• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Detaje të reja nga dosja në SPAK/ Vëllai i dëputetit të LSI, 13 makina me paratë publike për ‘qejf’

by A R
12/02/2021 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përpos përdorimit të makinave shtetërore për familjarët e tij, zbulohen detaje të reja mbi veprimtarinë abuzive të ish-drejtorit të Patentave, Ylli Spahiu, vëllai i deputetit të LSI, Përparim Spahiu, gjatë ushtrimit të detyrës së tij zyrtare për periudhën 2013 – 2017, si përfaqësues i LSI-së. Në dosjen që ka përfunduar në duart e SPAK përfshihen edhe shkeljet e konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, për blerjen e 13 automjeteve përmes një procedure të firmosur dhe iniciuar nga ish–drejtori i Patentave. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se DPSHRR i ka blerë makinat në mënyrë të panevojshme dhe pa asnjë bazë, duke ngritur dyshime se Spahiu ka sajuar tendera, duke shpërdoruar fondet publike.

Konkretisht, për blerjen e automjeteve për vitet 2014 dhe 2016, Spahiu nuk ka pasur në dispozicion kërkesat për nevojat e mjeteve, e cila është baza për fillimin e një procedure prokurimi. Ai ka vepruar në kundërshtim me urdhrin e Ministrit të Financave nr. 33, datë 11.07.2013 “Për gjurmët standarde të auditimit për prokurimin me vlerë të vogël dhe të lartë”. Më tej, janë konstatuar gjithashtu problematika në lidhje me dorëzimin e automjeteve, pamundësinë e operatorit ekonomik për të ofruar automjetet si dhe shtyrje e paargumentuar ligjërisht për lëvrimin e mallit.

Një tjetër shkelje e gjetur nga institucioni më i lartë auditues, i përket prokurimit të zhvilluar më 4 korrik 2014 ku në faqen e internetit të Agjencisë së Prokurimit Publik është hedhur procedura e prokurimit “Procedurë e hapur” me objekt: “Blerje uniforma për kontrollorët rrugorë”, me fond limit 9.034.110 lekë (pa TVSH). Kësaj here, ish-drejtori i Patentave ka lejuar që fitues i procedurës për blerjen e uniformave të jetë një kompani me objekt veprimtarie “Servis Makinash”. Ndërkohë, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, kërkohet që veprimtaria e operatorit ekonomik duhet të përputhet me objektin e procedurës së prokurimit.

Dosja voluminoze që sot gjendet në duart e prokurorëve të SPAK-ut, bazohet në gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku flitet jo vetëm për abuzime me tendera, por edhe vendosje në dispozicion të automjeteve shtetërore në shërbim të familjarëve të tij. Pak ditë më parë, u bë publike edhe se si ish drejtori i patentave, ka firmosur dy prokura në gjuhën shqipe dhe angleze, në mënyrë që automjetet e institucionit publik të përdoreshin nga vëllai i tij, deputet i LSI, Përparim Spahiu, për të udhëtuar jashtë vendit.

Dy prokurat komprometojnë rëndë jo vetëm ish-drejtorin e Patentave Ylli Spahiun, por edhe vëllain e tij, Përparim Spahiun, në atë kohë deputet, të cilit Kushtetuta dhe ligjet ia ndalojnë në mënyrë kategorike të përfitojë nga pasuria publike, në çdo lloji forme. Megjithatë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka besuar Spahiu drejtimin e fushatës në Tiranë për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Deri më sot nuk kemi asnjë reagim publik nga Përparim Spahiu për përdorimin e makinave të DPSHRR për udhëtime jashtë vendit, përmes vëllait të tij drejtor, ndërsa vijon të kërkojë vota nëpër Tiranë.

shqiptarja.com

/a.r

Next Post
Projekti në programin e ri për mandatin e tretë, PS do kërkojë vetting në politikë

Projekti në programin e ri për mandatin e tretë, PS do kërkojë vetting në politikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In