• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detajet e reja/ Zbulohet shkaku se përse “kamikazi” po ecte në krah të kundërt të autostradës

by Java News
16/10/2016 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tri ditë pas aksidentit tragjik që ndodhi në afërsi të Sukthit, në superstradën Tiranë-Durrës, policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet që shtynë 36-vjeçarin Dashnor Deliallisi të qarkullonte në sens të kundërt.

DeliallysiPër pasojë u shkaktua përplasja fatale që përfundoi me katër viktima, mes të cilëve edhe vetë shkaktarin e këtij aksidenti të rëndë.

Ekspertët e aksidenteve kanë rindërtuar edhe një herë skenën e ngjarjes, ndërsa policia nga ana e saj po shqyrton hipotezat e mundshme se çfarë e shtyu “kamikazin” të futej në kundërvajtje.

Duke ditur që ky i fundit jetonte në Durrës dhe i njihte mirë rrugët e qytetit, është përjashtuar dyshimi fillestar për një gabim të mundshëm njerëzor. Kohët e fundit, Deliallisi ishte nën monitorimin e policisë për shkak të përfshirjes së tij në veprimtari kriminale në Belgjikë, në fushën e trafikut të drogës dhe prostitucionit.

Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se ai mbahej në vëzhgim prej disa kohësh (edhe për shkak të jetës së tij luksoze dhe makinave mbi 100 mijë euroshe që kishte në përdorim).

Madje, sipas burimeve, në disa raste automjetet e tij ishin bërë objekt kontrolli të policisë pasi dyshohej se pasuria e tij ishte produkt i përfshirjes në një grupi kriminal ndërkombëtar në fushën e narkotrafikut.

Pikërisht kontrollet e herëpashershme të policisë në mjetet e tij dyshohet të jetë bërë shkak që ai të merrte përsipër “çmendurinë” e tri ditëve më parë, duke u futur kundërvajtje në autostradë, me qëllim shmangien e postbllokut të përhershëm në dalje të Urës së Dajlanit.

Kjo ngre dyshime të forta se i riu ka marrë përsipër një risk të tillë për shkak se me makinën e tij ka qenë duke transportuar një sasi të konsiderueshme droge dhe se në mjet mund të ketë pasur edhe armë.

Megjithatë, burimet mohojnë që të jetë gjetur diç- ka e dyshimtë në mjet, çka ngre dyshime se ai mund ta ketë hedhur rrugës. Sidoqoftë, asgjë nuk konfirmohet zyrtarisht.

“Largimi me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, të lë përshtypjen se drejtuesi nuk ka dashur të përballet me policinë. Dyshojmë se ai ka tentuar të largohet, pasi fshinte diçka në automjetin e tij. Ishte mjet i ri dhe normalisht i pajisur me dokumentacionin e duhur.

Çfarë e shtyu të mos i ndalonte policisë?! Ai mund të ketë pasur me vete armë ose drogë, që i ka hedhur nga makina teksa lëvizte me shpejtësi. Megjithatë janë bërë kontrolle paraprake dhe nuk është gjetur asgjë e hedhur në rrugë dhe as jashtë saj”, thanë burime nga policia.

Sipas kësaj të fundit, Dashnor Deliallisi është futur në kundërvajtje tek Ura e Dajlanit. Ai nuk i ndaloi postbllokut duke ecur kundërvajtje për 13 km.

Një makinë që ishte para mjetit të tri vajzave që gjetën vdekjen në aksident mund të kishte pësuar të njëjtin fat.

Por ai ka arritur ta shmangë “kamikazin” që i doli para, pasi fatmirësisht ka pasur fushëpamje. Ndërsa shoferja 23-vjeçare Greta Sherifi dhe as 36-vjeçari Deliallisi nuk kanë pasur fushëpamje, pasi përplasja ka ndodhur në një pozicion kthese./panorama/a.k

Next Post
Janinë/ Lila: Kur ra tërmeti isha në hotel me gruan dhe djalin… natën e kaluam në makinë!

Janinë/ Lila: Kur ra tërmeti isha në hotel me gruan dhe djalin... natën e kaluam në makinë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani armatoset me raketa supersonike nga Kina

Irani armatoset me raketa supersonike nga Kina

February 24, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Shkurt 2026

February 24, 2026
Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

February 24, 2026

Shtyhet me disa orë gjyqi ndaj Veliajt, kryebashkiaku kërkon lirinë kundrejt garancisë pasurore

February 24, 2026
Aksident në Shkozet, përplasen 4 makina, shoferët grushtohen me njëri-tjetrin

Tragjike në Tiranë! Makina përplas për vdekje një 7-vjeçar

February 24, 2026
Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

February 24, 2026
Pafuqia politike e Sali Berishës

“Rama, kreu i korrupsionit”, Berisha: Duhet të largohet urgjentisht nga pushteti

February 24, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

Aplikohet amnistia fiskale: Bizneset që nuk kanë paguar detyrimet për 2015-2019, përfitojnë përgjysmim

February 24, 2026

‘Çështja’ e Belinda Ballukut, socialistët mblidhen të enjten te Pallati i Brigadave

February 24, 2026
Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In