Policia e Livornos arrestoi javën e kaluar 3 shtetas shqiptarë nën akuzën e grabitjes së disa vilave luksoze në këtë zonë, por vetëm këtë të martë kanë dalë detajet e operacionit të koduar “Night Off”.
Mediat italiane shkruajnë se policia arriti t’i kapë shqiptarët falë një përgjimi, ku njëri prej tyre deklaronte se do t’i shtinte pronarit të vilës që do të vidhnin pas pak çastesh, nëse ai nuk hapte kasafortën.
3 skifterët shqiptarë janë Blerim Sheshi (1983), Eduart Kaca (1987) dhe Brendon Balla (1995).

Mediat kanë hedhur dritë dhe për mjetet e pëdodura nga shqiptarët… të gjitha të vjedhura! Duke nisur që nga makina e deri tek armët, shqiptarët që vidhnin vila, edhe “mjetet e punës” i kishin të grabitura.
Shqiptarët janë arrestuar në një apartament që kishin marrë me qera në Antignano. Shqiptarët paguanin 1300 euro në muaj për qeranë.
Gjyakata ka vendosur që njëri prej tyre të burgoset, ndërsa dy të tjerët janë nën arrest shtëpiak.
a.ç











