• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJE / U gjet e pajetë te kisha greke, 16-vjeçarja shqiptare dyshohet të ketë kryer vetëvrasje

by A R
15/07/2020 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me tragjedinë e ndodhur në Trikala me një vajzë 16-vjecare shqiptare, që është gjetur sot e vdekur. Sipas burimeve policore, nga hetimet e para dyshohet për vetëvrasje. Sipas oficerëve, që janë në dijeni të hetimeve për rastin e 16-vjeçares në Trikala, skenari më i mundshëm është që vajza të jetë ngjitur në kishë në një lartësi të konsiderueshme dhe më pas të ketë rënë në mënyrë të pavullnetshme.

Në kishën, nga ku dyshohet të ketë rënë edhe vajza aktualisht kryhen punime dhe skela është e ngritur. Vendi ku u gjet trupi (shumë afër skelave) bëri që policia të ketë si dyshim të parë atë të vetëvrasjes, pa përjashtuar veprën penale të vrasjes.Në të njëjtin informacion thuhet se ekzaminimi mjekoligjor tregon përputhshmërinë e dëmtimeve të 16-vjeçares me një rënie nga një lartësi e madhe. Në të njëjtën kohë, hetimi i policisë deri më tani nuk zbulon praninë e një personi të dytë në zonën ku vajza 16-vjeçare u gjet e vdekur. Sidoqoftë, hetimet e deritanishme po lëvizin në mjedisin familjar të të miturës. Vajza u gjet e vdekur këtë mëngjes nga punëtorët e pastrimit të komunës së Trikalës në zonën e kodrës së Profit Ilias .

16-vjeçarja ishte larguar nga shtëpia e saj për shëtitje të martën në mbrëmje dhe nuk u kthye më. Ndërsa u gjet e vdekur në pyllin pranë kishës dhe sipas informacioneve, ajo ka, lëndime në fytyrë dhe në pjesë të ndryshme të trupit të saj. Familja ka qenë duke kërkuar për vajzën që nga dita e djeshme. Motra e saj binjake madje bëri edhe një denoncim në polici, duke deklaruar se për shumë orë nuk mundet dot të komunikojë me motrën.

Shqiptarja 16-vjeçare jetonte me familjen e saj në qendër të Trikalës. Sipas informacioneve, ajo ka një motër binjake dhe dy vëllezër të moshës 27 dhe 30 vjeç. Babai i saj ka qenë këto ditë në Shqipëri për shkak të detyrimeve të punës. Prindërit dhe ata të mjedisit miqësor dhe familjar janë thirrur në Shtabin e Policisë në Trikala për të dhënë dëshminë e tyre. Policia vazhdon ta mbajë të bllokuar ende zonën ku ka ndodhur ngjarja me qëllim mbledhjen e të dhënave, dhe të elementëve që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes.

/a.r

Next Post
Shefja e Inspektoriatit Shëndetësor me Covid? Vjollca Braho shtrohet në spital

Shefja e Inspektoriatit Shëndetësor me Covid? Vjollca Braho shtrohet në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In