• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detajet e reja të aksidentit në Sukth/ Pse nuk mundi ta shmangë makina e 23 vjeçares “kamikazin”

by Java News
14/10/2016 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia Rrugore në Durrës ka dhënë detaje rreth aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e së enjtes në autostradën Tiranë-Durrës.

“News24” mëson se përgjatë 12 kilometrave që Dashnor Deliallisi lëvizi në sens të kundërt në autostradë ka ndeshur edhe një tjetër makinë, por drejtuesi i saj ka mundur ta shmangë përplasjen, duke devijuar.

Fatkeqësisht të njëjtin fat nuk e patën 3 vajzat që udhëtonin me “Benz”-in që drejtohej nga 23-vjeçarja Greta Sherifi, që u përplas kokë më kokë me makinën që drejtohej nga Deliallisi. Aksidenti ka ndodhur në një kthesë dhe asnjëri prej drejtuesve nuk kishte fushëpamje për të shmangur përplasjen.

Policia rrugore e Durrësit bëri të ditur se patrulla me 4 policë, 2 të rendit dhe 2 të rrugores, ishte ngritur pranë një pike karburanti me porosi nga Tirana. Rreth orës 04;00 punonjësit e patrullës konstatuan një automjet që vinte me shpejtësi të madhe. Ata ngritën tabelën por automjeti ishte me shpejtësi shumë të lartë dhe nuk dihet nëse shoferi e pa tabelën apo jo, por vijoi rrugën në krah të kundërt të autostradës.

Menjëherë është lajmëruar salla operative për automjetin në sens të kundërt. Një tjetër automjet shmangu makinën dhe lajmëroi sallën operative për makinën që lëvizte në sens të kundërt në autostradë. Patrulla u kthye tek mbikalimi i Fllakës dhe mori drejtimin në autostradë për të ndjekur automjetin, vetëm një minutë më pas u lajmërua nga salla operative për aksidentin në Sukth.

Sipas Policisë Rrugore të Durrësit, nuk dihet me saktësi se nga është futur kundravajtje në autostradë Dashnor Deliallisi. Por dy janë mundësitë, nga mbikalimi i Serave që lidh Shkozetin me Kënetën, ose nga Ura e Dajlanit.

Sipas policisë së qarkullimit rrugor, automjeti ka ecur rreth 12 km në sens të kundërt, dhe është ndeshur vetëm me një mjet që e shmangu aksidentin, pasi kishte fushëpamje. Sapo ka mbërritur tek kthesa sapo ka lënë Sukthin, aty rruga është shumë e gjerë dhe mund të shmangej aksidenti, por vajza shofere nuk ka patur fushë pamje dhe as 36-vjecari që lëvizte ne sens të kundërt.

AKSIDENTI
Përplasja kokë më kokë e dy automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës u ka kushtuar jetën katër të rinjve. Aksidenti tragjik ku mbetën të vdekur tri vajza dhe një 36-vjeçar ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në afërsi të Sukthit. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit bënë me dije se automjeti tip “Benz” me targa AA 694 IL, në të cilin udhëtonin Greta Sherifi, 23 vjeçe, Izabela Balla, 33 vjeçe dhe Elona Kaçibaros, 34 vjeçe, është përplasur me mjetin tip “Benz” me targë AA 979 GV që drejtohej nga Dashnor Deliallisi, me origjinë nga Fushë-Kruja dhe banues në qytetin bregdetar.

Sipas burimeve të mësipërme, shkak i aksidentit të rëndë është bërë futja në sens të kundërt të autostradës të makinës që drejtohej nga Deliallisi dhe shpejtësia e madhe me 150 km/orë. Mësohet se 36-vjeçari, i cili kishte hyrë në kah të kundërt që tek Ura e Dajlanit dhe ka vazhduar rrugën për 12 km deri te vendi ku dhe ndodhi përplasja fatale, po ndiqej nga uniformat blu. Pas kryerjes së hetimeve në vendin e ngjarjes, burime nga grupi hetimor deklaruan se “kamikazi” që vrau tri vajzat ishte nën efektin e drogës. Kjo referuar ekspertizës mjeko-ligjore që vërtetoi se Dashnor Deliallisit i janë gjetur në gjak gjurmë të lëndëve narkotike. Ndërkohë, pohohet se tre vajzat që humbën jetën në aksident (shoqe me njëra-tjetrën) po udhëtonin drejt Greqisë për disa ditë pushime./a.k

Next Post
“Gruaja që sfidoi diktaturën”, një libër për 90-vjetorin e Liri Belishovës

“Gruaja që sfidoi diktaturën”, një libër për 90-vjetorin e Liri Belishovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve

Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve

February 23, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

February 23, 2026
Kryen akte dhune gjatë protestës të opozitës, lirohen nga qelia 18 protestues

Kryen akte dhune gjatë protestës të opozitës, lirohen nga qelia 18 protestues

February 23, 2026
Kinë: Arkëtimet e kinemave tejkalojnë 8 miliardë juanë, të parat në nivel global

Kinë: Arkëtimet e kinemave tejkalojnë 8 miliardë juanë, të parat në nivel global

February 23, 2026
Avokati i Ballukut flet te Këshilli i Mandateve: Zv/kryeministrja e ka zbatuar masën!

Avokati i Ballukut flet te Këshilli i Mandateve: Zv/kryeministrja e ka zbatuar masën!

February 23, 2026
Jeta në pasqyrë, 25 pyetje për sociologun e mirënjohur Fatos Tarifa

Retorika e dhunshme e Berishës nga perspektiva e Psikanalizës

February 23, 2026

Rama pas akuzave të Berishës: Me helikopter jo vetëm në Korçë, por edhe në Vlorë! Ligësi dhe padije e madhe që…

February 23, 2026
“13 mijë paund në ditë”, kush e financon jetesën luksoze të Sarah Ferguson, ish-gruas së princit Andrew

“13 mijë paund në ditë”, kush e financon jetesën luksoze të Sarah Ferguson, ish-gruas së princit Andrew

February 23, 2026
Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

“Balluku”, debate për ‘transparencën’ në Këshillin e Mandateve, Balla: Qesharake që PD kundërshton SPAK

February 23, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Gjok Beci, si shkruhet!?

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In