Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku një 62-vjeçar u gjet i vdekur.
Sipas policisë, viktima është identifikuar si shtetasi italian me iniciale G.F, ndërsa shkak i vdekjes është një aksident.
Bëhet me dije aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Kotë-Gjormë, ku 62-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Në trup ai kishte plagë të rënda, të cilat i kanë shkaktuar dhe vdekjen./m.j