Detajet e reja nga ngjarja e Maliqit/ Ja si ndodhi aksidenti fatkeq i 5-vjeçarit!

Traktori1

Ngjarja ne fshatin e Maliqit,zbardhen të tjera detaje.

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të shtune në fshatin Sheqeras.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanëeb” se shtetasi Erion Brahimllari duke manovruar një mjet tip traktor i cili përdoret për të punuar tokat ka aksidentuar për vdekje djalin e tij 5 -vjecar.

Si fillim djali është dërguar me shenja jete drejt spitalit rajonal të Korcës por nga plagët e shumta në trup ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Ngjarja e rende ka ndodhur rreth orës 17:00,në oborrin e stallave pranë banesës së tyre, ndërsa burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se Erjon Brahimllari babai i fëmijës kishte dalë për të punuar por duke drejtuar traktorin e tij ai nk e ka parë fëmijën i cili ishte duke ecur me biciklete në drejtim te mjetit.

Nga pamjet e para shihet qarte bicikleta e djalit të vogël e cila ka perfunduar poshtë rimorkios së zetorit.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet ende në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të plota të kësaj ngjarje.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.