• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje të tjera nga plagosja në Tiranë, objektivi vrapoi pasi pa revolen drejt tij

by Java News
29/10/2016 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen të tjera detaje nga atentati i djeshëm ndaj mikut të Elton Çiçës. Rreth orës 12:15, Andi Mustafaraj ka parkuar makinën e tij tip “Volkswagen” para lokalit që ndodhet në rrugën “Nikolla Jorgo”, pas ish­Ekspozitës, dhe është ulur për të pirë kafe aty.

Nuk dihet nëse ka qenë duke pritur njeri, apo do të qëndronte i vetëm. Sapo kamerieri i ka sjellë porosinë, një kafe dhe një ujë, një makinë ka ndaluar pak sekonda para lokalit, përballë tavolinës ku ai ishte i ulur. Sipas dëshmitarëve, në atë moment Mustafaraj është ngritur nga tavolina, siç duket për t’u larguar pasi ka parë pistoletën që i ishte drejtuar. Por në momentin që është ngritur në këmbë, atentatori që ndodhej në sediljen e parë të mjetit, ka qëlluar tri herë në drejtim të tij.

Burimet thanë se plumbat e kanë goditur në bark. Ndërsa atentatorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, duke u përqendruar te miqësia e tij me Elton Çiçën, i vrarë më 1 maj të këtij viti. Por po hetohet edhe përfshirja e tij në çështje droge, për të cilat është hetuar disa herë nga Policia, edhe pse nuk ka pasur asnjë procedim për këtë veprimtari.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE:
Më datë 28.10.2016, rreth orës 12:33, në Sallën Operative te numri 112, fillimisht është marrë njoftim për një aksident me pasojë në rrugën “Nikolla Jorgo”. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e qarkullimit rrugor për të kryer veprimet e para hetimore por kanë konstatuar se te lokal “Merlin Monroe”, në verandën e lokalit dyshohej të ishte plagosur me armë zjarri një shtetas i identifikuar pak minuta me vonë si shtetasi A.M 29 vjeç banues në Tiranë.

Shtetasi i dëmtuar ishte dërguar për mjekim te menjëhershëm në spitalin e Traumës Tiranë. Nga informacionet e marra në rrugë operative dyshohet se shtetasi A.M, të ketë lidhje me shtetasin E. Ç vrarë më datë 01 Maj 2016, person me preçedent kriminal. Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes janë konstatuar tre gëzhoja dhe dy predha, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave te ngjarjes me qellim identifikimin dhe kapjen e autorit /autoreve.
Panorama/d.i.

Next Post
Vildane Zeneli përshëndet me një nudo në shtrat (FOTO)

Vildane Zeneli përshëndet me një nudo në shtrat (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Komentuesit u tallën me martesën e tij të tretë, Blero s’e kursen përgjigjen! (FOTO)

Komentuesit u tallën me martesën e tij të tretë, Blero s’e kursen përgjigjen! (FOTO)

January 16, 2026
Zhvillohet sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, risia e këtij viti

Ndryshime në Maturën Shtetërore, zv.ministrja: Nxënësit që ngelin në 3 lëndë, përsërisin vitin shkollor

January 16, 2026
Keni aplikuar për vizë jo-emigruese në SHBA? Ambasada ka një njoftim me rëndësi

“Nga bashkimet familjare te…”, ekspertja sqaron cilat viza preken nga pezullimi i DASH-it për shqiptarët dhe cilat jo

January 16, 2026
VIDEO / Masakra e Reçakut, prezantuesja në Kosovë shpërthen në lot teksa jep lajmet

VIDEO / Masakra e Reçakut, prezantuesja në Kosovë shpërthen në lot teksa jep lajmet

January 16, 2026
BE në krah të Kopenhagenit për mbrojtjen e Groenlandës. Von der Leyen: Strategji e re sigurie evropiane

BE në krah të Kopenhagenit për mbrojtjen e Groenlandës. Von der Leyen: Strategji e re sigurie evropiane

January 16, 2026
Begaj nderon Ismail Qemalin: Aspirata e etërve themelues, e vetmja strategji kombëtare

Begaj nderon Ismail Qemalin: Aspirata e etërve themelues, e vetmja strategji kombëtare

January 16, 2026
Analiza/ Çfarë do ta rrëzonte regjimin në Iran?

Analiza/ Çfarë do ta rrëzonte regjimin në Iran?

January 16, 2026
Kthesë në marrëdhëniet Kinë-Kanada, kryeministri Carney takohet sot me Xi Jinping

Kthesë në marrëdhëniet Kinë-Kanada, kryeministri Carney takohet sot me Xi Jinping

January 16, 2026
SHBA-të mund ta blejnë Groenlandën? S’është çudi. Tradita amerikane në blerjen e territoreve

SHBA-të mund ta blejnë Groenlandën? S’është çudi. Tradita amerikane në blerjen e territoreve

January 16, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Vendimi i Trump për vizat, Zogaj: Duket sikur hanë qyl, por shqiptarët drobiten me 3 punë në Amerikë

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In