• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E rëndë/ Burri në kurbet, nusja akuzon vjehrrin: Kam një javë pa kryer marrëdhënie seksuale, të dua ty!

by Java News
01/02/2022 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një histori tronditëse rrëfeu pasditen e kësaj të marte në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Repor TV, 31-vjeçarja Pranvera Alliu nga Pogradeci. Nëna e tre fëmijëve të mitur denoncoi skandalin në familjen Alliu, ndërsa lëshoi akuza të rënda ndaj vjehrrit Selim Alliu, të cilin e akuzon për ngacmim seksual. Për këtë arsye, Pranvera është larguar nga shtëpia që prej datës 20 tetor të një viti më parë duke lënë tek prindërit e bashkëshortit tre fëmijët më i madhi 10 dhe më i vogli 6 vjec. E gjitha kjo ka ndodhur në një kohë kur bashkëshorti i saj është në emigrim. E frikësuar dhe e tronditur gruaja kërkon ndihmën e programit, pasi nuk kthehet dot në banesë për të marr të miturit me të cilët ka humbur kontaktet. Ndërsa bën publike për herë të parë këtë ngjarje të rëndë, ajo shkon edhe më tej kur thotë se 65-vjeçari i kërkuar marrëdhënie seksuale kundrejt parave.

Vjehrri ka tentuar tre herë të abuzojë me mua. Më 16 tetor vjehrri më ka ngacmuar seksualisht. Atë ditë po bëhej gati për të shkuar në llixha dhe më kërkoi të bëja pazar. Kur dola nga shtëpia vjehrri ishte në godinën e shtëpisë së re që po ndërtohet dhe më thirri nga larg. U afrova dhe i shkova afër. Në atë moment aty nuk kishte njeri. Hyra në atë banesë dhe e besova. Kur u futa brenda ai më tha se kishte një javë pa kryer marrëdhënie seksuale. Si i bëhet më tha ? E kam gruan sëmurë. Unë u trondita dhe i thashë: Babi je në terezi ?. Për mua ka qenë një dramë. Ai kishte shtruar xhupat e fëmijëve dhe më tha se kishte bërë vendin gati. I thashë: Nëse je me të meta mendore më thuaj. Më kapi prej mesi me zor, më shtrëngoi fort dhe më puthi në buzë e gjoks. Më ra bota sipër. I shpëtova nga duart dhe ika me vrap duke mos e kthyer më kokën pas. Të nesërmen ai iku dy javë në llixha dhe u largua nga shtëpia. Sytë e mi nuk u thanë nga lotët.

Më vinte turp të denoncoja. Kur erdhi nga llixhat vjehrri më tha: Do të jap sa lekë të duash, por me kusht që unë të bëhesha pronë e tij. Më tha nëse doja të blija veshje të brendshme. Bashkëshorti ndodhej në Himarë dhe nuk fliste fare me mua. Ai në atë shtëpi dyshonte se e tradhëtoja, më akuzonte se unë pija drogë, kur unë jam nënë e tre fëmijë dhe kam sakrifikuar për ta. Unë u largova nga ajo shtëpi më 20 tetor, por kam lënë tre fëmijët e mitur atje. Dhe kjo është arsyeja pse unë jam këtu. Dua që fëmijët ti kem në krahun tim. Dua të bashkohem me ata, për 11 vite i kam rritur me vështirësi.

Kjo histori tronditëse e ka zanafillën që kur Pranvera u bë nuse e asaj familje, në fshatin Qukës të Librazhdit. Ajo thotë se burrat e shtëpisë kanë ushtruar dhunë ndaj saj edhe në sy të fëmijëve. Në 11 vite martesë bashkëshortin ka pranë vetëm dy herë në vit, pasi ka emigruar ndërsa sot punon në një hotel në Himarë.

Vjehrri më ka hyrë në dhomë dhe më është turrur me karrige në sy të fëmijëve. Kur ai ka ikur fëmijët të traumatizuar më kanë përqafuar dhe kanë qarë bashkë me mua. Burri sa më shumë kohë kalonte aq më shumë distancohej. Dy herë në vit vinte në shtëpi. Unë nuk i kam dhënë fund kësaj martese se kam menduar se do ta kemi krah një ditë. Që kur burri filloi punë në Himarë u transformua plotësisht. Ai nuk donte t’ia dinte, as për fëmijët nuk pyeste. Bashkëshortit i kam shkruar në internet dhe i kam sqaruar situatën.

Në një lidhje telefonike i kontaktuar nga stafi i emisionit ’Pa Gjurmë’ vjehrri i Pranverës, Selim Alliu hedh poshtë pretendimet e ngritura nga 31-vjeçarja duke e akuzuar për imoralitet nusen e tij.

Vjehrri: Asnjëherë në botë nuk ka ndodhur. Unë nuk e kam prekur fare me dorë. Ajo ka marr rrugët vetë, është larguar pa arsye. E ka lënë djalin tim dhe i harxhonte lekët me burrat e tjerë. Këtë punë e ka bërë 11 vite me radhë. Asnjëherë nuk ka ndodhur ajo gjë. Të shkoj ku të dojë ajo, ka tre muaj që i ka lënë fëmijët këtu.

Nusja: Unë që jam larguar prej  teje e kam bërë.. Të keshë turp që flet kështu. Odeta të lutem mbyllja telefonin, nuk dua t’ja dëgjoj zërin.

Vjehrri: I le dhe ike me tjetër. Fëmijët nuk e duan nënën e tyre. Unë jam 65 vjeç dhe nuk është e vërtetë kjo histori.

Kjo histori ishte e vështirë të mbyllej nga ana e moderatores Odeta Dume, pasi përplasja live mes nuses dhe vjehrrit solli nga ana tjetër e receptorit edhe zërin e fëmijvë të cilët ofendonin nënën e tyre./m.j

Next Post
Minxhozi: Djegia e mandateve nga opozita e rëndoi situatën; Tërmeti ka ribërë gjithë fabulën politike

Berisha-Meta, një 'dasëm' e vonuar 30 vjeçare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In