Kosova është tronditur mbrëmjen e djeshme. Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Brekoc të Gjakovës, teksa Pjetër Ndrecaj ka vrarë vajzën 9-vjeçare dhe ish-bashkëshorten me kallashnikov për arsye ende të panjohura.
Lajmi është konfirmuar nga Kristë Gjokaj, komandant i stacionit të Policisë së Gjakovës. Nga sa bëhet e ditur, ai është arrestuar dhe po mbahet nën masa të arrestit.
Mësohet se Nrecaj ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij dhe në korridorin e shtëpisë, në lagjen Brekoc të Gjakovës, ka shtënë me kallashnikov në drejtim të ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij, duke i lënë kështu të vdekura nënë e bijë.
Motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende, mirëpo ish-bashkëshortja e Nrecajt, po jetonte në Kosovë me fëmijët e saj. Ajo kishte ardhur nga Shqipëria.
a.ç