Publikohen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në zonën e Paskuqanit. E ndërsa fillimisht u raportua se i plagosuri Urim Vata ishte konfliktuar me një person, burime nga grupi hetimor bejne te ditur se autori dyshohet se ngatërroi shënjestër.
55-vjeçari është pronar i një pike bastesh, ndërsa rezulton pa asnjë precedent penal, prandaj dyshohet se ka qenë një ngatërresë e autorëve.
Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë së zonës ku ndodhi ngjarja për të shkuar në gjurmët e autorëve. Vata aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, pasi ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
ma.me