• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje të reja nga operacioni “Fingerprint”, edhe një grua mes të arrestuarve

by A R
25/09/2025 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja nga operacioni i koduar “Fingerprint”, i zhvilluar nga autoritetet shqiptare dhe ato italiane.

Operacioni çoi në shkatërrimin e tre bandave kriminale që vepronin në Itali, Holandë dhe Zvicër.

Hetimet e kryera nga autoritetet italiane përfshinë 32 persona të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike. Si rezultat, 12 prej tyre u arrestuan, mes tyre edhe një shtetas shqiptar, shkruan A2.

Gjatë goditjes u sekuestruan 2 kilogramë kokainë dhe 22 kilogramë kanabis.

Një nga nën-grupet e organizatës kriminale përbëhej nga shtetas shqiptarë, të cilët furnizonin me shumicë kokainë nga Holanda drejt Italisë. Në këtë grup vepronte edhe një grua shqiptare, e cila përfundoi në pranga.

Një tjetër grup trafikonte më pas kokainë nga Firence drejt Zvicrës. Dërgesat realizoheshin përmes makinave të pajisura me vende të posaçme për fshehjen e drogës.

Hetimi u përforcua nga një foto e siguruar nga karabinierët, ku dukej qartë një dorë që mbante kokainë, duke bërë të mundur identifikimin e personit dhe zbërthimin e strukturës së organizatës.

Në këtë operacion mori pjesë edhe policia shqiptare. Një ditë më parë, në Fier u arrestua 41-vjeçari Edi Hoxha, i njohur edhe si Edison Hoxha, i dyshuar si koordinator i veprimtarisë kriminale të organizatës. Ai akuzohet se gjatë viteve 2020–2021 ka udhëhequr trafikimin e kokainës dhe kanabisit nga Shqipëria drejt Italisë dhe Zvicrës.

Grupi kriminal po hetohet për veprimtarinë e tij në Shqipëri, Itali dhe Zvicër gjatë periudhës 2020–2021. Aktualisht, 20 persona të tjerë mbeten në kërkim.

Next Post
U propozua nga Këshilli Bashkiak, Qeveria firmos shkarkimin e Erion Veliajt

U propozua nga Këshilli Bashkiak, Qeveria firmos shkarkimin e Erion Veliajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama nga njësia 7 në Tiranë: Shqetësimi i njerëzve çmimi i naftës, nëse heqim taksën e qarkullimit, 4-fishohet!

Rama nga njësia 7 në Tiranë: Shqetësimi i njerëzve çmimi i naftës, nëse heqim taksën e qarkullimit, 4-fishohet!

March 31, 2026
“Do mbjellim atë që do korrim në zgjedhje”, Rama: Jemi fitues në vendoret e ardhshme, ja arsyeja

“Do mbjellim atë që do korrim në zgjedhje”, Rama: Jemi fitues në vendoret e ardhshme, ja arsyeja

March 31, 2026
Asambleja e PS në njësinë nr. 7 në Tiranë, i pranishëm edhe Rama! Manastirliu njofton drejtuesit e 3 blloqeve

Asambleja e PS në njësinë nr. 7 në Tiranë, i pranishëm edhe Rama! Manastirliu njofton drejtuesit e 3 blloqeve

March 31, 2026
Trump: Franca nuk na ndihmoi aspak kundër ‘kasapit’ të Iranit, ne nuk do ta harrojmë këtë

Trump: Franca nuk na ndihmoi aspak kundër ‘kasapit’ të Iranit, ne nuk do ta harrojmë këtë

March 31, 2026
Festë në të dy anët e kufirit! Me flamuj kuqezi e të UÇK-së, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës

Festë në të dy anët e kufirit! Me flamuj kuqezi e të UÇK-së, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës

March 31, 2026
SPAK kërkon rikthimin në burg të Jorgo Goros: I kanë mbetur edhe 6 muaj e 10 ditë! Mbrojtja kundërshton

SPAK kërkon rikthimin në burg të Jorgo Goros: I kanë mbetur edhe 6 muaj e 10 ditë! Mbrojtja kundërshton

March 31, 2026
Tkurrja e euros/ Ndërhyrjet e BSH në blerje valute, pa efekt

Tkurrja e euros/ Ndërhyrjet e BSH në blerje valute, pa efekt

March 31, 2026
“Do të hapet, në një mënyrë ose në një tjetër”, paralajmërimi i fortë i Rubios: SHBA nuk do të tolerojë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

“Do të hapet, në një mënyrë ose në një tjetër”, paralajmërimi i fortë i Rubios: SHBA nuk do të tolerojë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

March 31, 2026
Mediat turke ankohen për fishekzjarrët para hotelit të Turqisë

Mediat turke ankohen për fishekzjarrët para hotelit të Turqisë

March 31, 2026
“Pas datës 20 s’ka analiza në QSUT!”, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë

“Pas datës 20 s’ka analiza në QSUT!”, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In