• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET/ Balili, negociatat me Ardi Veliun dhe vetëdorëzimi në Finiq, shoqëruar nga 2 familjarë

by S M
15/01/2019 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri, një nga emrat më të lakuar të botës së krimit, Klement Balili u dorëzua sot pranë autoriteve policore shqiptare, duke përfunduar kështu në pranga pas më shumë se dy vitesh përgjatë së cilave ai i ishte fshehur drejtësisë. Balili konsiderohet si një prej trafikantëve më të mëdhenj të drogës në Ballkan, ndërsa rrjeti i drejtuar prej tij mësohet se vepronte dhe në disa shtete europiane, kryesisht në Greqi.

Zëri i Amerikës ka mësuar se prej gati një viti, policia shqiptare përveç veprimeve operative, kontrolleve në banesa apo mbajtjes nën mbikqyrje të familjarëve kishte nisur bisedimet dhe me familjarët duke nxitur dorëzimin e Balilit pranë autoriteteve. Këto bisedime mësohet se janë drejtuar nga kreu i Policisë shqiptare Ardi Veliu. Eshtë pikërisht zoti Veliu, personi të cilit Balili ju dorëzua sot rreth orës 9.45 minuta në një zonë mes Sarandës dhe Finiqit. Ai ka qenë i shoqëruar nga dy familjarët të tij, personat që kanë bërë dhe ndërmjetësimin për dorëzimin. Ka qenë po Drejtori i Policisë Veliu, ai i cili e ka sjellë Balilin në Tiranë.

Duke njoftuar ngjarjen ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se “policia shqiptare ka finalizuar sot një operacion të gjatë, të ndërlikuar dhe shumë të rëndësishëm, për dorëzimin e Klement Balilit, pas një procesi operativo-gjurmuese, në bashkëpunim me shërbimin sekret shqiptar dhe me partnerët tanë”.

Dorëzimi i tij vjen pikërisht në momentin kur dhe Prokuroria për Krimet e Rënda sapo ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen për gjykim. Ai akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike”, i kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “pjesmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.

Emri i Balilit doli gjatë një hetimi i cili u finalizua në fillim të muajit maj të vitit 2016, me një operacion të ndërmarrë nga autoritetet greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane, ku u sekuestruan mbi 670 kilogram marijuhanë në ishullin Zakintos në Greqinë lindore. Në këtë operacion u përfshi dhe policia shqiptare si dhe autoritetet e disa vendeve të Bashkimit europian, ku dyshohet të ketë shtrirë rrjetin e trafikut organizata, një prej krerëve të së cilës dyshohet të jetë Klement Balili, I përkufizuar nga mediat greke si “Eskobari i Ballkanit”. Një numër i madh anëtarësh dhe drejtuesish të organizatës u arrestuan në Greqi dhe në disa vende të tjera europiane, ndërkohë që Balili vetë mundi të shpëtojë.

Fillimisht ai u shfaq publikisht në Sarandë, duke mohuar akuzat, ndërsa më pas u zhduk pa lënë gjurmë. Mes institucioneve shqiptare pati një ping pong të gjatë të hedhjes së përgjegjësisë, me policinë e cila deklaroi se kishte kërkuar urdhër arresti nga prokuroria, ndërkohë që kjo e fundit, kishte shpjeguar se nuk mund të vepronte përsa kohë nga hetimi nuk kishin dalë prova për veprimtari të paligjshme në Shqipëri, e se për këtë arsye ishin kërkuar materiale nga pala greke. Dosja për Balilin nga Greqia mbërriti në fund të vitit të shkuar, dhe policia organizoi gjatë muajit dhjetor disa operacione për kapjen e tij, të cilat rezultuan të pasuksesshme.

Që në momentet e para, rasti Balili u vesh me dyshime të forta. Mediat greke CNN grek në atë kohë hyri në polemika me ambasadën shqiptare në Athinë pasi botoi një shkrim në të cilin duke iu referuar burimeve të autoriteteve greke, theksonte se oficerë të policisë shqiptare u kishin deklaruar partnerëve greke gjatë një takimi sekret në Shqipëri se “baronin shqiptar” nuk mund ta arrestonin për shkak se ai kishte mbrojtje politike ne Tiranë. Balili ishte drejtor i Drejtorisë rajonale të Transportit në Sarandë, i emëruar në 2014. Njëri nga nipat e Balilit ishte zgjedhur në atë kohë kryetar i Bashkisë së Delvinës, në jug të vendit, nën siglën e LSI-së, ndërsa një vëlla i tij ka qenë gjithashtu koordinar i LSI-së po në Jug të vendit.

Vëllezërit Balili kanë patur aktivitete të shumta tregtare që nga transporti te ato të sigurisë së objekteve, apo peshkimit. Ndërsa në 2015 inauguruan një investim mjaft të shtrenjtë duke kthyer ish Kampin e punëtorëve në Sarandë në një hotel luksoz. Në ceremoninë e organizuar në muajin gusht, morën pjesë dhe zyrtarë të lartë shtetërorë. Vitin e shkuar, ndaj pasurive të tij u vendos sekuestro./Zeri i Amerikes/

Next Post
Sociale/Arsyet pse njerëzit tradhtojnë kur shkojnë mirë

Sociale/Arsyet pse njerëzit tradhtojnë kur shkojnë mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Ibsen Elezi: Berisha po zvogëlon PD, nuk ka më shumë se 25 mijë vota

April 2, 2026
Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

April 2, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Gara për kreun e PD, Salianji: Frika e lidershipit ka baza reale, demokratët të dëshpëruar me Berishën

April 2, 2026
Integrimi, Rama: Shqipërisë sot i buzëqesh fati; yjet janë rreshtuar për ëndrrën shekullore

Integrimi, Rama: Shqipërisë sot i buzëqesh fati; yjet janë rreshtuar për ëndrrën shekullore

April 2, 2026
Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

April 2, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Tensionet gjeopolitike, BSH: Duhet kujdes dhe ruajtje e rezervave për t’u përballur me pasojat

April 2, 2026
“Engjëll Agaçi ka kaluar një sëmundje të rëndë”, Klosi: Marrja e laptopit dhe kontrolli i BKH nuk janë të vërteta

Kritikat e Spiropalit, Klosi: Do kalojë si çështje, është kontributore në PS

April 2, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Dita e sotme me vranësira dhe reshje të shoqëruara me shtrëngata

April 2, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In