• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje / Vajza që vdiq nga aksidenti në Elbasan sapo ishte fejuar

by A R
20/02/2017 08:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për Kamela Hamitin, jeta sapo kishte nisur. 19-vjeçarja kishte vetëm pak kohë që kishte njohur djalin, që ligjërisht ishte bërë dhe bashkëshorti i saj. Por për Kamelën, fati kishte rezervuar një fund të hidhur, raporton “Panorama”.

auto_screenshot-8_1487515693-14384121487516557

Një aksident i rëndë automobilistik i ndodhur mesditën e së dielës në aksin rrugor Cërrik-Gostimë, në afërsi të fshatit Shtërmen, i mori asaj jetën.

19-vjeçarja kishte kaluar fundjavën në shtëpinë e të fejuarit të saj, Sardi Hoxha, me të cilin kishte vetëm pak ditë që kishte bërë zyrtarisht celebrimin në gjendjen civile, më saktësisht të premten e datës 17 shkurt, shkruan “Panorama”.

14716146-184716071979468-3846978889366400450-n_1487515626-56639121487516550

Të dielën pasdite dy të rinjtë e dashuruar, pasi kishin kaluar një natë në shtëpinë e djalit në fshatin Thanë, ishin nisur drejt shtëpisë së vajzës. Rrugës, një automjet tip “Ford” i drejtuar nga N.H., 58 vjeç, u përplas me automjetin “Volkswagen”, që drejtohej nga i fejuari i vajzës.

15356480-210488339402241-523776410012078291-n_1487515625-33017621487516551

Përplasja ishte aq e fortë sa rezultoi fatale për Kamelën, e cila ndërroi jetë gjatë transportit për në spitalin rajonal të Elbasanit. Nga përplasja kokë më kokë e dy automjeteve, përveç 19-vjeçares që humbi jetën, mbetën të plagosur dy drejtuesit, si dhe një person i tretë që ndodhej në makinën tip “Ford”.

15726641-226981847752890-3571471802157918536-n_1487515627-4894531487516549

Mësohet se i fejuari i saj ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas Policisë, në aksident u përfshinë dy mjete, një tip “Volkswagen”, me targë AA 015 MR, drejtuar nga shtetasi Sardi Hoxha, 23 vjeç, dhe një tjetër tip “Ford”, me targë AA 123 BE, drejtuar nga shtetasi N.H., 58 vjeç banues në Cërrik.

Dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri i automjetit tip “Ford”, L.H., 62 vjeç, mbetën të plagosur, kurse Kamela Hamiti, 19 vjeçe, banuese në fshatin Thanë, ndërroi jetë vetëm pak minuta pas aksidentit gjatë transportimit për në spitalin rajonal të Elbasanit.

Nga grupi hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit mësohet paraprakisht se shkak i përplasjes dyshohet se ka qenë shpejtësia me të cilën po lëvizte mjeti tip “Ford”.

Kamela ishte vajza e vetme e familjes Hamiti nga qyteti i Cërrikut dhe kishte rreth tre muaj që ishte fejuar me Sardi Hoxhën. Ata ishin njohur bashkë prej më shumë se një viti dhe para tre muajsh kishin bërë të ditur për familjet përkatëse lidhjen e tyre të dashurisë.

Në fundjavë Sardi kishte shkuar në Cërrik dhe kishte marrë të fejuarën në banesën e tij. Të dielën në drekë ai sërish po e çonte për në Cërrik, por që fatkeqësisht Kamela nuk shkoi më e gjallë, për shkak të aksidentit fatal që i mori jetën në lule të rinisë.

Dyshohet se ajo ishte edhe shtatzënë, pasi sipas fqinjëve të Sardit kjo ka qenë edhe arsyeja pse se vetëm para tri ditësh ata kishin bërë edhe celebrimin./b.d15267711-210488942735514-3416172268699102722-n_1487515627-83141561487516547

Image

Next Post
Leo Messi është golashënuesi më i mirë në Spanjë, lë pas Ronaldon

Leo Messi është golashënuesi më i mirë në Spanjë, lë pas Ronaldon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

March 25, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 25, 2026
Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

March 25, 2026
Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

March 25, 2026
Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

March 25, 2026
Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

March 25, 2026
Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

March 25, 2026
Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Ligji i emigracionit, ekspertja punësimit: Dokumentacioni i ofrohet nga punëdhënësi

March 25, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In