• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detajet e arratisjes së Edison Pulës/ Furgoni i policisë me derën hapur…. polici po rregullonte shallin

by Java News
22/12/2016 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Zbardhen detaje nga arratisja e Edison Pulës, 9 ore pasi u arrestua për atentatin ndaj Gentjan Bejtjes, personit te akuzuar si autor i vjedhjes së mjetit me të cilin u vra kryekomisari Lamaj.

Burime për “News24” bëjnë me dije se 21-vjeçari i prangosur ka mundur t’u ikë policëve gjatë kohës që këta të fundit e kishin transferuar nga Fushë-Kruja në komisariatit të Krujës.

Sipas policisë, në momentin që furgoni ka ndaluar në oborrin e komisariatit të Krujës, një prej policëve ka zbritur duke lënë derën e mjetit hapur, ndërsa tjetri ishte në drejtim të automjetit.

Rezulton se dy policët kanë qenë të shpërqendruar, pasi njërimerrej me rregullimin e shallit dhe tjetri me rregullimin e timonit, siç do të pohohej më vonë pas marrjes në pyetje të tyre.

21-vjeçari i prangosur ka përfituar nga kjo situatë duke u larguar me shpejtësi.

Për fatin e tij të mirë edhe porta kryesore e komisariatit ka qenë e hapur.

Mësohet se asnjë prej policëve nuk ka mbikëqyrur të arrestuarin, i cili edhe pse i prangosur u arratis lehtësisht.

Deklarata e policisë:

Mbrëmjen e sotme (dje), duke përfituar nga pakujdesia e dy Punonjësve të Policisë, në momentin e transferimit nga Stacioni i Policisë Fushë-Krujë në Komisariatin e Krujës ka kapërcyer murin rrethues dhe është arratisur shtetasi Edison Pula, 21 vjeç, banues në Krujë.

Pula ishte ndaluar sot, në kuadër të operacionit”Shënjestra”ku u arrestuan në flagrancë dy shtetas, ndaluar 7 të tjerë dhe shpallur në kërkim një tjetër.

Policia ka rrethuar dhe po kreh të gjithë zonën përreth me qëllim kapjen e shtetasit të arratisur.

SHÇBA-ja po verifikon shkeljen e rregullave të Shërbimit nga Punonjësit e Policisë që kanë qenë me detyrë për shoqërimin e shtetasit të mësipërm./a.k

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Rama del një moment nga parlamenti, Blushi: Frikacak! Taulant shko nxirre se po fshin hundët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipërisë i mungon e djathta

‘Shpërthen’ analisti: Berisha të largohet, është i vetmi nder që mund t’i bëjë vendit

December 22, 2025
Protesta e PD, Luan Baçi nuk përjashton mundësinë e agravimit të situatës: Vendosin…

Protesta e PD, Luan Baçi nuk përjashton mundësinë e agravimit të situatës: Vendosin…

December 22, 2025
LIVE! Berishën e përcjellin në shesh me fishekzjarre, nis me vonesë protesta e opozitës

LIVE! Berishën e përcjellin në shesh me fishekzjarre, nis me vonesë protesta e opozitës

December 22, 2025
FOTOLAJM / Protesta para Kryeministrisë, në shesh Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi

FOTOLAJM / Protesta para Kryeministrisë, në shesh Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi

December 22, 2025
“Do ta djegim Shqipërinë”, militanti i PD: Ishim më mirë në kohën e Enver Hoxhës. Punonim të gjithë…

“Do ta djegim Shqipërinë”, militanti i PD: Ishim më mirë në kohën e Enver Hoxhës. Punonim të gjithë…

December 22, 2025
I dërguari i ri i Trump: Do shërbej për ta bërë Groenlandën pjesë të SHBA-së

I dërguari i ri i Trump: Do shërbej për ta bërë Groenlandën pjesë të SHBA-së

December 22, 2025
Dash Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD-së, Rama ta bëjë gjumin e qetë  

“Kjo PD nuk organizon dot revoltë popullore. Opozita e vërtetë janë SPAK dhe GJKKO”

December 22, 2025
FOTOLAJM / Pak minuta para protestës, Berisha mbërrin në selinë blu

FOTOLAJM / Pak minuta para protestës, Berisha mbërrin në selinë blu

December 22, 2025
Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar, zëri i këngës “Xhamadani vija vija”

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar, zëri i këngës “Xhamadani vija vija”

December 22, 2025
“Zonja Kos, mos u bëj bozë”, Flamur Noka i bashkohet kritikave në kor të PD kundër Komisioneres së Zgjerimit të BE

“Nuk do ketë akte dhune në protestë”, Noka: Ministrat, si zara në zyrën e Agasit…

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In