Policia britanike thotë se është duke identifkuar autorin e sulmit me 5 të vrarë në Uestminister.
Sipas mediave ndërkombëtare, Khalid Masood në fakt e ka ndryshuar emrin e tij. Dyshohet se Masood emrin e lindjes e ka Adrian Russell Ajao ndërsa mendohet se ai është konvertuar në mysliman.
Ndërkohë, nga sulmi mbetën të plagosur 50 persona ndërsa për familjen e policit të vrarë janë mbledhur 500 mijë sterlina donacione në 24 orë.
Pak orë pas sulmit ISIS mori përsipër autorësinë. Në listën e viktimave është edhe vetë terroristi i cili u qëllua për vdekje nga autoritetet. /b.d