Nga dita në ditë dalin në dritë fakte të reja për masakrën në Tiranë. Të dy atenatorët, Besnik Sulku dhe Saltavore Leticia qëlluan ndaj Mentor Lufit, që mbeti i vrarë në përplasjen me armë të 27 majit në Bulevardin Zogu i Parë.
Të dhënat e para të balistikës tregojnë se trupi i Lufit është prekur nga plumbat e dalë nga pistoletat që kishin dy personat që i zunë pritë.
39-vjeçari nga Bulqiza rezulton të ketë qenë edhe shenjestra e vetme e atentatit dhe se shoferi i tij, Gerti Goxhaj, është kapur aksidentalisht nga plumbat që kanë qëlluar më parë Lufin.
Të dhënat janë rezultat i hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila, bazuar në provat dhe dëshmitë e tre personave të ndaluar për përplasjen që la tre viktima, ka rindërtuar ngjarjen.
Atentatorët kanë pritur që Lufi dhe Goxhaj të hipin në makinë dhe më pas kanë qëlluar nga krahu i pasagjerit, ku ishte ulur shenjestra e tyre.
Pas kësaj Salvatore Letizia është përplasur nga me makinë nga nipat e Lufit, Markeljan dhe Klevis Doçi, ndërsa Besnik Sulku është larguar me vrap në drejtim të maternitetit, “Mbreteresha Geraldinë”, ku është ndjekur dhe qëlluar nga Markeljan Doçi.
Prokurorët thonë se gjatë largimit Besnik Sulkut i ka rënë pistoleta nga dora. Kjo shpjegon dhe arsyen pse ai nuk ka qëlluar në drejtim të Markeljanit.









