokumentash të personave si dhe një armë zjarri automatik.

Në koordinim të plotë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda u kryen ndalimet për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal, të kryer në bashkëpunim”.

Personat e arrestuar janë: A.Sh., 46 vjeç, nga Tirana S.K., 60 vjeç, nga Tirana R.H., 43 vjeç, nga Gjirokastra D.S., 35 vjeç, nga Gjirokastra L.M., 61 vjeç, nga Përmeti A.Z., 48 vjeç, nga Delvina E.O., 52 vjeçe, nga Saranda K.Gj, 52 vjeç, nga Korça A.D., 54 vjeç, nga Korça P.B., 59 vjeç, nga Vlora G.Sh., 32 vjeç, nga Tirana B.M., 52 vjeç, nga Kruja A.K., 35 vjeçe, nga Mallakastra Gj.M., 46 vjeç, nga Vlora A.E., 47 vjeç, nga Sranda E.M., 31 vjeç, nga Fieri I.M., 59 vjeç, nga Gjirokastra S.Ç., 55 vjeç, nga Gjirokastra M.M., 31 vjeç, nga Lushnja (në banesë ju gjet armë zjarri kallashnikovë) D.T., 50 vjeç, nga Elbasani B.H., 45 vjeç, nga Berati Ç.T., 48 vjeç, nga Gjirokastra V.Gj., 50 vjeç, nga Gjirokastra M.Sh., 46 vjeç, nga Gjirokastra V.G., 54 vjeç, nga Saranda E.B., 28 vjeç, nga Tepelena (me detyrë punonjës policie) Sh.Sh., 65 vjeç, nga Saranda (arrest shtëpie) E.M., 56 vjeç, nga Fieri (arrest shtëpie) J.G., 69 vjeç, nga Delvina (arrest shtëpie) A.L., 52 vjeç, nga Kruja (arrest shtëpie) I.M., 35 vjeç, nga Tirana (arrest shtëpie) Z.Xh., 57 vjeçe, nga Vlora (arrest shtëpie) Operacioni u zhvillua në bashkëpunim dhe me Drejtoritë Vendore të Policisë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier, Vlorë, Berat, Gjirokastër, ku u përfshinë rreth 250 forca policie.

Operacioni u zhvillua në disa qytete të vendit, në Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Vlorë, Fier, Berat, Lushnjë, Krujë, Elbasan, Tiranë, Korçë, etj. Ky operacion u zhvillua në vijim të procedimit penal “272”, në bazë të hetimeve dhe informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë se Krimeve të Rënda dhe në bashkëpunim me agjencitë ligj zbatuese vendase e të huaja, ku u godit pjesa tjetër e grupit të strukturuar kriminal që vazhdonte aktivitetin pas goditjes në vitin 2018. Nga veprimet hetimore të kryera në funksion të këtij procedimi penal rezultoi se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal siguronin persona, të cilët kishin interes për të udhëtuar në shtetet e BE-së, si dhe atyre shtetasve që iu ishte ndaluar hyrja në një nga vendet e hapësirës SCHENGEN.

Anëtarët e këtij grupi kriminal, pasi i pajisnin shtetasit me dokumente identifikimi të falsifikuara, kundrejt përfitimit monetar u krijonin kushtet në mënyrë të paligjshme të udhëtonin drejt vendeve të BE-së, me linja ajrore ose tokësore e më pas drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke paguar shuma të konsiderueshme nga 10 mijë paund për në Mbretërinë e Bashkuar, deri në 20 mijë euro për në SHBA e Kanada. Ky grup kriminal ka pajisur me dokumente të falsifikuara edhe shtatas me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Nisja e personave me dokumente të falsifikuara bëhej nga Shqipëria, Mali i Zi, Italia, Greqia, Franca dhe Norvegjia. Në funksion të këtij hetimi janë dokumentuar disa episode ku personat e mësipërm kanë falsifikuar dokumente të udhëtimit dhe kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit disa shtetasve. Në këtë veprimtari kriminale është evidentuar përfshirja edhe e një punonjësi të policisë, i cili duke shpërdoruar detyrën ka kryer veprime korruptive kundrejt shumave monetare, si dhe ka ndihmuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal duke shfrytëzuar të dhënat që dispononte për shkak të detyrës në një pikë kontrolli kufitar.

Gjatë operacionit nga policia janë gjetur dhe sekuestruar shumë prova materiale që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal. Policia e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, po vijon punën për dokumentimin e plotë dhe zbardhjen e gjithë skemës së falsifikimit të dokumenteve dhe trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe personat e tjerë të përfshirë. Për të gjithë shtetasit e mësipërm ka filluar”, thuhet në  njoftim.

/a.meta

Next Post
Italia në panik, shtohen ndjeshëm rastet e gripit

Rritet numri i të prekurve nga gripi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Kur një oficer nazist dhe një oficer britanik u “takuan” në vilën e Eqrem bej Vlorës në vitin 1944 në Tiranë

March 30, 2026
Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Kjo javë do t’ju ndryshojë financat, tre shenjat e Horoskopit që do të kenë sukses

March 30, 2026
Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

March 30, 2026
I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

March 30, 2026
Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

March 30, 2026
Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

March 30, 2026
Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

March 30, 2026
Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

March 30, 2026
Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

March 30, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Maduro reagon për herë të parë pas burgosjes në SHBA: Jam mirë, qëndroj i fortë

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In