Shëngjini u trondit sot nga një ngjarje e rëndë mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar shtetasit afganë.
Mësohet se një grua afgane ka qëlluar me thikë një shtetas tjetër me kombësi afgane.
Policia sqaroi në njoftimin e saj se autore është një 26-vjeçare e cila ka qëlluar me mjet prerës bashkëjetuesin e saj shtetasin M.K., 33 vjeç. Burimet bëjnë me dije se i plagosuri është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës.
Më datë 23.10.2021, në Shëngjin Lezhë, në ambientet ku janë akomoduar shtetasit afganë, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasja afgane Z.K., 26 vjeçe ka plagosur dyshohet me mjet prerës bashkëjetuesin e saj shtetasin M.K., 33 vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./m.j