• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje tronditëse nga abuzimi me 8-vjeçaren/ “Më futi në dhomë dhe…”! Flet vajza e abuzuar seksualisht në Kuçovë

by Ardit Rada
09/12/2020 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngjarja e rëndë e abuzimit seksual me një 10-vjeçare në qytetin e Kuçovës, ngjarje që tronditi sot mbarë opinionin publik, e ka zanafillën 2 vite më parë. Në vitin 2018, kur vajza ishte në klasën e tretë dhe vetëm 8 vjeçe, filloi edhe kalvari i gjatë i abuzimit me të. Vetë vajza, duke treguar ngjarjen rrëfen se një ditë kur ishte kthyer nga shkolla e gjen 57-vjeçarin Ajet Dume të dehur, i cili e merr në dhomën e tij dhe abuzon seksualisht me të.

Pas kësaj, i moshuari i kishte thënë se kjo ishte një gjë normale që kryenin të rriturit me fëmijët. Vajza pohon se fillimisht ajo nuk dinte se çfarë ishte veprimi që kishte kryer 57-vjeçari me të, por kur e kishte kuptuar i kishte thënë të mos e prekte më, pasi në të kundërt do t’u tregonte prindërve.

Në këto momente, 57-vjeçari, rrëfen vajza, e ka kërcënuar më sëpatë, duke i thënë se po të tregonte, do të vriste jo vetëm vajzën, por edhe familjen e saj, ndërkohë që abuzimi seksual ka vijuar për 2 vite rresht.

Nëna e vajzës tregon se vajza vetëm sot i ka treguar se çfarë kishte ndodhur me të për 2 vite me radhë. Pas këtij rrëfimi, nëna tregon se u tmerrua dhe ka shkuar menjëherë bashkë me vajzën në polici për të denoncuar abuzuesin.

“Unë nuk kam qenë asnjëherë në dijeni për abuzimin. Gjithçka ka ndodhur kur ne ishim në punë dhe kur vajza kthehej nga shkolla. Ajeti vinte çdo ditë i dehur në shtëpi, por unë se mendoja të arrinte deri këtu. Nuk kam kuptuar asgjë nga sjellja e vajzës, pasi ajo ka qenë gjithmonë një fëmijë i ndrojtur. U tmerrova kur mësova sot gjithçka dhe doja ta vrisja me duart e mia, por më pas shkova dhe e denoncova në polici. Vajza u mor në pyetje dhe tregoi gjithçka, por gjendja e saj është e rënduar dhe ka nevojë për mbështetje psikologjike. I bëj apel shtetit të bëjë drejtësi dhe kërkoj mbrojtje bashkë me familjen time”, shprehet nëna e vajzës.

Komshinjtë e dy familjeve, pasi kanë mësuar për ngjarjen vetëm nëpërmjet mediave, kanë dashur të mos japin opinione në lidhje me 57-vjeçarin Ajet Dume, duke u shprehur se e njihnin shumë pak atë dhe familjen Duraj, edhe pse jetojnë prej vitesh në të njëjtën rrugicë.

57-vjecari Ajet Dume, tashmë i arrestuar nga policia për ngjarjen e rëndë, jetonte i vetëm në banesë. 11 vjet më parë ai ishte njohur me babain e vajzës, që asokohe nuk kishte lindur ende, dhe pasi ky i fundit i kishte treguar se jetonte me gruan jashtë, ai u kishte dhënë me qira dy prej dhomave të shtëpisë së tij.

Ajet Dume dhe çifti Duraj jetonin prej 11-vjetësh në të njëjtën shtëpi me abuzuesin, i cili kishte mbajtur për vete një dhomë, ku edhe ka ndodhur ngjarja. Asokohe, kur çifti Duraj u shpërngul në banesën e Ajetit, nuk kishte asnjë fëmijë dhe 3 vite më vonë lindi edhe vajza e abuzuar, e vite më pas vajza e vogël 5 vjeçe.

Next Post
Astrit Patozi: Të ndahemi nga regjimi që nxit dhunën e të fortit mbi të dobëtin

Astrit Patozi: Të ndahemi nga regjimi që nxit dhunën e të fortit mbi të dobëtin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

March 15, 2026
Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

March 15, 2026
Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

March 15, 2026
Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

March 15, 2026
Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

March 15, 2026
VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

March 15, 2026
Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

March 15, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rritja e çmimeve të naftës, Rama: Po ndodh në të gjithë botën, por nuk do të rrimë duarkryq

March 15, 2026
Kushtet ekstreme të motit në Ukrainë, Trump: Putini ra dakord për një armëpushim njëjavor

Pse Trump po kërkon ndihmë edhe nga Pekini: Sinjalet kontradiktore të udhëheqësit amerikan

March 15, 2026
E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In