Biznesmeni Arjan Fesko, i cili ndërroi jetë në një aksident mbrëmjen e djeshme në afërsi të Rrogozhinës, mësohet se vetëm disa muaj më parë, ka humbur edhe të vëllain, Arbër Fesko.
Burimet shprehen se 46-vjeçari Arjan Fresko ishte biznesmen në fushën e transportit dhe të mallrave.
Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme (29 dhjetor) në Rrogozhinë në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit” ku makina me të cilën udhëtonte doli nga rruga.
Ngjarja ndodhi në orën 23:20 dhe dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë e mjetit dhe lagështia në rrugë.
/a.r