• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET/ 27-vjeçari Dautaj lëvizte me eskortë, si i shpëtoi policisë viktima tjetër Dalipaj

by A R
28/04/2017 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Ervin Dalipaj, i vrarë në Sukth tri ditë më parë, fshihej në Durrës, edhe pse ishte shpallur në kërkim.

Hetimet e Prokurorisë dhe Policisë së Durrësit zbardhin faktin se gjatë gjithë kohës që ishte në kërkim, ish-shefi i Krimeve Ervin Dalipaj ka qëndruar në zonën e Durrësit, shkruan “Panorama”.

dalipajIsh-shefi i Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës u shpall në kërkim në vitin 2016, me akuzën e pjesëmarrjes në rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut, së bashku me tre persona të tjerë.

“Panorama” shkruan se dyshohet se ish-zyrtari i Policisë “është ndihmuar” apo “ka pasur më shumë besim” te strukturat e Policisë në qytetin e Durrësit, ku lëvizte lirisht dhe me armë me vete, edhe pse ishte në kërkim.

“Nga hetimet e kryera dhe dëshmitë e marra pas vrasjes së dy personave, rezulton se Ervin Dalipaj në shumicën e kohës ka qenë në Durrës, ku lëvizte me automjete të ndryshme jo në emër të tij”, tha një burim nga grupi i hetimit.

HETIMET

Prokuroria e Durrësit në bashkëpunim me Policinë ka sekuestruar kamerat e sigurisë së katër bizneseve pranë vendit ku u vranë tri ditë më parë shtetasit Ervin Dalipaj dhe Xhino Dautaj në zonën e Sukthit në Durrës. Po kështu, hetuesit kanë kërkuar të verifikojnë edhe tabulatet telefonike të Ervin Dalipajt, në dy numra që ai ka përdorur, të cilët nuk rezultojnë se kanë qenë në emër të tij, por që ai i kishte në përdorim së fundi.

Verifikime po bëhen edhe për tabulatet e kontaktet e shtetasit Xhino Dautaj, viktima e dytë e atentatit, i cili rezulton të ketë hyrë në Shqipëri nga Italia vetëm pak javë para se të vritej në të njëjtën makinë me ish-zyrtarin e lartë të Policisë. Juxhin Dautaj ka qenë i akuzuar për vrasjen në Vlorë të Fatjon Bamit, ish-kampionit të bilardos.

Për këtë vrasje ai ishte dënuar nga shkalla e parë me 23 vite burg, por Gjykata e Apelit Vlorë e kishte shpallur të pafajshëm. Ky vendim ishte ankimuar nga ana e Prokurorisë, por rekursi i organit të akuzës në Gjykatën e Lartë ishte mospranuar në Dhomën e Këshillimit pak muaj më parë, duke i krijuar mundësinë të akuzuarit që të kthehej në Shqipëri, siç edhe ka bërë pak javë më parë.

XHINO LËVIZTE ME ESKORTË

Dëshmitë e mbledhura nga ana e hetuesve të Prokurorisë dhe Policisë kanë zbardhur faktin se shtetasi Xhino (Juxhin) Dautaj, i cili u vra bashkë me ish-zyrtarin e Policisë lëvizte me eskortë.

Pas kthimit në Shqipëri nga Italia, disa javë më parë, ky shtetas lëvizte shpesh i shoqëruar nga dy makina, që besohet se brenda tyre kishin persona që do t’i dilnin në mbrojtje të riut në rast sulmi, kanë thënë hetuesit.

Sipas tyre, ditën e ngjarjes, kur mbeti i vrarë, i riu nuk ka pasur makina shoqëruese, siç bënte në lëvizjet e tjera në Tiranë dhe në Durrës./a.m.

Next Post
Makina Volvo nisi prodhimin e modelit XC60 2018

Makina Volvo nisi prodhimin e modelit XC60 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In