Të tjera detaje tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Greqi, një 12-vjeçare u përdhunua dhe shfrytëzua seksualisht për muaj me radhë nga 53-vjeçari Ilia Michos.
Nga hetimet policia ka mësuar se Michos e çonte të miturën në një godinë dykatëshe në qendër të Athinës, ku besohej se kryheshin takimet me pedofilët. Sipas të dhënave të mbledhura nga Departamenti i Mbrojtjes së të Miturve të Sigurimit të Atikës bëhet me dije se e mitura është dërguar 5 herë në këtë qendër.
Në çdo vizitë, fëmija përdhunohej nga pesë klientë dhe paratë i jepeshin Mihos. Ishin rreth 20-25 pedofilë specifik të cilët operonin në atë zonë dhe identifikimi i bordellos dykatëshe në qendër të qytetit, do të hapë një dritare të re të madhe në hetime.
/e.d