• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detajet e policisë për luftën në Kavajë: Autorët e ngjarjes janë dy vëllezërit Aliaj, një i vdekur, 5 të plagosur

by Java News
04/07/2019 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Durrësit njofton se autorët e ngjarjes janë dy vëllezërit Marius Aliaj, që ka mbetur i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit dhe D. Aliaj, që është në kërkim. Lidhur me ngjarjen, ku mbeti një i vdekur, Ramazan Hasalla dhe 5 të plagosur, sipas policisë, janë shoqëruar disa persona.

Shtetasi Marius Alija (autori i dyshuar), mbahet në ruajtje nga shërbimet e Policisë në spitalin e Durrësit, pasi është i plagosur.

Ngjarja ka nisur prej mbrëmjes së djeshme ku dy vëllezërit Hyka janë përplasur me grupin tjetër të të rinjve në një lagje tjetër të Kavajës. Ndërsa sot janë rikthyer në lagjen numër 4 ku dhe janë përplasur me armë zjarri. Fillimisht ka pasur një përplasje verbale më pas ka degjenuar për përdorimin e armëve

Policia është vënë në ndjekje të autorit tjetër, shtetasit Denis Alija. dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij

Policia ka bllokuar dy automjete që u përkasin pjesëtarëve të palëve që janë konfliktuar.

Janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë disa persona dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë.

Informacioni zyrtar nga policia
Sot rreth orës 12:30 në lagjen nr. 2 Kavajë, pas një konflikti mes disa personave, ka mbetur i vrarë shtetasi R. H., (kalimtar i rastit) dhe kanë mbetur të plagosur 5 shtetas, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe janë vënë në ndjekje të njërit prej tyre.

Për zbardhjen e plotë të ngjarjes u ngrit menjëherë një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit dhe nga veprimet paraprake dyshohet se autorët e ngjarjes janë dy vëllezër, Marius Aliaj dhe D. Aliaj. Marius Aliaj autori i dyshuar, mbahet në ruajtje nga shërbimet e Policisë në spitalin e Durrësit, pasi është i plagosur. Policia është vënë në ndjekje të autorit tjetër, shtetasit D. A. dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij. Policia ka bllokuar dy automjete që u përkasin pjesëtarëve të palëve që janë konfliktuar. Janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë disa persona dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Next Post
Bardhi: Zgjedhje më 30 qershor nuk ka për të pasur, rruga jona pa kthim

PD-ja bën kallëzim penal ndaj KQZ-së për zgjedhjet e 30 qershorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Më shumë se 3 mijë persona të vrarë në dy javë luftime në Lindjen e Mesme, përfshirë civilë dhe personel ushtarak

Më shumë se 3 mijë persona të vrarë në dy javë luftime në Lindjen e Mesme, përfshirë civilë dhe personel ushtarak

March 14, 2026
Kosova do të njohë dokumentet e Beogradit në Veri, Rama: Mbështesim koordinimin me BE-në

Kosova do të njohë dokumentet e Beogradit në Veri, Rama: Mbështesim koordinimin me BE-në

March 14, 2026
Ministri i Jashtëm Aragçi: Ngushtica e Hormuzit e mbyllur vetëm për armiqtë e Iranit dhe aleatët e tyre

Ministri i Jashtëm Aragçi: Ngushtica e Hormuzit e mbyllur vetëm për armiqtë e Iranit dhe aleatët e tyre

March 14, 2026
Ecuria e ekonomisë shqiptare, Moody’s rikonfirmon vlerësimin në “Ba3” me perspektivë “të qëndrueshme”

Ecuria e ekonomisë shqiptare, Moody’s rikonfirmon vlerësimin në “Ba3” me perspektivë “të qëndrueshme”

March 14, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Inteligjenca Artificiale në luftë

March 14, 2026
Kurti mbledh kabinetin qeveritar: Brenda 2 ditëve, zotimet do t’i bëjmë program qeverisës

Kurti mbledh kabinetin qeveritar: Brenda 2 ditëve, zotimet do t’i bëjmë program qeverisës

March 14, 2026
Dy të vdekur brenda ditës në burgun famëkeq të Koridhalosit, ku vuajnë dënimin edhe shumë shqiptarë

Dy të vdekur brenda ditës në burgun famëkeq të Koridhalosit, ku vuajnë dënimin edhe shumë shqiptarë

March 14, 2026
E dyta herë brenda javës, sulmohet me dron konsullata e Emirateve Arabe në Erbil

E dyta herë brenda javës, sulmohet me dron konsullata e Emirateve Arabe në Erbil

March 14, 2026
Nuk afishonin çmimet e naftës dhe nuk deklaronin punonjësit, Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan

Nuk afishonin çmimet e naftës dhe nuk deklaronin punonjësit, Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan

March 14, 2026
Irani kërkon përjashtimin e SHBA nga Botërori/ Trump: Ata nuk do të vijnë për sigurinë e tyre

Irani kërkon përjashtimin e SHBA nga Botërori/ Trump: Ata nuk do të vijnë për sigurinë e tyre

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In